fbpx
Lart

Fryerja Abdominale: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi

Fryerja abdominale është fenomen që shfaqet në abdomen (stomak). Kur jeni të fryrë, ju krijohet ndjenja sikur keni ngrënë ushqim të tepruar dhe nuk keni më vend në stomak. Kjo mund të ju shkaktoj dhimbje dhe ju mund të ndiheni jorehat. Stomaku juaj mund të duket më i madh se zakonisht dhe rrobat mund të ju ngushtojnë më shumë se sa ditëve tjera.

 

Simptomat e fryerjes abdominale

Simptomat përfshijnë dhimbje barku, parehati dhe gazra. Fryerja më serioze mund të përfshij simptomat si :

  • Gjakderdhje në fekale
  • Humbje e dukshme peshë
  • Gjakderdhje vaginale
  • Marrje mendësh
  • Të vjellura
  • Temperaturë

Nëse keni këto simptoma kontaktoni mjekun menjëherë.

Fryerja abdominale

 

Çfarë e shkakton fryerjen ?

Fryerja mund të ndodh prej ushqimit që ju konsumoni dhe ndaj intolerancës së laktozës (problemet me produktet e qumështit). Disa nga shkaktarët e tjerë janë:

  • Gëlltitja e ajrit (që mund të ndodh dukë ngrëne çamcakëz)
  • Kapsllëku
  • Ngrënia e tepërt
  • Ngrënia shumë e shpejtë e ushqimit
  • Refluksi i stomakut
  • Sëmundje e zorrëve
  • Shtimi i peshës
  • Cikli menstrual

 

Rastet më të rënda përfshijnë:

  • Infeksionet
  • Inflamacionet
  • Sëmundjet e legenit
  • Sëmundjet në mëlçi
  • Inflamacionin e zorrëve
  • Bllokimin e zorrëve dhe kanaleve urinare
  • Kancerin (në uterus, ovarie, pankreas, stomak)

Disa nga ilaçet që përdoren për trajtimin e diabetit mund të shkaktojnë fryerje.

 

Si diagnostifikohet fryerja?

Mjeku juaj mund ta diagnostifikoj shkakun e fryerjes suaj vetëm me një kontrollë fizike në spital, ai gjithashtu do ju pyes rreth simptomave tuaja, më saktësisht nëse fryerja ju ndodh herë pas here apo shumë shpesh.

Fryerja e përkohëshme nuk është serioze. Mirëpo nëse ajo ndodh vazhdimisht mjeku juaj mund të ju kërkoj të bëni teste me rreze X, ose skanim CT që të shoh brenda stomakut tuaj. Nëse testet paraqesin bllokim, mjekut tuaj mund të i nevojitet të bëjë biopsi. Kjo nënkupton futjen e një lloj gjilpëre në zonën e bllokuar për të marrë një mostër të indit.

Varësisht nga shkaku i zonës së bllokuar, mund të nevojitet që ju të iu nënshtroheni procedurave kirurgjike.

Fryerja Abdominale

A mund të parandalohet fryerja abdominale?

Ka shumë mënyra të evitimit të fryerjes si:

  • Menjanimi i ushqimeve që shkaktojnë gazra si lakra, lakrat e vogëla, rrepët, fasulet dhe lentilët
  • Përtypja e çamcakëzit për një kohë të gjatë
  • Menjanimi i pijeve të gazuara
  • Reduktimi i konsumumit të ushqimit dhe pijeve që përmbajnë fruktozë ose sorbitol. Këta ëmbëlsues zakonisht ndodhen në ushqimet që nuk përmbajnë sheqer
  • Konsumimi më i ngadaltë i ushqimit
  • Konsumoni ushqime që përmirësojnë kapsllëkun
  • Pyesni mjekun për ilaçet që mbajmë në shtëpi të cilat ndihmojnë në lirim e gazrave dhe fryerjen.
  • Eliminoni produktet e qumështit nëse vëreni që ato ju shkaktojnë gazra dhe fryerje

 

Trajtimi i fryerjes abdominale

Për fryerje të përkohëshme mund të pyesni mjekun për përdorimin e ilaçeve që keni në shtëpi të cilat ndihmojne në lirimin e gazrave dhe fryerjes. Probiotikët (si jogurti) dhe përbërësit e tjerë bimorë mund të ndihmojnë me parehatinë tuaj. Përbërësit bimorë përfshijnë mentën dhe çajin e kamomilit, glikanxos, qimnonit, koriandrën, koprën dhe shafranin. Nëse shkaku i fryerjes tuaj është më i komplikuar, atëherë kontaktoni mjekun.

 

Jeta me fenomenin e fryerjes

Të jetosh me fryerje mund të jetë e bezdisshme. Ju mund të keni dhimbje barku ose thjeshtë një ndjenjë të stërmbushjes. Kur kjo fillon të paraqet problem edhe tek dukja juaj, mund të jetë tej mase acaruese. Nëse fryerja juaj është problem i vazhdueshëm, mos vuani pa nevojë, kontaktoni mjekun dhe shikoni nëse shkaku i fyrerjes suaj është problem më serioz.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A më duhet të bëjë ndonjë analizë për të diagnostifikuar mostolerancën time ndaj laktozës?
  • Përse disa nga ushqimet që kam konsumuar gjithmonë tani fillojnë të më shkaktojnë fryerje?
  • Çfarë mund të bëjë nëse kam diabet dhe ilaçet dhe ëmëbëlsuesit artificial që konsumoj më shkaktojnë fryerje?
Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]