Tartabiqet: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi
Tartabiqet janë parazit pa krah në formë ovale. Ato kanë 6 këmbë dhe janë të gjata 5 milimetra. Ngjyra e trupit të tyre mund të jetë nga e bardha deri në të murrmët, ndërsa marrin ngjyrë të kuqë të mbyllët pasi të ushqëhen. Tartabiqet gjatë natës ushqëhen me gjak, ndërsa gjatë ditës fshihen. Zakonisht ushqehen me gjak njerëzish, por mund të ushqehen edhe me gjitar të tjerë, sikurse macet apo qent.
Tartabiqet jetojnë në hapsira të thata dhe të errëta sikurse janë dyshekët. Dyshekët janë vendi ideal për tartabiqet sepsa ato ushqëhen natën. Megjitheatë, ato mund te jetojnë edhe në vende të tjera, siç janë hapsirat në mes të mobilieve tuaja, muret apo dyshemetë.
Hotelet, apartamentet me qëra, konviktet dhe strehimoret janë zakonisht vendet më të rrezikuara nga tartabiqet. Kjo ndodhë pasiqë numri i njerëzve që vijnë dhe shkojnë në këto vende është shumë i madh. Tartabiqet mund të kapen në rroba, mbulesa apo valixhe dhe të udhëtojnë nga një vend në tjetrin.
Simptomat e infektimit nga tartabiqet?
Kafshimi i tartabiqëve manifestohet me gunga te vogla, të kuqë dhe të enjtura. Në qëndër të këtyre gungave mund të vërehet edhe vendi i kafshimit. Kafshimet e tartabiqeve shkaktojnë kruarje të padurueshme. Është mëse e zakonshme të keni disa kafshime radhazi në lëkuren tuaj.
Shenja të tjera se jeni infektuar nga tartabiqet:
- Pikla të vogla gjaku në mbulesat tuaja
- Grimca të errëta të fekaleve të tartabiqeve në vende ku ato mund të jetojnë
- Një aromë e ëmbel që lë te kuptoj se numri i tartabiqëve është rritur jashtëzakonisht shumë.
Koha më e mirë për të kontrolluar nëse shtëpia juaj është infektuar nga tartabiqet është gjatë natës kur ato shfaqën për tu ushqyer.
Çfarë ndikon në shfaqjen e tartabiqëve?
Tartabiqet janë problem që sa vjen e përkeqësoshet. Një nga faktorët kyç mund të jetë edhe udhëtimi internacional. Kjo do të thotë se njerëzit sjellin me vete tartabiqe të kapura në valixhet dhe rrobat e tyre gjatë udhëtimeve. Ndryshimi i pesticideve mund të jetë një shkaktar tjetër. Kimikatet të cilat dikur i heqnin qafe tartabiqet janë zëvendësuar me kimikate më të buta të cilat nuk u bejnë dëm fare atyre. Kjo ka ndikur në rritjen e numrit të tartabiqeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si bëhet diagnostifikimi i infektimit nga tartabiqet?
Mjekët janë ata të cilët zakonisht diagnostifikojnë kafshimet e tartabiqeve. Ju duhet ta kontaktoni mjekun tuaj urgjentisht nëse:
- Kafshimet skuqën dhe enjten.
- Kafshimet krijojnë flluska dhe pezmatim në lëkuren tuaj.
- Ju ngritet temperatura e trupit si pasojë e kafshimeve.
Ekziston mundësia që ju të keni reagim të rëndë alergjik ndaj kafshimeve të tilla.
A mund tu shmangemi tartabiqeve?
Ilaçet dhe sprejet e ndryshme kundër insekteve nuk i largojnë tartabiqet. Mënyra më e mirë për t’i evituar ato është të mos i lejoni fare të hyjnë në shtepinë tuaj. Gjatë udhëtimeve, sigurohuni që ta kontrolloni mirë shtratin ku do të flini, kontrolloni valixhen tuaj, si dhe në rastet kur blini mobilje të përdorura bëjuni kontrollë te detajuar përpara se t’i fusni në shtëpi. Kur blini rroba të përdorura fillimisht lajini në tempëraturë të lartë para se t’i vishni. Mbajtja e rregullit dhe higjienës në dhomën tuaj të gjumit zvogëlon gjasat si dhe hapësirat ku tartabiqet mund të fshihen.
Trajtimi i kafshimeve të tartabiqeve
Kafshimet e tartabiqeve duhet të shërohen vet brenda një periudhe dy javore. Mund të përdorni krema dhe locione që i keni në shtëpi për ta lehtësuar kruarjen dhe enjten. Benadrili në formë pilule apo kreme të cilin shumica prej nesh e mbajmë në shtëpi gjithashtu e lehtëson kruajtjen. Është shumë e rëndesishme që t’i shmangeni kruajtjes së kafshimit sa me shumë që të mundeni, pasi që dëmtimi apo gërvishtja e lëkures mund të shkaktoj infeksion.
Nëse asnjë nga metodat e lartëcekura nuk ju ndihmon, atëherë kontaktojeni mjekun tuaj, ata mund të ju përshkruajnë një recetë për ndonjë medikament më të fortë për ta qëtësuar lëkurën tuaj. Ata mund të rekomandojnë përdorimin e antibiotikeve nëse gjendja juaj ka kaluar në infeksion.
Jeta me infeksion prej tartabiqeve
Tartabiqet janë tmerrësisht të bezdisshme, mirëpo nuk e bejnë shpërndarjen e ndonjë sëmundjeje.
Nëse shtepia juaj është infektuar nga tartabiqet, lajini rrobat dhe qarqafët me ujë të nxehtë. Temperatura e ujit duhet te jetë se paku 50 gradë celsius për ti mbytur tartabiqet. Pastaj, thajini rrobat tuaja në tharëse. Nëse keni mundësi, shmangjuni pastrimit kimik dhe vendeve të tjera publike të cilat bejnë larjen dhe tharjen e rrobave, pasiqë kjo është një mundësi tjetër që tartabiqet te shpërndahen edhe më shumë.
Me thithese elektrike pastrojini te gjitha valixhet dhe mobiliet tuaja, duke përfshirë edhe dyshekun. Nëse ndonje objekt në shtëpinë tuaj është infektuar, ose hudheni në mbeturina ose mbështilleni mirë me qese plastike të zeza dhe vendoseni në rreze të diellit. Sa me shumë nxehtesi që krijohet brenda qeses aq më shumë tartabiqe do të eliminohen. Mbajeni objektin nën rreze të diellit për së paku 24 orë. Pas kësaj mbushini dhe izolojini mirë të gjitha të qarat në mobiljet, muret apo dyshemet tuaja.
Nëse jashtë bënë ftohtë, mund të provoni t’i ngrini gjësendet tuaja. Vendoseni gjësendin në një hapsirë të thatë nën hije në ambient të jashtëm. Ngrirja në tempëraturë -5 gradë celsius merr rreth 7 ditë.
Nëse infektimi ka kaluar jashtë kontrollit mund të iu duhet të thërrisni ndonjë kompani profesionale për eliminim të insekteve. Mos harroni t’i bëni pyetje kompanisë për llojet e kemikateve që përdorin, si dhe sigurohuni që fëmijët dhe kafshët shtëpiake të mos jenë prezente gjatë dizinfektimit.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Si mund të sigurohem se në shtepinë time ka tartabiqe?
- Si mund t’i eliminoj dhe të sigurohem që ato te mos rikthen më?