Lart

Thartira: Simptomat, Diagnostikimi dhe Trajtimi

Thartira është ndjenja e djegies e cila krijohet në pjesën e poshtme të gjoksit, e cila përcillet me shije të thartë në fyt dhe gojë. Zakonisht shfaqet pasi keni ngrënë një vakt të bollshme apo pasi keni qëndruar shtrirë. Kjo ndjenjë mund të zgjasë disa minuta apo disa orë.

Simptomat e thartirës

Simptomat e thartirës dallojnë shpesh. Ato mund të jenë simptoma të lehta apo ekstreme. Ashpërsia e thartirës dallon nga sasia dhe cilësia e ushqimit që keni konsumuar. Simptoma kryesore e thartirës është ndjenja e djegies në fyt dhe në gjoks. Kjo shkaktohet kur acidi i lëngët nga ushqimi apo pijet që konsumoni kthehet sërish në ezofag. Ju mund të keni vështirësi të gëlltiteni. Acidi madje mund tu shtyej të kolliteni apo të ua ngjirë zërin.

thartira

Çfarë e shkakton thartirën?

Kur ju ushqeheni, ushqimi kalon nga goja juaj në një tub të quajtur ezofag. Ezofagu është i gjatë rreth 25 centimetra te shumica e njerëzve. Për të hyrë në stomak, ushqimi fillimisht duhet të kalojë nëpër hapjen me ezofagut dhe stomakut. Kjo hapje shërben si një lloj porte e cila e lejon ushqimin të kaloj në stomakun tuaj. Zakonisht kjo çarje mbyllet sapo ushqimi kalon në stomak.

Mirëpo nëse çarja nuk mbyllet plotësisht, acidi nga stomaku juaj kalon në ezofag. Kjo njihet ndryshe edhe si refluks. Acidi i stomakut mund ta irritoj ezofagun dhe të shkaktojë thartirë.

Hiatal hernia gjithashtu mund të shkaktojë thartirë. Hiatal hernia është sëmundje ku një pjesë e stomakut është e shtyrë më lartë përmes diafragmës (muskuli në mes të stomakut dhe gjoksit). Kjo sëmundje ndonjëherë shkakton edhe thartirë.

 

Si diagnostikohet thartira?

Juve nuk u duhet një mjek për ta diagnostikuar thartirën, pasi që simptomat janë shumë lehtë të dallueshme. Për më tepër ekzistojnë ilaçe të cilat secili prej nesh i mban në shtëpi, të cilat i lehtësojnë simptomat. Nëse keni dyshime se a jeni duke përjetuar thartirë apo jo, atëherë ju duhet të bisedoni me mjekun tuaj. Mjeku do iu diagnostikoj saktësisht duke u bazuar në simptomat tuaja.

 

A mund të parandalohet thartira?

Ju mund të jeni në gjendje ta parandaloni thartirën duke i bërë disa ndryshime në mënyrën tuaj të jetesës.

Këshilla për parandalimin e thartirës:

  • Vendosni blloka 14-20 centimetra në krevatin tuaj në anën nga e vendosni kokën.
  • Mundohuni të mos shtriheni së paku për 2 deri në 3 orë pasi keni ngrënë. Nëse flini gjatë ditës, mundohuni të flini në kolltuk.
  • Ndaloni pirjen e duhanit.
  • Humbni peshë nëse jeni mbipeshë
  • Mos hani më shumë se që duhet
  • Konsumoni ushqime që kanë shumë proteinë dhe pak yndyrë
  • Shmangiuni rrobave dhe rripave shumë të ngushtë
  • Shmangiuni ushqimeve të cilat e keni vërejtur se iu shkaktojnë thartirë

Çfarë e përkeqëson thartirën?

Shumë gjëra mund të ndikojnë në përkeqësimin e thartirës. Thartira më së shpeshi shfaqet pas ngrënies së tepruar, kur jeni duke u përkulur apo kur jeni duke ndenjur shtrirë. Shtatzania, stresi dhe ushqime të caktuara gjithashtu mund të ndikojnë në përkeqësimin e thartirës.

Gjëra të cilat mund ta përkeqësojnë thartirën:

  • Pirja e duhanit
  • Kafeja (edhe kur ësht pa kafeinë) dhe pijet e tjera të cilat përmbajnë kafeinë
  • Alkooli
  • Pijet e gazuara
  • Agrumet
  • Produktet e domateve
  • Çokollata dhe karamelet me mentë
  • Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë apo janë djegës (si pica, sosi djegës, kerri)
  • Qepët
  • Ndenja shtrirë menjëherë pas ngrënies
  • Mbipesha
  • Aspirina apo ibuprofeni
  • Ilaçe të caktuat (disa sedativë dhe ilaçe kundër shtypjes së lartë të gjakut)

Thartira

Nëse ndryshimet në stilin e jetesës dhe antacidët nuk ua ndihmojnë lehtësimin e simptomave, atëherë bisedoni me mjekun tuaj. Mjeku juaj mund tu sugjeroj përdorimin e ilaçeve të ndryshme. Ai gjithashtu mund të këshilloj të bëni disa teste, si:

Testi i pH për të kontrolluar nëse keni acid në ezofag.

