Lart

Çfarë është borsiti?

Borsiti është një inflamacion akut ose kronik i borsave seroze (qeska të vogla që përmbajnë likid sinovial në brendësi). Roli i tyre është të mbrojnë pjesët me të cilat janë të lidhura, duke zbutur goditjet dhe shpërndarë ngarkesën që ushtrohet në secilin nga artikulacionet.

Ekzistojnë borsa muskulare, borsa tendinoze dhe borsa të nënlëkurës. Të parat janë të vendosura midis dy muskujve, të dytat midis dy tendineve dhe të tretat mes lekurës dhe kockës e cila nuk është e mbuluar nga muskuli. Dy tipet kryesore të borsiteve janë: borsitet inflamatore dhe ato hemorragjike. Të parat janë më të shpeshtat dhe ndahen në borsite nga mbingarkesa funksionale, borsitet septike, borsitet kimike.

Janë patologji tipike për ata që praktikojnë shumë sport ose kryejnë lëvizje të përsëritura. Të quajtura edhe borsite nga fërkimi prekin kryesisht artikulacionin e kofshës, gjurit, vitheve, shpatullave, brrylave dhe tendinin e Akilit. Mospërgatitja fizike dhe lëvizje të caktuara të përsëritura (vrapi dhe përthyerja e artikulacioneve) janë shkaku kryesor i kësaj patologjie, që shfaqet me fryrjen, enjtjen dhe dhembjen akute të zonës artikulare të prekur.

Pushimi është thelbësor për trajtimin e sëmundjes, e shoqëruar me medikamentet përkatëse.

Pjesa e inflamuar mund të fashohet dhe sipër saj të aplikohen vazhdimisht borsa me akull, të cilat ndikojnë në ç’ënjtjen e artikulacionit. Në rast se inflamacioni krijon rezistencë ndaj mjekimit me medikamente përdoren edhe teknika të tjera trajtimi me ultratinguj, lazer-terapia ose masazhe specifike që përshpejtojnë shërimin. Nëse merren këto masa sëmundja zhduket në 2-3 javë, në të kundërt nëse dhembja persiston ose riakutizohet dhe nuk ndërhyet, me kalimin e kohës mundet të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com