Helmimi nga Ushqimi
Helmimi nga ushqimi shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve që përmbajnë mikrobe të dëmshme (si bakteriet, viruset apo parazitët). Ndonjëherë disa bakterie prodhojnë toksinë brenda në ushqime, dhe është pikërisht kjo toksinë ajo që i shkakton problemet.
Simptomat e helmimit nga ushqimi
Simptomat mund të fillojnë pas disa orësh apo edhe ditësh që nga koha kur është konsumuar ushqimi i kontaminuar. Kjo hapësirë kohore varet pjesërisht nga shkaktari i helmimit prej ushqimeve. Pjesërisht paraqitja e simptomave varet edhe nga sasia e ushqimit të kontaminuar që keni ngrënë apo pirë.
Simptomat përfshijnë:
- Dhimbje stomaku
- Diarre
- Temperaturë
- Humbje e oreksit
- Përzierje të stomakut
- Vjellje
- Plogështi
Helmimi nga ushqimi mund ta kaploj vetëm një përson apo të gjithë grupën e njerëzve të cilët u janë ekspozuar ushqimit të kontaminuar. Sa preken këta individ nga helmimi varet nga sasia e ushqimit që kanë konsumuar dhe se sa të ndjeshëm janë ata ndaj mikrobeve dhe toksinave.
Ekzistojnë dy lloje të helmimeve që mund t’i merrni nga konsumi i peshkut: helmimi ciguatera dhe helmimi scombroid.
- Simpotmat e para të helmimit ciguatera janë: dhimbjet e mprehta të abdomenit, vjellja dhe diarrea. Pas kësaj shfaqen simptoma të tjera si: kokëdhimbja, dhimbja e muskujve dhe kruarje të lëkurës. Mund ta vëreni se aftësia juaj për t’i ndjerë temperaturat e nxehta apo të ftohta ju ka humbur, për shembull diqka që në fakt është e ftohtë mund të iu duket si e nxehtë.
- Simptomat e helmimit scombroid fillojnë të shfaqen 20 deri në 30 minuta pasi e keni ngrënë peshkun e helmuar. Simptomat mund të jenë: skuqje e fytyrës, vjellja, shfaqja e gungave në lëkurë dhe dhimbjet e stomakut. Këto simptoma u ngjasojnë atyre të alergjisë, mirëpo helmimi scombroid nuk do të thotë se ju jeni alegjik ndaj peshkut.
Çfarë e shkakton helmimin nga ushqimet?
Ka një sërë ushqimesh të cilat mund të shkaktojnë helmime. Shkaktarë kryesorë është kur ushqimet që duhet të ruhen në temperatura të ulta i ekspozohen nxehtësisë. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse helmimi ndodhë më shpeshë gjatë pikniqeve të ndryshme. Njerëzitë për shembull harrojnë ta ruajnë ushqimin si sallatën me patate dhe majonez në frigorifer.
Shkaktarë të tjerë të helmimit nga ushqimet janë:
- Mish i gjallë apo i pa gatuar mirë
- Produktet e jopasterizuara të qumështit
- Produktet e detit të pagatuara fare
- Pemët dhe perimet e palara
Si diagnostikohet helmimi nga ushqimi?
Shumë raste të këtij lloji të helmimit nuk diagnostikohen fare për arsye se shumica prej njerëzve shërohen vetë brenda disa ditëve. Megjithatë, nëse jeni duke vuajtur nga simptoma të ashpra të helmimit, do t’iu duhet të bëni një vizitë te mjeku. Ai do iu kërkojë të bëni analiza të gjakut për të përcaktuar nëse helmimi është shkaktuar nga ndonjë lloj i bakterieve. Ai mund të iu udhëzoj të bëni edhe analiza të jashtëqitjes për të përcaktuar se cili mikrob e ka shkaktuar helmimin.
A mund të parandalohet helmimi nga ushqimi?
Mënyra më e mirë për ta parandaluar helmimin është që të kontrolloni mirë ushqimin që konsumoni. Këtë gjë e bëni më së lehti kur ushqeheni në shtëpinë tuaj, pasiqë jeni përgjegjës vetë për ruajtjen dhe përgaditjen e ushqimit. Tregoni kujdes të shtuar kur ushqeheni jashtë.
Këshilla për t’iu shmangur helmimit nga ushqimi
Ju mund t’i ndërmerrni hapat në vijim për t’iu shmangur helmimit:
- Pastroni mirë pemët dhe perimet.
- Pastroni tavolinat, dërrasat për prerje, thikat dhe mjetet tjera të kuzhinës përpara se t’i përdorni.
- Pastroni duart dhe enët shpeshëherë.
- Mos e vendosni mishin e pagatuar në të njejtën pjatë me mishin e gatuar.
