Lart

Gjinekomastia: Simptoma, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Gjinekomastia është një gjendje në të cilën meshkujt kanë gjoks të rritur. Kjo shaktohet nga një rritje në indet e gjirit, jo indet e yndyrës. Gjinekomastia mund të jetë e pranishme në një ose në të dy gjinjtë.

Të dy palët, djemtë dhe burrat mund të kenë këtë gjendje. Kjo mund të ndodhë edhe tek të porsalindurit. Disa burra ose djem kanë yndyrë të tepërt që duket si gjoks. Kjo njihet si pseudogjineomastia. Është gjendje e ngjashme, por e ndryshme nga gjinekomastia.

 

Simptomet e gjinekomastisë

Simptoma kryesore e gjinekomastia janë gjinjët e rritur. Gjinjët mund të jenë të butë. Ju mund të ndjeni një gungë ose kokërr të lehtë pas thithkës.

Gjinekomastia

Çfarë e shkakton gjinekomastinë?

Shkaku kryesor i gjinekomastisë është një ndryshim në hormone. Më shpesh, kjo ndodh në lindje, pubertet, ose si pjesë e plakjes. Këto janë raste natyrore kur hormonet në trupin tuaj ndryshojnë nivel. Një çekuilibër i hormoneve – estrogjenit dhe testosteronit – mund të zgjerojë gjoksin tuaj.

Të sapolindurit të cilët janë të lindur me gjinjë të zgjeruara shpesh kanë shumë estrogjen. Nënat e transferojnë këtë hormon tek fëmijët e tyre në mitër.

Gjinekomastia është e zakonshme tek djemtë adoleshentë. Më shumë se gjysma e djemve kanë një shkallë të gjinekomastisë gjatë pubertetit.

Tek meshkujt e rritur, bilanci i hormoneve ndikohet nga plakja. Gjinekomastia është më e zakonshme tek meshkujt që janë 50 vjeç ose më të vjetër. Shkaqe të tjera përfshijnë:

Gjendjet shëndetësore, siç janë:

  • tumoret e gjëndrave të veshkave, gjëndrrës së hipofizës, apo testeve
  • hipertiroidizmi (tiroide e tepërt)
  • hipogonadizëm (testosteron i ulët)
  • sëmundje të veshkave
  • sëmundje të mëlçisë;

Ilaçe, të tilla si:

  • Ilaçe ndaj HIV / AIDS
  • kimioterapia dhe rrezatimi
  • antibiotikët
  • ilaçe për sëmundje të zemrës
  • ilaçe kundër ankthit
  • ilaqet triciklike kundër depresionit
  • ilaçet e urthit dhe ulçerës, të tilla si frenuesit me pompë protoni (PPIs);


droga, të tilla si:

  • Opioide
  • steroide anabolike
  • amfetaminat
  • heroinë
  • marijuana;

faktorë të tjerë të jetesës, si:

  • Obeziteti
  • alkooli
  • konsumi i estrogjenit në ilaçe ose në ushqime që përmbajnë sojë.

Është shumë e rrallë që kanceri i gjirit të jetë shkaku i gjinekomastias. Gungat e shkaktuara nga kanceri nuk formohen në indet e gjirit pas thithkës. Gungat gjithashtu ndjehen të ndryshme nga ato të shkaktuara nga gjinekomastia. Shenjat e tjera të kancerit të gjirit janë paraqitja e gropëzave në lëkurë dhe rrjedhje me gjak nga thithka.

Si diagnostikohet gjinekoplastia?

Bëni një takim me mjekun tuaj nëse keni shqetësime. Ose doktori juaj mund të vërejë simptoma gjatë një kontrolli rutinë. Ata mund të pyesin për simptomat tuaja, të tilla si sa kohë ka që keni pasur rritjen e indeve dhe nëse zona është e butë. Ata gjithashtu mund të pyesin për historinë tuaj shëndetësore dhe çfarë ilaçesh merrni.

Mjeku do të vendosë nëse testet janë të nevojshme për të diagnostikuar gjinekomastinë. Testi më i zakonshëm është një test gjaku për të kontrolluar nivelet e hormoneve. Mund të bëhen më shumë teste nëse mjeku juaj dyshon për ndonjë sëmundje. Këto mund të përfshijnë një ultratingull, mamografi dhe/ose biopsi.

A mund të parandalohet apo shmanget gjinekomastia?

Shumica e rasteve të gjinekomastisë nuk mund të parandalohen. Ato raste janë shkaktuar nga ndryshimet natyrore në nivelet e hormoneve. Të rriturit mund të ndihmojnë në parandalimin e gjinekomastisë duke shmangur disa ilaçe, droga dhe faktorë të jetesës.

Trajtimi i gjinekomastisë

Në shumicën e rasteve, trajtimi nuk është i nevojshëm. Mjeku juaj mund të dëshirojë të kontrollojë madhësinë e indit të gjirit çdo disa muaj.

Nëse nevojitet trajtim, opsionet ndryshojnë në bazë të shkakut të gjendjes. Ndaloni marrjen e barnave ose përdorimin e drogave që shkaktojnë gjinekomasti. Ndoshta ju duhet të bëni ndryshime të jetesës. Nëse shkaktohet nga ndonjë sëmundje ose tumor, do të duhet ta trajtoni problemin. Kjo mund të përfshijë medikamente ose operacion. Medikamentet mund të ndihmojë në balancimin e hormoneve tuaja. Në raste të rralla, mjeku mund të sugjerojë kirurgji plastike për të hequr indet shtesë të gjirit.

 

Të jetosh me gjinekomasti

Për shumicën e të sapolindurve dhe djemve adoleshentë, gjinekomastia nuk zgjat shumë. Gjinjët kthehen në gjendje normale në 6 muaj deri në 2 vjet.

Pyetni mjekun për marrjen e ndonjë ilaçi  pa pëshkrim për të lehtësuar ndjeshmërinë e gjirit. Përdorimi i një omprese të ftohtë në këtë pjesë mund të ndihmojë.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Cili është shkaku i mundshëm i gjinekomastisë?
  • Si mund ta di nëse një ilaç ose drogë është shkaku?
  • A kam ndonjë gjendje shëndetësore ose sëmundje që shkakton rritjen e gjinjëve?
  • Duhet të testohem për kancerin e gjirit?
  • Do të më duhet trajtim?
  • Sa kohë do të duhet që rritja e gjirit të kthehet në normale?
  • A ka ndonjë gjë që mund të bëj që të ndjehem më mirë derisa gjinekomastia të largohet?
Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com