Skuqjet e Shkaktuara nga Pelenat
Ky lloj i skuqjeve shkaktohet nё tё pasmet dhe organet gjenitale tё foshnjave. Ёshtё sёmundje e zakonshme e cila manifestohet me skuqje dhe puçrra. Zakonisht trajtohet lehtё qё nga shtёpia.
Simptomat e skuqjeve nga pelenat
Simptomat kryesore janё skuqja e lёkurёs, rritja e ndjeshmёrisё nё lёkurё nё pjesёt tё cilat mbulohen nga pelena (mollaqet, kofshёt dhe gjenitalet). Mund tё jetё nё formё tё vetёm disa pikave tё kuqe, apo edhe si skuqje totale e cila mbulon tё gjithё pjesёn tё cilёn e mbёshtjellё pelena. Foshnjet tё cilat vuajnё nga kjo skuqje zakonisht qajnё kur u preket apo pastrohet kjo pjesё e lёkurёs.
Nё rastet mё tё rёnda skuqja mund tё shndёrrohet nё puçrra, flluska apo edhe nё plagё tё vogla. Nёse skuqja infektohet lёkura mund tё pёsojё edhe ёnjtje, si dhe pikat e vogla tё kuqe mund tё fillojnё tё pёrhapen edhe pёrtej pjesёs sё mbuluar nga pelena.
Kontaktoni mjekun nёse:
- Vёreni puçrra apo ulçera
- Skuqja kullon gjak apo sekrecion tjetёr
- Foshnja juaj ka temperaturё
- Skuqja pёrhapet edhe nё duar, fytyrё apo kokё
- Skuqja ёshtё paraqitur brenda 6 javёve tё para tё foshnjёs suaj
Çfarё e shkakton kёtё lloj tё skuqjes?
Skuqje e tillё mund tё shkaktohet nga njё numёr faktorёsh, si:
- Irritim nga urina apo jashtёqitja. Foshnjet tё cilat qёndrojnё nё pelena tё ndytura pёr kohё tё gjatё mund tё preken nga kjo formё e skuqjes. Diarrea gjithashtu mund tё jetё njё faktorё tjetёr.
- Fёrkimi. Pelenat tё cilat fёrkohen pas lёkurёs ose janё shumё tё ngushta shkaktojnё irritim.
- Infeksion kandida. Kandida ёshtё njё lloj i kёpurdhave i cili rritet nё vende tё ngrohta dhe tё lagshta. Skuqja tё cilёn e shkaktojnё zakonisht quhet edhe infeksion maja, manifestohet me njё sёr pikash tё kuqe.
- Reagimet alergjike. Sapunёt, detergjentёt e rrobave, zbutёsit e rrobave, pelenat pёr njё pёrdorim, faculetat pёr bebe, dhe kremat e ndryshme mund ta irritojnё lёkurёn e foshnjёs tuaj. Vёzhgoni me vёmendje lёkurёn e foshnjёs suaj dhe mos pёrdorni produkte tё cilat i shkaktojnё foshnjёs suaj irritim.
- Ushqimet e reja. Ndёrrimet nё tё ushqyerin e foshnjёs suaj e ndёrrojnё edhe pёrbёrjen dhe shpёshtёsinё e jashtёqitjes sё foshnjёs suaj. Kjo mund t’i rris gjasat qё lёkura e foshnjёs suaj tё skuqet. Foshnjet tё cilat ushqehen nga qumёshti i nёnёs mund tё zhvillojnё irritim nё lёkurё varёsisht nga mёnyra e ushqimit tё nёnёs.
- Antibiotikёt. Infeksionet maja janё tё zakonshme nёse antibiotikёt janё pёrdorur nё foshnjёn tuaj. Madje kjo mund tё ndodhё edhe nesё nёna ka konsumuar antibiotikё gjatё kohёs qё e ka ushqyer foshnjёn me gji.
Ju rekomandojmë këta artikuj:
Pse Foshnjat Qajne Gjatë Natës
Dhimbjet e Barkut dhe të Qarat e Foshnjave
Si diagnostikohet skuqja nga pelenat?
Mjeku juaj mund ta diagnostikoj kёtё lloj skuqje pas njё ekzaminimi tё thjeshtё. Zakonisht nuk ёshtё e nevojshme qё tё bёhen analzia, madje zakonisht ky lloj i skuqjes mund tё shёrohet nё shtёpi pa ndihmёn e mjekut.
A mund tё parandalohet skuqja nga pelenat?
Nё shumicёn e rasteve ky lloj i skuqjeve ёshtё i evitueshёm. Pёr tё i’u shmangur skuqjes ndjekni hapat nё vijim nё baza ditore:
- Kontrolloni pelenёn e foshnjёs suaj shpeshё. Ndёrroni pelenёn sapo tё vёreni se ajo ёshtё lagur.
