Lart

Malaria: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Malaria është sëmundje serioze e shkaktuar nga një parazit. Paraziti bartet nga një lloj mushkonje. Njerëzit që kanë malarie sëmuren rëndë me simptoma të ngjashme me simptomat e gripit. Nëse lihet pa u trajtuar, malaria shpejt mund të bëhet shumë serioze. Madje mund të jetë edhe fatale.

Malaria është gati e zhdukur nga Shtetet e Bashkuara. Por është e zakonshme në shtetet në zhvillim me klimë të ngrohtë. Këto zona përfshijnë:

  • Amerikën Qendrore dhe Jugore
  • Vendet Hispanike (Haiti dhe Republika Domenikane)
  • Afrikën
  • Europën Lindore
  • Azinë Jug-Lindore
  • Pjesën Jugore të Paqësorit

Njerëzit që udhëtojnë në këto vende mund të sëmuren. Nëse jeni duke udhëtuar në një zonë ku malaria është e zakonshme, ju duhet të jeni në dije për rrezikun dhe të merrni masa paraprake. Kontrolloni faqen e Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) për informacion në lidhje me shqetësimet për shëndetitin gjatë udhëtimeve para se të shkoni në lokacionet internacionale.

Malaria

 

Simptomat e malaries

Janë 4 lloje të parazitëve të malaries që mund të infektojnë njerëzit. Simptomat e secilit lloj janë në përgjithësi të njëjta. Një lloj ka tendencë të shkaktojë simptomat më të rënda dhe ka më shumë gjasa të çojë në vdekje se llojet tjera. Simptomat e zakonshme të malaries përfshijnë:

  • Temperaturë të lartë (shpesh mund të jetë 40° C ose më e lartë)
  • Rrënqethje
  • Dridhje
  • Djersitje ekstreme
  • Lodhje
  • Parehati (e quajtur malaizë) dhe dhimbje të trupit
  • Dhimbje të kokës
  • Të përziera, vjellje dhe diarre
  • Anemi
  • Verdhëz (zverdhje e lëkrurës dhe syve)

Shumica e njerëzve përjetojnë simptoma 10 ditë deri në 4 javë pas një infeksioni. Është e mundur të mos keni simptoma  deri në 1 vit pasi që jeni infektuar. Dy lloje të malaries mund të shfaqen prapë. Parazitët mund të rrinë në gjumë në mëlçi për disa muaj deri në 4 vite pas infeksionit. Kur bëhen përsëri aktiv, personi sëmuret përsëri.

 

Çfarë shkakton malarien?

Malaria shkaktohet nga një parazit që bartet nga mushkonjat. Nëse një mushkonjë që është duke e bartur këtë parazit i’u thumbon, paraziti mund të hyjë në gjakun tuaj. Paraziti lëshon vezë, të cilat zhvillohen në më shumë parazitë. Ata ushqehen në qelizat tuaja të gjakut derisa ju sëmureni shumë.

Pasi që paraziti jeton në gjak, malaria mund të shpërndahet në mënyra tjera. Këto përfshijnë transfuzionet e gjakut, transplantet e organeve, përdorimi i përbashkët i gjilpërave të kontaminuara, dhe nga nëna te fëmija. Nuk është sëmundje ngjitëse, prandaj nuk mund të përhapet nga personi në person.

 

Si diagnostikohet malaria?

Një test gjaku mund të konfirmojë se keni malarie. Nëse dyshoni se keni malarie, tregojini mjekut tuaj menjëherë.

A mund të parandalohet ose shmanget malaria?

Ka hapa që mund të merrni për të shamangur marrjen e malaries. Për ta mbrojtur veten nga marrja e saj ju duhet të bëni çfarëdo që mundeni që të mos e lejoni veten të thumboheni nga mushkonjat.

  • Flini në një dhomë me perde në dritare dhe dyer.
  • Përdorni një rrjetë mushkonjash mbi shtratin tuaj.
  • Spërkatni rrjetën me permetrin, një spërkatës që largon mushkonjat. Vishni pantallona me ngjyra të çelura dhe këmisha me mëngë të gjata.
  • Mbroni veten me një spërkatës që largon insektet i cili përmban jo më shumë se 35% të një kemikati të quajtur DEET.
  • Shmangni daljen jashtë pa mbrojtje në mbrëmje, kur mushkonjat janë zakonisht më aktive.

