Lart

Refluksi: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Emri medicional për këtë sëmundje është sëmundja e refluksit gastroezofageal (SRGE). Nganjëherë thirret refluks acidik ose urth. Refluksi shfaqet kur acidi nga ushqimi dhe lëngjet në stomak kthehet në fyt (ezofag). Mund të shfaqet në çfarëdo moshe, edhe tek foshnjat. Shumë herë, ju ose mjeku juaj mund të përcaktoni shkaktarët e refluksit.

Refluksi

 

Simptomat e refluksit

Simptoma më e zakonshme është gromësitja. Ju do të keni shije të keqe në gojë (si acid) dhe një djegie në fyt ose gjoks. Simptoma tjera (pa djegie) mund të përfshijnë simptoma si kollitje të thatë, astma dhe vështirësi në përtypje. Simptoma më pak të zakonshme  përfshijnë pështymë të tepërt, dhe dhimbje të fytit.

 

Çfarë shkakton refluks?

Refluksi shkaktohet nga një muskul i dobësuar në fund të fytit. Muskuli nuk mbyllet siç duhet, gjë që lejon kthimin e acidit në fyt.

 

Si diagnostikohet refluksi?

Mjeku juaj do të fillojë me diskutimin e simptomave tuaja. Jo të gjithë ata që kanë episodë të refluksit kanë SRGE. Mjeku juaj do t’iu bëjë testime të shumta. Testime të tilla përfshijnë:

  • Testim i provës së acidit ambulator (pH): Ky test matë aciditetin në stomak  për 24 orë. Mjeku juaj do të vendosë një gyp të hollë në hundën tuaj. Ky gyp është i lidhur me një kompjuter të vogël të lidhur rreth belit tuaj. Një verzion tjetër përfshinë një provë të vogël të vendosur në fytin tuaj. Kjo provë trasmeton sinjalë për një periudhë kohore. Pas dy ditësh, prova bie dhe largohet me jashtëqitje.
  • Rëntgeni: Rëntgeni shikon brenda pjesës së sipërme të sistemit tretës (fyti, stomaku, dhe pjesa e sipërme e zorrës. Për këtë test, ju do të duhet të pini një lëng të bardhë. Ky lëng mbulon brendësinë e traktit digjestiv, për të ofruar një pamje më të mirë nga brenda.
  • Endoskopia: Kjo është e ngjashme me gypin e e vogël dhe të hollë të përdour për testimin e pH-së. Mirëpo, ky tub është i lidhur me një kamerë të vogël, e cila i lejon mjekut të shikojë brenda pjesës së sipërme të traktit digjestiv. Ai ose ajo mund të përdorë kamerën për t’i udhëzuar në marrjen e një mostre të indeve për t’i dërguar në laborator.
  • Testi i mobilitetit ezofagal (manometria): Ky test mat lëvizjen dhe presionin e ezofagut, dhe përfshinë insertimin e një gypi të hollë nga hunda, në fyt.

 

A mund të parandalohet ose shmanget refluksi?

Ekzistojnë shumë ndryshime të mënyrës së jetesës që mund të bëni për të reduktuar ose eliminuar refluksin. Kjo përfshinë ngrënien e tepërt, alkoolin, ushqime pikante, me yndyrë dhe acidike, ngrënia afër kohës së gjumit, mbipesha, dhe veshja e rrobave të ngushta. Kur ju shmangni këto shkaqe, kualiteti i jetës përmirësohet.

 

Trajtimi

Nëse simptomat janë të lehta, trajtimi mund të mos jetë i nevojshëm. Pyetni mjekun tuaj nëse ai ose ajo rekomandon marrjen e ilaçeve për lehtësimin e simptomave. Ilaçet pa përshkrim të mjekut janë efektive për trajtimin e rasteve të lehta të refluksit. Këto ilaçe përfshijnë:

  • Antacidet: Këto janë ilaçe me funksionim të shpejtë që zvogëlojnë acidin e stomakut. Fatkeqësisht, antacidet vetë nuk shërojnë dëmtimin që acidi i stomakut shkakton në fytin tuaj. Nganjëherë, përdorimi i tepërt i antacideve mund të shkaktojnë diarre ose konstipacion.
  • Bllokuesit H-2 të receptorëve: Këto ilaçe zvogëlojnë krijimin e acideve. Ato nuk veprojnë aq shpejtë sa antacidet. Sidoqoftë, ata ofrojnë lehtësim më të gjatë (deri në 12 orë). Verzione më të forta të këtyre ilaçeve janë në dispozicion me përshkrim të mjekut.
  • Inhibitorët e pompave të protonit: Këto ilaçe bllokojnë krijimin e acidit dhe shërojnë dëmtimet e fytit dhe janë më të forta se bllokuesit H-2 të receptorëve.

Nëse këto ilaçe nuk janë duke ofruar lehtësim pas disa javësh, kontaktoni mjekun tuaj. Mjeku mund t’iu jap udhëzim për bllokues H-2 të receptorëve ose inhibitorë të pompave të protonit. Gjithashtu, mjeku mund të përshkruaj ilaçe për të forcuar muskulin unazor të pjesës së sipërme të ezofagut. Ky ilaç mund të zvogëlojë numrin e relaksimeve të muskujve. Mjeku juaj mund të kombinojë më shumë se një ilaç, varësisht nga ashpërsia e refluksit.

Në disa raste, kirurgjia mund të jetë e nevojshme për të trajtuar refluksin, si p.sh. në rastet kur ilaçet nuk ndihmojnë ose nëse dëshironi zgjidhje afatgjate. Llojet e operacioneve kirurgjike mund të përfshijnë:

Laparoskopia: Ky operacion riforcon muskujt e poshtëm të ezofagut. Një kirurg do të mbështjell majën e stomakut të pjesës së poshtme të ezofagut. Kjo do të thotë se kirurgu bën tri ose katër prerje të abdomenit. Ai ose ajo do të insertojë instrumente, duke përfshirë një gyp me kamerë të vogël, përmes prerjeve.

Kirurgjia e linksit: Ky operacion forcon muskujt e ezofagut. Mjeti i links-it është unazë e përbërë nga titaniumi. Ky operacion mbështjellë unazën rreth zonës ndërmjet stomakut dhe ezofagut. Tërheqja magnetike e rruazave të unazës është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur të mbyllur hapjen ndërmjet këtyre. Kjo nuk e lejon acidin të kthehet prapë në fyt. Sidoqoftë, është mjaftueshëm e dobët për ta lejuar ushqimin të kalojë. Operacioni është minimalisht invaziv.

 

Të jetosh me refluks

Jetesa me refluks mund të jetë e tmerrëshme nëse nuk trajtohet. Planifikimi dhe të qenit i vetëdijëshëm për shkaktarët e refluksit mund të ndihmojnë. Bëni ndryshime në dietën tuaj dhe mënyrën e jetesës që mund të përmirësojnë kualitetin e jetës.

Për shembull, nëse e dini se ngrënia para gjumit shkakton refluks, shmangni ushqimin vonë. Nëse nuk mund të evitoni një shkaktarë, planifikoni marrjen e ilaçeve për trajtimin e simptomave të refluksit. Nëse keni provuar gjithçka (duke përfshirë ndryshimin e dietës dhe mënyrës së jetesës), dhe nuk kanë ndihmuar, vizitoni mjekun.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Pse disa ushqime mund të shkaktojnë refluksin disa herë e herët tjera jo?
  • A është refluksi trashëgues?
  • A mund të shërohet fyti me kohë pasi që ta keni sëmundjen nën kontrollë?
  • A e rritë refluksin shtatëzënia?
Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com