fbpx
Lart

Infeksionet Fungale të Thonjëve

Infeksionet e thonjëve shkaktohen nga këpurdhat. Ky infeksion mund të ndodhë në thonjtë e gishtave të duarve dhe këmbëve. Infeksioni fungal ndryshe quhet onikomikozë.

infeksionet fungale të thonjëve

 

Simptomat e infeksionit fungal të thonjëve

Simptomat i prekin thonjtë. Kjo përfshin thonjtë që janë:

  • Të çngjyrosur (zakonisht të bardhë ose të verdhë)
  • Të brishtë
  • Të dhëmbëzuar, apo me maje të vrazhda
  • Të trashë
  • Të ndarë nga shtrati i thonit
  • Të rritur lart apo edhe poshtë, ose që janë të deformuar.

Infeksioni mund të shkaktojë dhimbje nëse është i rëndë. Disa njerëz me infeksion fungal e kanë “këmbën e atletit”. Ky infeksion është përafërsisht i njëjtë dhe prek lëkurën rreth gishtave.

 

Çka e shkakton infeksionin fungal të thonjëve?

Ky infeksion zakonisht shkaktohet nga ekspozimi tek kërpudhat. Kërpudhat rriten në vende të lagështa dhe të errëta. Ato zhvillohen kur i keni këmbët e ngrohta, në rroba të drejsitura (qorape, këpucë pune). Futet në thonjë përmes ndonjë plasaritje në thua.

Këpurdhat në thonjë mund të shfaqen në çfarëdo moshe. Mirëpo janë më të shpeshta tek personat më të vjetër se 60 vjetë.

 

Si diagnostifikohet infeksioni fungal i thonjëve?

Mjeku yt do t’i shikojë thonjtë dhe t’i bënë disa pyetje. Ai ose ajo do të marrë një pjesë të thonit si mostër, të cilën do ta dërgojë në laborator për të parë nëse ke infeksion.

 

A mund të parandalohet apo të evitohet infeksioni fungal i thonjëve?

Evitoni situatat që i’u ekspozojnë tek këpurdhat. Kjo përfshin të ecurit këmbë zbathur në zhveshtore dhe nëse i ke duartë e lagura shpesh. Kjo mund të jetë problem për personat që punojnë në restaurante apo në pastrim të shtëpive. Familjarët mund të infektohen në të njëjtën kohë. Kjo ndodh kur sistemi imunitar i tyre nuk mund ta luftojë infeksionin. Ose infeksioni mund të shpërndahet nëse përdoret peshqiri i njëjtë nga disa persona.

Infeksionet Fungale të Thonjëve

Trajtimi i infeksionit fungal të thonjëve

Medikamentet e përshkruara mund ta trajtojnë infeksionin fungal të thonjëve. Ilaçi anti-fungal që merret oralisht ndihmon në rritjen e thonit të ri, i cili do ta zëvendësojë thonin e infektuar. Sipas të gjitha gjasave do të duhet që të marrësh ilaç anti-fungal për 6 deri në 12 javë.

Disa ilaçe orale nuk janë të sigurta për personat që kanë probleme me mëlqi, dhe që kanë histori të infarktit të zemrës. Njoftojeni mjekun nëse ke njërën nga këto gjendje. Ai më pas do të vendos se cili ilaç është më i përshtatshëm për ty.

Aplikoni kremëra të ndryshëm në majë të thonit. Këto kremëra zakonisht nuk e shërojnë tërësisht infeksionin fungal të thonjëve.

Në raste të rënda mjeku mund ta largojë thonin e infektuar tërësisht. Që të largohet tërësisht infeksioni duhet t’i japim kohë disa muaj deri në një vit.

 

Të jetosh me infeksion fungal të thonjëve

Nëse ke infeksion të lehtë, këto gjëra mund të ndihmojnë:

  • Mbaji thonjtë e shkurtër dhe shkurto pjesët e trasha.
  • Mos e përdor prerësen e njëjtë në thonjët e shëndetshëm dhe ata të infektuar. Nëse bëni manikyr profesional merr me vete prerësen tënde personale.
  • Vesh doreza të papërshkueshme nga uji (kur je duke larë enët apo dyshemenë). Ndërsa vesh dorëza 100% pambuk për punë të tjera.
  • Vesh çorape me material që e tërheqin lagështinë nga lëkura. Ndërro çorapet kur janë të lagura nga djerësa apo diçka tjetër. Vendos çorape të pastërta çdo ditë. Vendos pluhur anti-fungal brenda çorapeve që t’i mbash të thata.
  • Vesh këpucë me mbështetje të mirë dhe të gjera. Mos vesh këpucë me majë që t’i shtypin gishtat me njëri-tjetrin.
  • Evito ecjen këmbëzbathur në vende publike, si në zhveshtore.

Pyetje që duhet t’i bësh mjekut

  • A janë trajtimet zakonisht efektive?
  • A kanë trajtimet efekte anësore?
  • Nëse trajtimi funksionon, a do të rritet thoni përsëri normalisht?
  • Nëse kam pasur infeksion fungal në thonjë, a ka mundësi që të kem përsëri?
  • Çfarë lloj këpucësh duhet të vesh?

 

Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]