- Nëse e keni përdorur një thikë për të prerë mishin e pulës së papjekur, mos e përdorni të njejtën thikë për të prerë perimet të cilat nuk do të gatuhen.
- Gatuajeni mirë mishin. Nëse është e nevojshme, përdorni edhe termometrin. Sigurohuni që mishi i lopës është pjekur së paku në temperaturë 70 gradë celsius, mishi i pulës në 85 gradë , ndërsa peshku në 60 gradë.
- Mos konsumoni ushqim të dalë afati.
- Hudhni në mbeturina ushqimin që vie në kanaçe të fryra apo të dëmtuara.
- Ruani në frigorifer ushqimin e mbetur nëse nuk planifikoni ta hani atë brenda 4 orëve.
- Mos konsumoni këpurdha të egra.
- Mos konsumoni djath të butë (posaçërisht nëse është i importuar) nëse jeni shtatëzënë apo keni sistem të dobët të imunitetit.
- Kur udhëtoni jashtë vendit mos konsumoni pemë dhe përime të cilat nuk janë pastruar, si dhe mos pini ujë të pafiltruar apo nga çezma.
- Kur jeni në restaurant apo grumbullime të ndryshme shoqërore shmangjuni ushqimit që ka ndenjur jashtë frigoriferit për kohë të gjatë
Si mund t’i shmangem helmimit nga peshku?
Për t’iu shmangur helmimit ciguatera, mos konsumoni llojet e peshkut të cilët zakonisht janë të helmuar. Kjo zakonisht përfshinë llojet ekzotike të peshkut dhe ngjalat.
Helmi zakonisht është më i përqëndruar në organet e brendshme të peshkut, prandaj kurrsesi mos i hani ato pjesë.
Për t’iu shmangur helmimit scombroid, mos konsumoni peshk i cili nuk është ruajtur në frigorifer. Tregohuni posaçërisht të kujdesshëm kur konsumoni tuna, sardele, skumbri, apo mahi-mahi.
Mjekimi i helmimit nga ushqimi
Shumica e helmimeve nga ushqimi janë të buta dhe shërohen brenda pak ditëve. Gjatë kësaj kohe synimi juaj duhet të jetë t’i shmangeni dehidratimit. Dehidratimi nënkupton humbjen e lëngjeve dhe elktrolitëve (mineraleve dhe vlerave të tjera ushqyese) të cilat janë të domosdoshme për trupin tuaj.
Shmangiuni ushqimeve të ngurta dhe produkteve të qumështit deri sa të iu ndalen të vjellurat dhe diarrea. Sapo të filloni të ndiheni më mirë filloni të ushqeheni sërish me kujdes të shtuar. Provoni të hani ushqime si: bukë të thekur, banane dhe biskota.
Mos konsumoni ushqime pikante, të pjekura në yndyrë, që përmbajnë shumë sheqer apo yndyrë, si dhe shmangiuni produkteve të qumështit. Pini shumë lëngje, me përjashtim të qumështit dhe pijeve që përmbajnë kafeinë. Pijet sportive dhe energjike si Gatorade nuk ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes tuaj. Ato nuk e bëjnë zëvendësimin e elektrolitëve (kriperave dhe mineraleve) në mënyrë të duhur që ta parandalojnë dehidratimin dhe diarrenë.
Në cilat raste më duhet ta vizitoj mjekun?
Caktoni një vizitë te mjeku nëse:
- Diarrea e rëndë iu zgjat më shumë se 3 ditë.
- Vjelljet e shpesha zgjasin më shumë se 2 ditë.
- Vëreni gjak në jashtqitjen tuaj.
- Jeni duke përdorur diuretik dhe duke vuajtur nga diarrea, përzierja e stomakut dhe të vjellat.
- Keni temperaturë mbi 38 gradë celsius.
Shkoni në emergjencë nëse:
- Jashtqitja juaj ka ngjyrë të zezë apo bojëgjaku, apo nëse vëreni shumë gjak.
- Jeni duke vjellë gjak.
- Jeni duke pasur probleme në frymëmarrje
- Jeni duke përjetuar dhimbje të tmerrshme dhe të mprehta të stomakut.
- Jeni duke parë pamje të dyfishta apo jeni duke pasur vështirsi t’i lëvzni gjymtyrët.
- Jeni duke shfaqur simptoma të ashpra të dehidratimit (lexoni listën në vijim).
- Jeni duke pasur vështirsi të përbiheni
- Iu është krijuar ndjenja se zemra po iu rrahë fort.
- Jeni helmuar si pasojë e konsumimit të këpurdhave apo produkteve të detit.
Si mjekohet helmimi nga peshku?
