Lart

Pankreatiti: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Pankreatiti quhet inflamacioni (enjtja) e pankreasit tuaj. Pankreasi është gjëndër e cila gjendet pranë stomakut dhe mëlçisë suaj. Pankreasi e kryen tajimin e enzimeve dhe lëngjeve në mënyrë që të ndihmojë në absorbin dhe tretjen e ushqimit. Pankreatiti ndodhë kur enzimet e dëmtojnë pankreasin dhe i shkaktojnë inflamacion.


Ekzistojnë dy lloje të pankreatitit:

  • Pankreatiti akut – zgjatë vetëm disa ditë
  • Pankreatiti kronik – zgjatë shumë kohë, ndonjëherë deri ne disa vite


Të dyja llojet janë sëmundje serioze të cilat mund të shkaktojnë ndërlikime. Pankreatitis mund t’i bëjë pankreatitit dëme të përjetshme, fatmirësisht ekzistojnë disa lloje të ilaçeve të cila iu mundësojnë të kontrolloni dhimbjen dhe të ua mundësojne një jetë normale.

PankreatitisSimptomat e pankreatitit akut janë:

  • Dhimbje në pjesën e sipërme te stomakut e cila shpërndahet deri në shpinën tuaj
  • Përzierja
  • Vjellja
  • Temperatura
  • Rrahje të shpejtuara të zemrës

    Pacientët që vuajnë nga pankreatiti kronik mund të përjetojnë dhimbje të stomakut, përzierje dhe vjellje gjithashtu. Ata gjithashtu mund t’i shfaqin këto simptoma:
  • Nivel i lartë i sheqerit në gjak
  • Humbja e quditshme e peshës
  • Diarrea
  • Jashtëqitje të yndyrshme
  • Verdhëzim i lëkurës dhe syve

Ndonjëherë njerëzit nuk shfaqin fare simptoma deri sa kjo sëmundje të shkaktojë ndërlikime të tjera.
Nëse keni ndonjë nga simptomat e lartëpërmendura, thërrisni mjekun tuaj menjëherë. Nëse nuk mjekohet, pankreatiti mund të shkaktoj ndërlikime të cilat mund të qojnë deri te vdekja.


Shkaktarët

Ekzistojnë një numër i faktorëve të cilët mund ta shkaktojnë pankreatitin. Faktorët më të zakonshëm janë:

  • Gurët në tëmth (këta gurë shkaktohen nga ngurtësimi i lëngjeve tretëse)
  • Konsumimi i tepruar i alkoolit
  • Çrregullime gjenetike të pankreasit
  • Ilaçe të caktuara


    Shkaktarë të tjerë mund të jenë:

  • Pirja e duhanit
  • Nivele të larta të triglicerieve (një lloj yndyre në gjakun tuaj)
  • Nivele të larta të paratiroidies në gjak (sëmundje që quhet hipertiroidë)
  • Nivele të larta të kalciumit në gjak
  • Kanceri i pankreasit
  • Fibroza cistike
  • Familjarë që kanë vuajtur më parë nga pankratiti
  • Operacioni i stomakut
  • Lëndime të stomakut

Në disa raste mjekët nuk e dijnë se çfarë e shkakton pankreatitin.

 

Si diagnostifikohet pakreatiti?

Mjeku juaj do iu bëjë një ekzaminim fizik si dhe do iu pyes për simptomat tuaja. Ai apo ajo do iu udhëzojnë të bëni analiza të ndryshme. Ata gjithashtu mund të iu këshillojnë të bëni skanime dhe fotografime të ndryshme për të kontrolluar për shenja të pankreatitit. Këto skanime përfshijnë ultrazërin, i cili përdorë valët e zërit për të krijuaj një fotografi të organeve tuaja; MRI-të dhe skanimet CT.

 

Mjekimi

Nëse vuani nga pankreatiti mund të iu duhet të qëndroni në spital disa ditë. Atje mund tu ofrojne lëngje përmes infuzioneve, antibiotikë,dhe ilaçe të tjera për të zvogëluar dhimbjet. Shumica e rasteve të pankreatitit janë të buta dhe shërohen me anë të ilaçeve dhe pushimit.

Nëse keni panreatit më të vrazhdë mund të iu nevojitet mënyrë tjetër e mjekimit, ky lloj i mjekimit dallon varësisht nga shkaktari i pankreatitit.


Mjekimet e tilla përfshijnë:

  • Heqjen e gurëve të tëmthit
  • Procedura të tjera. Nëse keni ndonjë psudocistë e cila është infektuar, mjekut tuaj mund t’i duhet ta shterojë atë. Mjeku mund gjithashtu t’i heq indet e dëmtuara të pankreasit nëse është nevoja. Ata mund të kryejnë edhe procedura të tjera për të mjekuar problemet e kanaleve biliare dhe pankreatike.

