Lart

Virusi i Stomakut: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Gastroenteriti është një shprehje mjekësore për një virus të stomakut. Shumë njerëz e quajnë atë grip të stomakut. Nuk është e njëjtë me influencën e cila është një sëmundje e frymëmarrjes. Ky është një inflamacion i mukozws së stomakut. Virusi i stomakut mund të godasë cilindo në çdo moshë.

Mund të jetë i dëmshëm për foshnjat, njerëzit e moshuar dhe të gjithë ata që kanë sistem imunitar të dobët, të cilët mund të krijojnë komplikime. Këto viruse zakonisht janë të lehta dhe mund të largohen pa intervenim. Raste të rënda të virusit të stomakut mund të ju sjellin probleme të tjera shëndetësore ose vdekje.

Virusi i Stomakut

Simptomat e virusit të stomakut

Simptomat e zakonshme përfshijnë:

  •   Dhimbje stomaku
  •   Neveri dhe vjellje
  •   Humbje apetiti
  •   Diarre
  •   Ethe
  •   Dhimbje koke dhe trupi

Çfarë e shkakton virusin e stomakut?

Disa gjëra mund të shkaktojnë virusin e stomakut:

  • Noroviruset: Ky është shkaku kryesor. Kjo përfaqëson një familje virusesh.
  • Rotaviruset: Ky është një infeksion viral dhe është e zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
  • Infeksionet virale të stomakut janë ngjitëse. Është e lehtë për të marrë dhe për të mbartë një virus stomak. Ajo përhapet nga kontakti me një person ose objekt të infektuar. Viruset e stomakut ka gjasa të përhapen në vende me shumë njerëz. Kjo përfshin shkollat, ditëlindjet, shtëpitë e pleqve, aeroplanët, anijet turistike dhe spitalet. Virusët e stomakut janë të zakonshme në muajt e motit të ftohtë.

Si diagnostikohet një virus i stomakut?

Mjeku juaj do të bëjë një provim fizik dhe t’ju bëjë pyetje rreth simptomave tuaja. Mjeku mund t’ju kërkojë të ofroni një mostër fecesi për t’i përjashtuar problemet e tjera shëndetësore.

 

A mund të parandalohen ose shmangen viruset e stomakut?

Një vaksinë e gripit nuk do të parandalojë virusin e stomakut. Vaksina vetëm parandalon virusin e influencws. Kjo është një sëmundje e frymëmarrjes. Norovirusi mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Prandaj, vaksinat ende janë duke u studiuar.

Vaksina rotavirus është në dispozicion. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS) u rekomandon fëmijëve të marrin vaksinë rotavirus. Ekzistojnë dy vaksina të ndryshme. Ata duhet të marrin 2 deri në 3 doza. Fëmijët duhet të marrin vaksinën e plotë para 8 muajsh.

Ju mund të ndihmoni në parandalimin ose shmangien e virusit të stomakut duke bërë këto gjëra:

  • Lani duart shpesh.
  • Mbuloni gojën dhe hundën kur teshtini ose kolliteni.
  • Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet në shtëpinë, zyrën dhe klasën tuaj.
  • Përdorni dezinfektuesin e duarve pasi keni qenë në publik. Ndani teshat e palara tw një personi të sëmurë nga pjesa tjetër e familjes.
  • Qëndro larg nga njerëzit që kanë virusin.
  • Nëse keni virus të stomakut, jini përgjegjës. Mos i ekspozoni të tjerët ndaj virusit. Kjo përfshinw bebet, njerëzit e moshuar dhe njerëzit me sistem të ulët imunitar. Mos shkoni në shkollë, punë, apo vende publike.

Trajtimi i virusit të stomakut

Nuk ka ilaçe që mund të trajtojnë virusin e stomakut. Ju mund të bëni gjëra për të lehtësuar simptomat:

  • Hani ushqime të buta.
  • Pini pije të kthjellëta dhe të gazuara (birra nga xhenxhefili është më e mira).
  • Qëndroni të hidratuar.

 

Lexo poashtu: Lija e Ujit: Simptomat, Diagnostikimi dhe Parandalimi

 

Vjellja, diarreja dhe mosngrënia ose mospirja shkakton dehidratim. Nëse jeni të dehidruar, mund t’ju duhet të shkoni në spital për të marrë lëngje IV. Një tretësirë e kripur do të injektohet në venat tuaja për të zëvendësuar lëngjet e humbura. Shenjat që jeni të dehidratuar, përfshijnë:

  • Urinë të errët, të verdhë
  • Rritje e etjes
  • Ndjeheni i trullosur ose i lodhur
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Frymëmarrje e shpejtë
  • Mungesë e energjisë
  • Ngatërrim
  • Nervozizëm
  • Bebet do të jenë të shqetësuara dhe qajnë (ato nuk do të kenë lot nëse janë të dehidruar)

Uji ose pijet sportive me vitamina dhe lëndë ushqyese janë të dobishme. Shmangni kafeinën dhe alkoolin, pushoni. Të rriturit mund të marrin ilaçe të tilla si aspirina ose ibuprofeni për të ndihmuar në reduktimin e etheve dhe dhimbjeve. Kontaktoni mjekun tuaj nëse simptomat tuaja vazhdojnë ose përkeqësohen. Simptoma të rënda përfshijnë krizat.

 

Të jetosh me virus të stomakut

Viruset e stomakut janë shpesh të butë dhe largohen vet nga 1 deri në 3 ditë. Bebet, të rriturit më të moshuar ose njerëzit që kanë sistem të dobët imunitar duhet ta shohin menjëherë mjekun. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e infektimit të tyre nga përkeqësimi.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Si mund ta di nëse virusi është norovirus apo rotavirus?
  • A mund të marr virusin më shumë se një herë në sezon?
  • Çfarë duhet të bëj nëse jam shtatzënë dhe kam virus të stomakut?
  • A ka komplikime të rënda nga norovirusi ose rotavirusi?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com