Helmimi ciguatera mjekohet me anë të ilaçeve të cilat i zbusin simptomat. Nuk ka ndonjë ilaç i cili e shëron helmimin ciguatera, mirëpo simptomat zhduken vet pas një kohe. Ndërsa helmimi scombroid mjekohet me anë të antihistaminëve (një brend i njohur është Benadryl). Ilaçet e tilla e bëjnë bllokimin e histaminës në gjakun tuaj.
Për sa kohë do të jem i sëmurë?
Simptomat e helmimit ciguatera mund të zgjasin nga 1 deri në 2 javë., varësisht nga sasia e helmit që është futur në trupin tuaj. Këto simptoma rikthehen sa herë që ju të konsumoni ndonjë peshk të helmuar.
Simptomat e helmimit scombroid zgjasin vetëm deri në 24 orë. Këto simptoma mund të iu rikthehen sa herë që konsumoni peshk i cili nuk është ruajtur në frigorifer. Është shumë e rrallë që këto dy lloje të helmimeve të qojnë në fatalitet.
Si mund ta di se jam dehidratuar?
Simptomat e dehidratimit janë:
- Urinimi i rallë dhe me ngjyrë më të errët se zakonisht
- Goja e tharë
- Plogështia
- Etja e madhe
- Kokëdhimbja
- Hutimi
- Marramendja
- Qarja pa lotë
Për ta rikuperuar dehitratimin e lehtë mundohuni të pini shpeshë gëllënka të vogla uji. Supat e lehta, pijat e gazuara pa ngjyrë dhe lëngjet e pemëve të përziera me ujë mund të iu ndihmojnë shumë. Shmangjuni kafes, çajit, pijeve të gazuara me ngjyrë të errët, dhe pijeve të tjera që përmbajnë kafeinë, pasiçë këto pije vetëm sa e përkeqësojnë dehidratimin.
Fëmijëve që vuajnë nga dehidratimi i lehtë jepuni ujë apo përzierje orale për rehidrim. Këto përzierje përmbajnë kripëra, sheqer, kalium dhe vlera të tjera ushqyese për t’i ndihmuar trupit t’i zëvendësoj lëngjet e humbura. Këto përzierje mund t’i gjeni në shumicën e marketeve apo barnatoreve të thjeshta.
Nëse dehidratimi juaj është i rëndë, mund të iu duhet trajtimi në spital. Mjekët do iu japin lëngje dhe elektrolite në mënyrë intravenozë (përmes infuzioneve).
A është helmimi nga ushqimi sëmundje serioze?
Në disa raste helmimi edhe mund të jetë sëmundje serioze. Dehidratimi dhe disa lloje të helmimeve nga ushqimi mund të jenë shumë të rrezikshme. Helmimi i shkaktuar nga bakteria Listeria mund të jetë shumë i rrezikshëm për fetusët te gratë shtatzëna. Ky infeksion zakonisht është shumë i lehtë për nënën, mirëpo mund të shkaktoj abortin, lindjen a parakohshme, apo ngecje në zhvillim te fetusi.
Njerëzit me sistem të dobët të imunitetit gjithashtu janë të rrezikuar nga komplikimet që mund të sjelle Liseria. Helmimi i shkaktuar nga bakteria E. Coli mund të shkaktoj sindromen hemolytic uremic (SHU). Kjo sindromë mund të shkaktoj dështimin e veshkëve te pacienti.
Jeta gjatë helmimit nga ushqimi
Helmimi është sëmundje që shkon dhe vjen, e megjithatë ju mund të jeni më të rrezikuar se njerëzit e tjerë për tu prekur nga ajo.
Fëmijët dhe njerëzit më të shtyrë ne moshë zakonisht janë më së shumti të rrezikuar. Ju mund të keni rrezik të shtuar edhe nëse:
- Vuani nga ndonjë sëmundje kronike si dështimi i veshkëve apo diabeti.
- Jeni shtatzënë.
- Keni udhëtuar rishtazi jashtë vendit.
- Keni sistem të imunitetit të dobësuar. Kjo mund të shkaktohet nga ilaçet që përdoren pas transplantit të ndonjë organi, llojeve të caktuara të kimioterapisë, apo infektimit nga virusi HIV.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Si mund të jem i sigurt se simptomat e mija janë duke u shkaktuar nga helmimi?
- A ekzistojnë ilaçe të cilat e parandalojnë helmimin nga ushqimi?
- A është helmimi i rrezikshëm? Kur është e këshillueshmë që të iu kontaktoj?
- Si dallon helmimi nga sëmundjet e tjera për tretje të ushqimit?
- Sa kohë do të zgjas procesi i shërimit?
- Mos vuaj nga ndonjë alergji ushqmore?