fbpx
Lart

Puçrrat nga Nxehtësia: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Puçrrat nga nxehtësia (vaporet) janë irritim i lëkurës, që jep ndjenjën e djegies dhe shpimit dhe që shakton skuqjen e lëkurës. Njihet gjithashtu edhe si miliaria apo puçërrosje. Nëse ju formohen puçrrat nga nxehtësia, mund të ndjeni kruajtje në lëkurë. Mund të formohen gunga të vogla dhe ju mund të ndjeni dhimbje, që jep ndjesinë e “shpimit me gjemba”.

Puçrrat nga nxehtësia formohen më së shpeshi në mot të nxehtë me lagështi. Çdo kush mund të preket nga puçrrat e nxehtësisë. Janë më të zakonshme tek foshnjet dhe fëmijët e vegjël.

Puçrrat nga Nxehtësia

Simptomat e puçrrave të nxehtësisë?

Puçrrat e nxehtësisë zakonisht duken si grumbull i puçrrave apo fluskave të vogla. Ka më shumë gjasa të shfaqet në vende ku lëkura preket me lëkurë, duke përfshirë:

  • Qafën
  • Ijet
  • Nën gjoks
  • Pjesën e përparme të bërrylave
  • Nën sqetulla

Çka i shkakton puçrrat e nxehtësisë?

Puçrrat e nxehtësisë formohen kur djersini shumë. Djersa bllokohet nën lëkurë dhe i bllokon gjëndrat e djersës. Nëse poret tuaja nuk mund ta largojnë djersën, mund t’ju formohen puçrrat e nxehtësisë.

Puçrrat e nxehtësisë paraqiten shpesh kur është nxehtë dhe ka lagështi jashtë. Të keni temperature të lartë trupore, të jeni i tejveshur me rrobe, apo të qëndroni në ambiente të nxehta, gjithashtu i shkakton ato. Foshnjeve, të cilat mbulohen me shumë rroba ka shumë gjasa që t’u formohen puçrrat e nxehtësisë. Njerëzit që nuk janë të mësuar me mot të nxehtë ka mundësi gjithashtu që të preken nga puçrrat e nxehtësisë.

 

Si diagnoztifikohen puçrrat e nxehtësisë?

Nuk ka teste për puçrrat e nxehtësisë. Doktori juaj mund t’i diagnoztifikoj vetëm duke i shikuar. Por, shumica e rasteve nuk kanë nevoëj fare të shihen nga doktori. Ato largohen vetvetiu. Nëse puçrrat e nxehtësisë nuk largohen pas 3 apo 4 ditëve, apo duket që po përkeqësohen, thirrni doktorin tuaj. Në disa raste, puçrrat e nxehtësisë mund të shkaktohen nga ndonjë infeksion.

Vizitoni doktorin tuaj në qoftë se kruajtja është e ashpër apo nëse zona e puçrrave enjtet apo rrjedh qelb. Nëse keni marramandje, përzierje, konfuz, apo vështirësi në frymëmarrje, shkoni menjëherë në emergjencë. Këto simptoma mund të jenë shenja të disa sëmundjeve serioze të shkaktuara nga nxehtësia, të tilla si rraskapitja apo goditja nga nxehtësia.


A mund të parandalohen apo të shmangen puçrrat e nxehtësisë?

Në shumë raste, puçrrat e nxehtësisë mund të shmangen. Në mot të nxehtë, veshuni apo visheni fëmijën tuaj me rroba nga pambuku i lehtë. Pambuku ndihmon në absorbimin e lagështisë dhe largimin e saj nga lëkura. Nëse moti është i nxehtë, ndizeni kondicionerin ose ventilatorit, që të qëndroni të freskët dhe të tharë.


Trajtimi i puçrrave të nxehtësisë

Trajtimi më efektiv për puçrrat e nxehtësisë është që të mbani lëkurën të freskët dhe të tharë.

  • Freskohuni. Shmangni vendet e nxehta dhe me lagështi. Nëse është e mundur, qëndroni në zona me ajër të kondicionuar ose përdorni ventilator për të qarkulluar ajrin. Përdorni fasha për të ulur temperaturën në lëkurën e prekur.
  • Thahuni. Mbani lëkurën e irrituar të thatë. Përdorni ventilatorin për ta tharë lëkurën më shpejtë dhe për ta reduktuar djersitjen.
  • Reduktoni fërkimin. Veshni rroba të gjera, që ta parandaloni irritimin e shkaktuar nga fërkimi i rrobave me lëkurë. Nëse prekja nga puçrrat e nxehtësisë është e ashpër, doktori juaj mund të ju përshkruaj ndonjë locion për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve apo parehatisë. Shmangni përdorimin e pudrave të bebeve dhe kremërave në shtëpi. Ato mund t’i bllokojnë poret edhe më shumë.

Të jetosh me puçrrat e nxehtësisë

Nëse jeni duke provuar t’i trajtoni apo parandaloni puçrrat e nxehtësisë, mënyra më e mirë për të jetuar me to është që ta mbani lëkurën të freskët dhe të thatë. Shmangni veshjen e tepërt dhe rrobat e ngushta. Mundohuni që të rrini larg vendeve të nxehta e të lagështa. Mbani dhomën e fjetjes të freskët dhe mundësoni qarkullimin e ajrit.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Çfarë i ka shkaktuar puçrrat e nxehtësisë tek unë?
  • A ka ndonjë trajtim që mund të më ndihmoj?
  • Çfarë mund të bëj në shtëpi që të ndihem më rehat?
  • A duhet ta lë foshnjën time pa pelenë që ta ndihmoj largimin e puçrrave të nxehtësisë?
  • A duhet ta lyej fëmijën tim me krem për pelena?
  • A duhet t’i ndaloj ushtrimet deri sa të largohen puçrrat e nxehtësisë?
  • Cila është mënyra më e mirë për t’i parandaluar puçrrat e nxehtësisë?
Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]