Endoskopi është për tu siguruar se nuk jeni duke vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër. Gjatë endoskopisë mjeku do të vëzhgojë stomakun tuaj përmes një tubi të hollë dhe të gjatë. Ky tub futet brenda përmes ezofagut. Mjeku juaj mund tu kontrolloj edhe për pylori (bakteria e cila është përgjegjëse për shkaktimin e ulçerave).

 

Cilat ilaçe përdoren për mjekimin e thartirës?

Disa lloje të ilaçeve mund të përdoren për mjekimin e thartirës. Antacidët e bëjnë neutralizimin e acidit që gjendet në stomak. Për shumicën e njerëzve, antacidët të cilët secili prej nesh i mban në shtëpi, kryejnë mjaftueshëm punë për t’i lehtësuar simptomat.

Megjithatë, nëse i përdorni antacidët shumë shpesh ato mund të shkaktojnë diarre apo kapsllëk. Kërkoni antacidë që përmbajnë hidroksid magnezi dhe hidroksid alumini. Njëra nga këto shkakton kapsllëk ndërsa tjetra diarre, në këtë mënyrë ato e balancojnë njëra-tjetrën.

Disa lloje të antacidëve janë: Mmaalox, Mylanta dhe Riopan. Ndiqni manualin e konsumimit i cili është i shkruar në paketim. Bllokuesit H2 (si Pepcidi, Tagameti, Zantac) e zvogëlojnë sasinë e acidit që stomaku juaj prodhon. Disa nga këto ilaçe mund të blihen edhe pa përshkrimin e mjekut.

Ilaçe të tjera si omeprazolët dhe lansoprazolët, gjithashtu e zvogëlojnë sasinë e acidit që stomaku juaj prodhon. Metoclopramidët e zvogëlojnë refluksin e acidit. Bisedoni me mjekun tuaj për të përcaktuar ilaçin e duhur për ju.

A mund të jetë thartira sëmundje serioze?

Nëse ju ndjeni thartirë vetëm kohë pas kohe, atëherë nuk është serioze. Mirëpo nëse ndjeni thartirë shpesh, atëherë kjo mund të shpie deri te ezofagitits (pezmatimi i ezofagut). Nëse ezofagititis bëhet shumë i ashpër, atëher ezofagu mund të zvogëlohet. Kjo mund të shkaktojë gjakderdhje dhe probleme në gëlltitje. Nëse ju ndjeni thartirë më shpesh se sa “ndonjëherë”, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje më serioze. Sëmundje të tilla mund të jenë:

  • Sëmundja e acidit refluks
  • Sëmundja e gastroezfagut refluks (GERD)
  • Pezmatim i shtresës së brendshme të stomakut (gastritis)
  • Hiatal hernia
  • Ulçera peptike

Jeta me thartirë

Ndonjëherë dhimbjet e gjoksit mund tu duken si thartirë, kur në fakt ato janë shenja të sëmundjeve të zemrës. Nëse e keni ndonjë nga simptomat e cekura më poshtë, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj:

  • Keni vështirësi apo dhimbje kur gëlltiteni
  • Jeni duke vjellur gjak
  • Jashtëqitjet tuaja janë të zeza apo përmbajnë gjak
  • Ju ndalet fryma
  • Keni marramendje
  • Keni dhimbje në supe dhe qafë
  • Djersiteni nga dhimbja e gjoksit
  • Keni dhimbje gjatë ushtrimeve fizike
  • Ndjeni thartirë shpesh (më shumë se 3 herë gjatë javës) për më shumë se 2 javë

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Cilat ilaçe shtëpiake e mjekojnë thartirën? Cilat prej tyre i rekomandoni ju?
  • Çfarë është duke më shkaktuar thartirën dhe si mund t’i lehtësojë simptomat?
  • A mund të bëjë ndryshime në mënyrën e jetesës për ta përmirësuar gjendjen time?
  • A ëshë thartira shenjë për ndonjë sëmundje tjetër?
  • Ushqimet e mia të preferuara po më shkaktojnë thartirë. Përveç se tu shmangem këtyre ushqimeve tërësisht, a ka ndonjë mënyrë tjetër për ta parandaluar thartirën?

 

Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com