Lart

Baloni Gastrik

Procedura e Balonit Gastrik është shumë efikase për humbjen në peshë.

Kjo procedurë jokirugjikale konsiston në vendosjen e një tullumbaceje silikoni në stomak e cila ndihmon në rënien në peshë pasi bën të mundur kufizimin e sasisë së ushqimit që konsumoni dhe ju ndjeheni të ngopur.

Kjo procedurë mund të jetë një zgjedhje optimale për personat që kanë probleme me peshën ndërkohë që dietat dhe stërvitja nuk kanë funksionuar.

Rekomandohet për personat që e kanë indeksin e masës trupore 30-40; që nuk kanë kryer operacion të mëparshëm në stomak ose ezofag;
që janë të gatshëm të angazhohen për ndryshime të shëndetshme në stilin e jetës.

Kur rekomandohet?

Humbja e peshës mund të ulë rrezikun për probleme të tjera shëndetësore serioze, të lidhura me peshën, të tilla si:

• Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD)
• Sëmundje të zemrës ose goditje në tru (STROKE)
• Tension i lartë i gjakut
• Apne obstruktive e gjumit
• Sëmundja joalkoolike e mëlçisë së dhjamosur (NAFLD) ose steatohepatit joalkoolik (NASH)
• Diabeti tip 2
Si të përgatiteni?
Teste laboratorike dhe ekzaminime mjekësore janë të nevojshme përpara kryerje së kësaj procedure. Gjithashtu mjeku mund të rekomandojë kufizim të ushqimeve dhe pijeve si dhe aktivitet fizik.

Ҫfarë mund të prisni?

Gjatë procedurës mjeku në rrugë endoskopike bën vendosjen e balonit nga fyti në stomak. Më pas, me anë të endoskopit – një tub fleksibël me kamera – mjeku mund të shohë balonin ndërsa e mbush me solucion fiziologjik. Procedura e balonit gastrik kryhet me anestezi të pjesshme dhe nuk zgjat më shumë se 30 minuta.

Rezultati

Baloni Gastrik ndihmon në një rënie të konsiderueshme në peshë. Rreth 7% deri në 15% rënie e peshës trupore është tipike në gjashtë muajt e parë pas vendosjes së balonit gastrik. Humbja totale e peshës së tepërt varion nga 30% në 47%.

Sasia e peshës që humbni varet gjithashtu nga sa ju mundeni të ndryshoni stilin tuaj të jetesës, përfshirë dietën dhe aktivitetin fizik.

Baloni Gastrik qëndron në stomak derinë 12 muaj për t’u hequr më pas nga mjeku me një procedurë të ngjashme.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com