    Nëse vuani nga pankreatiti kronik mjekimi juaj duhet të përfshijë zvogëlimin e dhimbjes, përmirësojë funksionimin e pankreasit dhe menaxhimin e komplikimeve.Mjekimi gjithëashtu mund të përfshijë edhe:
     
  • Ushqim pa yndyrë
  • Ilaçe për të zvogëluar dhimbjet
  • Insulin për ta menaxhuar rritjen e nivelit të sheqerit në gjak
  • Enzimet në formë të tabletave (për të ndihmuar me tretjen e ushqimit)
  • Vitaminat nëse trupi juaj nuk i përthithë vlerat ushqyese si duhet


Është e mundur që njerëzit që vuajnë nga pankreatiti kronik kanë nevojë për operime kirurgjike. Ky operacion mund të i’u ndihmoj në zvogëlimin e shtypjes dhe bllokimeve në kanalet pankreatike. Operimet mund të përdoren edhe për të hequr apo zëvendësuar pjesë të dëmtuara dhe të infektuara të pankreasit.

Njerëzit që vuajnë nga pankreatiti nuk duhet të pijnë duhan dhe alkool. Disa njerëz mund të zhvillojnë edhe sëmundjen ë diabetit apo kancerin e pankreasit  si pasojë e pankreatitit kronik. Këto sëmundje kërkojnë mjekim të veçantë.

 

Parandalimi

Pankreatiti nuk mund të parandalohet, mirëpo ekzsitojnë hapa që ju mund t’i ndërmerrni për t’i ulur gjasat që të prekeni nga kjo sëmundje. Këto hapa përfshijnë: 

  • Zhvilloni stil të shëndetshëm të jetesës, si dhe humbni peshë nëse është e nevojshme. Duke mbajtur një peshë të shëndetshme, ju siguroheni që pankreatiti juaj të funksioj si duhet, si dhe zvogëloni rrezikun që shkaktarë të caktuar mund të kenë në zhvillimin e kësaj sëmundje. Këtu përfshihen gurët e tëmthit, obeziteti dhe diabeti. Ushqehuni shëndetshëm me ushqime pa yndyrë dhe ushtroni rregullisht.
  • Shmangni alkoolin. Përdorimi i tepërt i alkoolit është shkaktari kryesorë i pankreatitit akut dhe kronik. Bisedoni me mjekun tuaj nëse keni problem të menaxhoni sasinë e alkoolit të konsumuar.
  • Mos pini duhan. Pirja e duhanit është një ndër shkaktarët e pankreatiti. Rreziku juaj rritet eksponencialisht nëse ju pini duhan dhe alkool. Bisedoni me mjekun tuaj nëse keni nevojë për ndihmë ne mënyrë që ta lini duhanin.

Jeta me sëmundjen e pankreatitit

Pankreatiti mund të jetë sëmundje e vazhdueshme. Simptomat tuaja mund të përkeqësohen, apo mund të largohen dhe pastaj të rikthehen pas një kohe. Ju mund të ndjeni depresion, zemërim dhe frustrim. Dhimbja kronike mund tua vështirësoj kryerjen e aktiviteteve të përditshme, bisedoni me mjekun tuaj se si t’i menaxhoni këto sfida.

Për ta menaxhuar pankreatitin ju duhet:

  • T’i ndiqni këshillat e mjekut tuaj me vëmendje.
  • Të bashkëpunoni me mjekun tuaj për të planifikuar plan të shëndetshëm të të ushqyerit.
  • Heqni dorë nga alkooli dhe pirja e duhanit. Bisedoni me mjekun tuaj se si të heqni dorë nga këto vese
  • Pini mjaftueshëm ujë pasi që pankreatiti shkakton dehidratim.
  • Nëse pankreatiti kronik iu ka shkaktuar depresion, flisni me mjekun tuaj pasi që ilaçet kundër depresionit apo biseda me ndonjë këshilltarë mund të iu ndihmojë.
  • Shkruani një listë për qëllimet të cilat doni t’i arrini për të përmirësuar stilin e jetës tuaj. Për shembull të bëni gjumë më të rehatshëm, të bëni ushtrime fizike, ta zvogëloni nivelin e stresit dhe të mësoheni se si të çlodheni.


Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Cilat ilaçe e bëjnë mjekimin e pankreatitit dhe cilat janë efektet anësore?
  • A ëshë pankreatiti shenjë paralajmëruese për ndonjë sëmundje tjetër?
  • Çfarë ndryshime duhet të bëjë në stilin tim të jetesës për ta lehtësuar mjekimin e pankreatitit?

 

Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com