Të Vjellat dhe Diarrea
Përmbajtja
Të vjellat dhe diarrea mund të jenë shumë të dëmshme sepse ato shkaktojnë dehidratimin. Dehidratimi shkaktohet si pasojë e humbjes së lëngjeve. Fëmijët dhe personat e moshuar mund të dehidratohen më shpejtë, mirëpo dehidratimi mund t’iu njerëzve të të gjitha grup-moshave.
Çfarë i shkakton të vjelljurat dhe diarrenë?
Të vjellurat dhe diarrea mund të shkaktohen nga një grumbull gjërash, përfshirë këtu: virusët, bakteriet, parazitët, ilaçet e caktuara apo sëmundje të ndryshme. Ushqimet të cilat treten vështirë si: sheqerkat, mishi i pagatuar mirë apo peshku.
Si mund ta parandaloj dehidratimin?
Të gjithë personat që vjellin disa herë radhazi dhe kan diarre, duhet t’i zëvendësojnë patjetër lëngjet trupore dhe elektrolitet.
- Te foshnjet: nëse jeni duki i ushqyer me gji, vazhdoni t’i ushqeni pasiqë qumështi i gjirirt i ka të gjitha lëngjet dhe elektrolitet e nevojshme për ta parandaluar dehidratimin. Mjeku mund të iu këshilloj që t’i jepni foshnjës suaj edhe përzierje orale për rehidratim.Nëse e ushqeni foshnjën tuaj me qumësht pluhur, ndërrojeni formulën për ndonjë qumësht pa laktozë gjatë periudhës që foshnja juaj është e sëmurë. Laktoza e përkeqëson diarrenë. Mjeku mund të iu sygjeroj që për 12 deri në 24 orë ta ushqeni foshnjën vetëm me përzierje për rehidratim dhe ta anashkaloni qumështin.
- Te fëmijët: deri në moshë 3 vjeçare përdorni ndonjë përzierje për rehidratim që përmbajnë sasinë e duhur të kripës, sheqerit, kaliumit dhe vlerave të tjera ushqyese për t’i zëvendësuar lëngjet e humbura.Fëmijët e moshës mbi 1 vjeçare mund të pinë edhe supë të hollë, pije me gaz pa ngjyrë dhe lëngje të frutave të përziera me përgjysëm me ujë. Mos i jepni fëmijës tuaj ujë pa e përzier me diçka tjetër.
- Te të rritur dhe personat e shtyrë në moshë: duhet të pijë rreth 2 litra ujë për t’i zëvendësuar lëngjet e humbura. Të rriturit gjithashtu mund të përdorin përzierje për rihidratim.
Çfarë janë përzierjet orale për rrehidratim?
Përzierjet për rehidratim shërbejnë për t’i zëvendësuar lëngjet dhe vlerat ushqyese të cilat humbasin si pasojë e vjelljeve dhe diarresë. Këto përzierje mund të përdoren të foshnjet, fëmijët dhe të rriturit. Këto përzierje mund të blihen në disa forma, në formë të pluhurit që të përzihen pastaj me ujë, në formë të lëngët, apo edhe në formë të ngrirë. Këto përzierje mund t’i gjeni në shumicën e marketeve dhe barnatoreve.
Për t’i përdorur këto përzierje kundër të vjellave, konsumojeni në sasi të vogla, p.sh. nga një lugë çaji për çdo minutë. Nëse personi ka të vjella edhe pas konsumimit të përzierjes, prisni 30 deri në 60 minuta para se të vazhdoni tu jepni përzierjen sërish. Konsumimi në sasi më të vogla i rritë gjasat tuaja që të mos e vjellni edhe përzierjen.
Kur personit t’i ndalen të vjellat ata mund të fillojnë të konsumojnë përzierjen në sasi më të mëdha. Nëse personi ka diarre mirëpo nuk ka të vjella, ata sërish mund t’i përdorin përzierjet për rehidratim. Mjeku mund të iu kërkoj t’i kushtoni vëmendje sasisë së lëngjeve që fëmija apo personi i moshuar po konsumojnë. Mund të përdorni gotë matëse për të iu ndihmuar të kontrolloni sasinë e lëngjeve që pacienti ka konsumuar.
A duhet të përdorë ilaçe kundër të vjellurave dhe diarresës?
Zakonisht nuk do iu duhet të përdorni ilaçe pasiqë të vjellat dhe diarrea nuk zgjasin shumë. Nëse këto simptoma janë shkaktuar nga ndonjë virus atëherë të vjellat dhe diarrea janë mënyra se si trupi ynë e largon infeksionin. Përdorimi i ilaçeve madje mund ta pengoj trupin tuaj të shërohet. Përdorimi i antibiotikëve gjithashtu nuk është i nevojshëm. Bisedoni me mjekun familjar nëse mendoni se fëmija juaj ka nevojë për ilaçe.
Si mund ta di nëse fëmija apo ndonjë familjar tjetër është dehidratuar?
Është e vështirë të dimë kur dikush është dehidratuar. Zakonisht kur dikush fillon të shfaqë dehidratimin ata kan qenë të dehidratuar për një kohë të gjatë. Nëse vëreni ndonjë nga shenjat e dehidratimit, posaqërisht te foshnjet, fëmijët dhe të moshuarit kontaktoni menjëherë mjekun. Nëse dehidratimi ka arritur shkalla të larta, mund të jetë e domosdoshme që lëngjet të zëvendësohen në mënyrë intravenoze (përmes infuzioneve).
Shenjat e dehidratimit
- Sasi e vogël e urinës, apo urinë me ngjyrë më të errët se zakonisht
- Urinimi më i rrallë (më pak se 6 pelena të lagura brenda 8 orëve te foshnjet)
- Etja (foshnjet tregojnë se janë të etura përmes të qajturit dhe pinë vrullshëm kur iu ofrohet pija)
- Irritimi
- Mungesa e oreksit
- Gojë e tharë
- Të qajturit pa lotë
- Te foshnjat më të vogla se 18 muaj një gropë e butë në kokat e tyre
- Lëkurë me më pak elasticitet
- Përgjumësia
Kur duhet ta kontaktoj mjekun?
Kontaktoni mjekun tuaj nëse diarrea dhe të vjellurit nuk po përmirësohen, apo nëse personi që po i përjeton simptomat është:
- Më i vogël se 6 muaj.
- Është më i madh se 6 muaj por ka temperaturë më të lartë se 38.5 gradë celsius.
- Duke shfaqur simptoma të dehidratimit (shiko listën më lartë).
- Ka pasur të vjella për më shumë se 8 ore, apo është duke vjellur furishëm.
- Ka gjak në jashtëqitjen e tyre.
- Duke vjellur gjak.
- Nuk ka urinuar brenda 8 orëve.
- Ka përbirë diçka që mund të jetë e helmueshme.
- Ka qafë të tendosur dhe kokëdhimbje.
- Është shumë i përgjumur.
- Ka pasur dhimbje të stomakut për më shumë se 2 orë.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A mund të jenë të vjellurat dhe diarrea shenja paralajmëruese për ndonjë sëmundje tjetër?
- A mund ta mjekojnë ilaçet diarrenë dhe të vjellurat?
- Çfarë të bëjë nëse dyshoj se fëmija im është duke vuajtur nga helmimi prej ushqimeve?
- Fëmija im vuan shpesh nga diarrea. A duhet të shetësohem?
- Çfarë të bëjë nëse fëmija im nuk pi dhe nuk ha gjatë kohës që ka të vjellura dhe diarre?