Hemorroidet: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Hemorroidet janë vena të fryera në zorrën e trashë apo në anus. Lloji i hemorroideve që keni, varet prej vendit ku ndodhen.
Hemorroide të brendshme përfshijnë venat brenda zorrës së trashë. Hemorroidet e brendshme zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, por mund të rrjedhin gjak pa dhimbje.
Hemorroidet e lëshuara mund të zgjaten poshtë deri sa të dalin jashtë anusit. Një hemorroid i lëshuar mund të kthehet më vete prapë brenda në zorrën e trashë. Ose mund ta shtyeni butësisht përsëri brenda.
Hemorroidet e jashtme përfshijnë venat jashtë anusit. Mund të shkaktojnë kruajtje, dhimbje dhe nganjëherë mund edhe të çahen dhe të rrjedhin gjak.
Simptomat e hemorroideve
Nëse keni një hemorroid, mund të ndjeni një gungë të butë në skajin e anusit tuaj. Gjithashtu mund të shihni gjak në letrat higjienike apo në tualet pas zbrazjes fiziologjike. Mund të ndjeni kruajtje në atë zonë. Ose mund të ndjeni dhimbje. Dhimbja ka më shumë gjasa të ndodh pas zbrazjes fiziologjike apo pas aktiviteteve të fuqishme.
Çka i shkakton hemorroidet?
Hemorroidet shkaktohen nga rritja e presionit në venat e anusit apo zorrës së trashë. Njëra prej shkaqeve kryesore është sforcimi gjatë zbrazjes fiziologjike. Kjo mund të ndodh kur keni kapsllëk apo diarre. Kjo mund të ndodh edhe kur qëndroni për një kohë të gjatë të ulur në tualet. Hemorroided gjithashtu shkaktohen nga obeziteti, ngritja e peshave të rënda, apo ndonjë aktivitet tjetër që ju bën të sforcoheni.
Si diagnostifikohen hemorroidet?
Me shumë gjasa ju veçse e dini që keni një hemorroid. Shpesh është e mundshme, që hemorroidet të diagnostifikohen vetëm me shikim. Por, nëse keni hemorroide të brendshme, doktori mund të bëjë një ekzaminim të shpejt për ta konfirmuar. Ai ose ajo do të përdor gishtin të mbuluar me dorëza të lumbrifikuara për të ndjerë brenda dhe përreth zorrës së trashë.
Doktori juaj mund të urdhëroj që të bëni edhe një sigmoidoskopi. Gjatë sigmoidoskopisë, ai ose ajo do ta fus një kamerë të vogël për të shikuar brenda zorrës së trashë. Ata gjithashtu mund të bëjnë edhe një anoskopi. Një instrument i vogël i quajtur anoskop futet disa centimetra në anus për ta ekzaminuar kanalin anal.
Është e rëndësishme që të vizitoni doktorin kur vëreni gjakderdhje nga zorra e trashë. Ju duhet të siguroheni që shkaku janë hemorroidet e jo ndonjë problem tjetër. Gjakderdhja nga zorra e trashë apo anusi mund të jetë shenjë për diçka më serioze, e tillë si kanceri.
A mund të parandalohen apo shmangen hemorroidet?
Gati çdokush ka hemorroide në një kohë. Por, disa gjëra mund t’i rrisin gjasat që ato t’ju formohen. Njerëzit, prindërit e të cilëve kanë pasur hemorroide, ka të ngjarë që do t’i formohen ato. Femrave shtatëzëna shpesh iu formohen hemorroidet, për shkak të sforcimit nga mbajtja e fëmijës dhe lindjes. Të jesh mbipeshë, të qëndroni apo të ngritni shumë pesha, mund t’i përkeqësojnë hemorroidet.
Trajtimi i hemorroideve
Shumicën e kohës, simptomat e hemorroideve largohen pas disa ditëve, madje edhe pa trajtim. Nëse jo, trajtimi fokusohet në lehtësimin e dhimbjeve. Flisni me mjekun familjar para se të përdorni medikamente për hemorroide.
- Bëni dush të ngrohtë.
- Pastrojeni anusin pas çdo zbrazjeje fiziologjike. Bëjeni këtë duke fshirë butësisht me letra higjienike të lagura apo peceta të lagura, të tilla si pecetat për foshnje.
- Përdorni akull për të zbutur enjtjen.
- Përdoni acetaminofen (emri i 1 brendi: Tylenol), ibuprofen (emri i 1 brendi: Motrin), ose aspirin për t’i lehtësuar dhimbjet.
- Aplikoni ndonjë krem që përmban bimën “witch hazel” në zonën e hemorroideve ose përdorni ndonjë krem për mpirje të zonës. Mund të përdorni edhe krem që përmban hidrokortizon, për kruajtje apo dhimbje.
A kam nevojë për operacion?
Hemorroidet e dhimbshme zakonisht ndalen më vete së shkaktuari dhimbje brenda 1 deri 2 javëve. Nëse vazhdojnë të shkaktojnë probleme, flisni me mjekun tuaj. Ligacioni me shirita gome mund të përdoret për t’i trajtuar hemorroidet e brendshme. Kjo bëhet duke vendosur një shirit të vogël gome përreth bazës së hemorroidit. Kjo e ndalon qarkullimin e gjakut në atë zonë dhe kështu hemorroidi thahet.
Hemorroidet e brendshme mund të shkatërrohen duke i injektuar ato me lëndë kimike. Ju mund të keni nevoj për hemorroidektomi (largimi i hemorroidit me operacion) nëse hemorroidet e brendshme janë të lëshuara apo shumë të mëdha.
Të jetosh me hemorroide
Simptomet e hemorroideve mund të vijnë e të shkojnë. Shumë gjëra mund t’i afektojnë ato, sidomos sforcimi për zbrazje fiziologjike. Përdorni këto këshilla për të parandaluar kapsllëkun:
- Përfshini më shumë fibra në dietën tuaj. Frutat e freskët, perime gjethore, buka e bërë vetëm me drithëra si dhe drithërat, janë burime të mira të fibrave.
- Pini shumë lëngje (me përjashtim të alkoolit). Tetë gota ujë në ditë është ideale.
- Ushtroni rregullisht.
- Shmangni laksativët, përveç atyre kundër kapsllëkut, të tillë si Fiberall, Metamucil, etj. Llojet tjera të laksativëve mund të shkaktojnë diarre, që mund t’i përkeqësoj hemorroidet.
- Kur ndjeni se keni nevojë për zbrazje fiziologjike, mos pritni gjatë para se të shkoni në tualet.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A ka ndonjë ndryshim në mënyrën e jetesës që mund të bëjë dhe që mund t’i lehtësoj apo parandaloj hemorroidet?
- Kam parë gjak në letra higjienike. A është kjo serioze?
- A është të kesh hemorroide shenjë e ndonjë gjendje tjetër shëndetësore?
- A do të kem gjithmonë hemorroide?
- A ka medikamente që mund t’i përdor për hemorroide? A ka efekte anësore?