- Jepini kohё lёkurёs sё foshnjёs suaj tё thahet tёrёsisht pёrpara se tё vendosni njё pelenё tё re.
- Mos i shtrёngoni shumё pelenat. Ajri duhet tё jetё nё gjendje tё qarkulloj edhe brenda pelenёs sё foshnjёs suaj.
- Mos lejoni qё ngjitёsi i pelenave tё prekё lёkurёn e foshnjёs suaj.
- Lani duart para dhe pas ndёrrimit tё pёlenёs nё mёnyrё qё tё mos pёrhapni mikrobe tё cilat mund tё shkaktojnё infeksione tё ndryshme.
- Disa foshnje e kanё lёkurёn lehtё tё irritueshme. Pёrdorni ndonjё kremё qё shёrben si barrierё mes lёkurёs sё foshnjёs suaj dhe pelenёs. Krema tё cilat pёrmbajnё oksidin e zinkut (si Desitini) apo petroleum (si Vaselina) janё zgjedhje tё mira.
- Mos pёrdorni pudёr tё bebeve apo niseshte nё prapanicёn e foshnjёs suaj, pasiqё nёsё ata e thithin kёtё pluhur, mund tё shkaktojё irritim nё mushkёritё e tyre.
Mjekimi i skuqjeve nga pelenat
Mёnyra mё efikase pёr mjekimin e kёtij lloji tё skuqjeve ёshtё qё tё mbani lёkurёn e foshnjёs suaj sa mё tё pastёr, tё thatё dhe tё freskёt. Ndёrroni pelenёn e foshnjёs suaj shpeshёherё.
Mos pёrdorni faculeta pёr bebe tё cilat pёrmbajnё alkool apo aroma, pasiçe kёto mund tё shkaktojnё shumё lehtё irritim. Pastrojeni lёkurёn e foshnjёs suaj me ujё tё ngrohtё dhe sapun tё butё.
Kur e keni tё mundur lёreni lёkurёn e foshnjёs suaj pa pelenё nё mёnyrё qё ajo tё thahet. Kontrolloni pelenёn e foshnjёs suaj pasi ata tё bien nё gjumё sepse shumica e foshnjeve urinojnё menjёherё pasi i zё gjumi.
Lyejeni foshnjёn tuaj me krem pёrpara se tё vendosni njё pelenё tё re, mirёpo mos pёrdoni krema qё pёrmbajnё acid borik, kamfur, fenol, silikate tё metilit, apo pёrzierje tё tinkturёs sё benzoinit. Kёto kimikate mund tё jenё tejet tё dёmshme.
Nёse mendoni se skuqja ёshtё shkaktuar nga kёpurdhat kandida, thёrrisni menjёherё mjekun tuaj, pasi qё trajtimi me krem antifungal apo ilaçe tё tjera mund tё jetё i nevojshёm.
Jeta me skuqjet e shkaktuara nga pelenat
Kёto skuqje janё tejet tё zakonshme, posaçёrisht te foshnjet e moshёs 4 deri nё 15 muaj. Mundohuni shumё qё t’i shmangeni kёsaj skuqje, edhe pse ndonjёherё ёshtё e paevitueshme. Mjekimi nё shtёpi e largon kёtё skuqje brenda disa ditёve. Nёse e vёreni se skuqja nuk po largohet, kontaktoni mjekun tuaj familjar.
Nёse pёrdorni pelena me lecka pёr shumё pёrdorime, keni parasyshё se:
- Pelenat duhet tё lahen nё ujё shumё tё nxehtё me zbardhues pёr t’i mbytur mikrobet. Ju mund t’i zieni ato mbi sobё pёr 15 minuta pasi t’i keni larё ato nё makinё.
- Shpёrlani pelenat 2 apo 3 herё pёr tё shpёrlarё mirё sapunin apo kimikatet.
- Mos pёrdorni zbutёs rrobash pasiqё ato mund t’i shkaktojnё foshnjёs tuaj irritim.
- Mos pёrdorni mbules plastike mbi pelena pasiqё ato e rrisin nxehtёsinё dha lagёshtinё te prapanica e foshnjёs suaj, e kjo rrjedhimisht e rritё numrin e mikrobeve.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Sa shpeshё duhet ta ndёrroj pelenёn e foshnjёs time?
- Cila kremё i pёrshtatet mё sё shumti foshnjёs sime?
- A janё pelenat pёr njё pёrdorim apo pelenat me lecka mё tё shёndetshme?
- Çfarё tё bёjё nёse pёrkeqёsohet dhe shpёrndahet skuqja?
- Foshnja ime ёshtё duke pёrdorur antibiotikё. A mund ta parandaloj skuqjen nё kёtё fazё?
- A ta lё foshnjёn time pa pelenё ku ai/ajo ёshtё duke fjetur?