 

Çfarë ilaçesh mund të marr për të parandaluar malarien?

Nëse planifikoni të udhëtoni në një vend ku malaria është e zakonshme, ju me siguri do të merrni një ilaç që  i’u mbron nga sëmundja. Ky quhet ilaç “profilaktik” i malaries. (Profilaktik do të thotë se përdoret për të parandaluar sëmundjen). Por mbajeni në mend se asnjë ilaç nuk mund t’iu mbrojë 100%.  Ju prapë duhet të merrni masa tjera paraprake për të parandaluar thumbimin nga mushkonjat.

Vizitoni mjekun tuaj para udhëtimit. Ju do të keni nevojë të filloni marrjen e ilaçeve disa ditë ose disa javë para se të largoheni nga vendi. Merrni ilaçet gjatë udhëtimit tuaj dhe për 1 deri në 4 javë pas. Sa gjatë i merrni pas udhëtimit varet nga lloji i ilaçeve që po merrni.

Është me rëndësi të vazhdoni marrjen e ilaçeve pas udhëtimit tuaj. Parazitët e malaries mund të jenë akoma në gjakun tuaj. Nëse ndaloni marrjen e ilaçeve shumë herët, mund t’iu jap parazitëve mundësinë që të rriten dhe t’iu sëmurin. Mjeku juaj mund t’iu tregojë cili ilaç është i duhuri për ju. Çfarë lloj ilaçi ju merrni varet edhe nga vendi ku do të udhëtoni.

Keni kujdes nga ilaçet homeopatike që reklamohen për parandalim të malaries. Këto ilaçe nuk janë të rregulluara nga qeveria. Prandaj është e vështirë të dihet nëse do të jenë efektive. CDC-ja paralajmëron kundër blerjes së ilaçeve profilaktike të malaries jashtë shtetit. Në disa shtete, ilaçet që shiten për të parandaluar malarien mund të jenë falso ose më pak efektive se që duhet.

Nëse jeni shtatëzënë, CDC-ja këshillon që ju të mos udhëtoni në zona ku mund të merrni malarien. Simptomat e malaries janë më të rënda në gra shtatëzëna. Gjithashtu mund të shkaktojë probleme me shtatëzani. Këtu përfshihen abortimi, lindja para kohe, ose lindje e frytit të vdekur. Nëse juve i’u duhet të udhëtoni në një nga këto vende, ju duhet të merrni ilaçe parandaluese.

Trajtimi i malaries

Malaria mund të shërohet me ilaçe të përshkruara nga mjeku. Çfarë lloj ilaçesh duhet të merrni dhe për sa kohë do t’i merrni varet nga disa faktorë, dukë përfshirë:

  • Llojin e malaries që keni
  • Ku jeni infektuar
  • Moshën tuaj
  • Nëse jeni shtatëzënë
  • Sa sëmurë jeni kur filloni trajtimin

Sëmundja mund të bëhet serioze shumë shpejtë. Prandaj trajtimi duhet të fillojë sa më herët që është e mundëshme.


Të jetosh me malarie

Nëse ju trajtoheni për malarie me ilaçet e duhura, ju do të duhej të shëroheni. Të gjithë parazitët do të shkatërrohen. Por, nëse sëmundja lihet pa u trajtuar ose nuk trajtohet siç duhet, ajo mund të vazhdojë.

Njerëzit që marrin një nga llojet që mund të flenë në mëlçi, kanë nevojë për më shumë se një ilaç. Kjo ndihmon në parandalimin e rikthimit muaj ose vite pas infeksionit. Një tjetër lloj i malaries mund të qëndrojë në gjak me dekada nëse lihet pa u trajtuar. Kjo është arsyeja pse trajtimi i duhur i për llojin specifik të malaries është i rëndësishëm.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Çfarë duhet të bëjë para se të udhëtojë për të ulur rrezikun e marrjes së malaries?
  • A ka ilaçe që duhet të marr para se të udhëtojë?
  • Cilat zona të botës kanë rastet më të larta të malaries?
  • Çfarë mund të bëjë kur jam në ndonjë nga këto zona që do të më ndihmojë të shmang marrjen e malaries?
  • A duhet të pres deri sa ta shkojë në një vend për të blerë ilaçe për parandalim të malaries?
  • A mund t’i përcjell dikujt malarien?
  • Nëse e kam malarien, a duhet të udhëtojë përderisa kam simptoma?
Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com