Infertiliteti Mashkullor: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Infertiliteti është gjendja e të qenurit të pafatë për të mbetur shtatzënë. Sipas Institutit Nacional të Shëndetit të Fëmijëve dhe Zhvillimit Njerëzor, rreth 15% e çifteve janë infertile pasiqë janë përpjekur të mbesin shtatzënë për një vit, pa sukses.
Simptomat e infertilitetit mashkullor
Zakonisht, burrat nuk kanë simptoma të infertitilitetit. Kontaktoni mjekun tuaj nëse jeni përpjekur të mbeteni shtatëzënë për një vit pa përdorim të pilulave contraceptive dhe partnerja juaj nuk ka mbetur shtatzënë.
Çfarë shkakton infertilitet mashkullor?
Shkaku më i zakonshëm i infertilitetit të meshkujve është një varikozë. Shfaqet kur keni vena të zgjeruara në skrotum. Kjo është lëkura që varet pas penisit tuaj. Një varikozë mund të shfaqet në njërën ose dy anët. E bën pjesën e brendshme të skrotumit tuaj më të ngrohtë, gjë që zvogëlon prodhimin e spermës.
Mosha gjithashtu mund të jetë faktor. Fertiliteti fillon të zvogëlohet në burra pas moshes 35 vjeçare.
Shkaqe të tjerë përfshijnë:
- Një bllokim në sistemin tuaj riprodhues
- Testikuj të pa ulur
- Numër të ulët të spermës
- Spermë me formë jo normale ose që nuk lëviz si duhet
- Probleme hormonale
- Gjendje të caktuara shëndetësore
- Disa ilaçe
- Një infeksion ose sëmundje seksualisht e transmetueshme (STD)
- Mosfuknsionim erektiv
Disa herë shkaktari i infertilitetit mashkullor është i panjohur. Në disa raste, mund të jenë faktorë gjenetik, të mënyrës së jetesës ose mjedisor.
Si diagnostikohet infertiliteti mashkullor?
Për shumicë e njerëzve, mjeku mund të ndihmoj në gjetjen e shkakut të infertilitetit. Mund të jetë një problem shëndetësor i lidhur. Mjeku juaj do të bëjë një ekzaminim dhe rishqyrtim të histories suaj mjekësore.
Një analizë e semenit do të tregojë numrin dhe kualitetin e spermës. Këta janë faktorë të rëndësishëm të fertilitetit. Një test tjetër që mjeku juaj mund të bëjë është një kontroll i nivelit tuaj të hormoneve.
A mund të parandalohet ose shmanget infertiliteti mashkullor?
Ju nuk mund të parandaloni gjithmonë infertilitetin mashkullor. Megjithatë, ka faktorë që mund të ndikojnë këtë gjendje që ju duhet të shmangni. Këto përfshijnë:
- Duhanin
- Abuzimin me alkool
- Abuzimin me droga
- Stresin emocional
- Obezitetin
- Testikuj të tejnxehur, që mund të shkatërrojnë spermën. Kjo mund të ndodh nga përdorimi i shpeshtë i vaskës së nxehtë ose nga veshja e të brendshmeve ose pantallonave shumë të ngushtë.
Trajtimi i infertilitetit mashkullor
Më shumë se gjysma e rasteve të infertilitetit mashkullor mund të korrigjohen. Opsionet e trajtimit varen nga shkaku kryesor. Ilaçet mund të përmirsojnë nivelet e hormoneve ose mosfunksionimin erektiv. Kirurgjia mund të ndihmojë në korrigjimin e problemve fizike, si varikozat. Gjithashtu mund të riparojë bllokimet ose dëmet tjera. Kirurgjia është shpesh e vogël dhe bëhet si procedurë e jashtme.
Të jetosh me infertilitet mashkullor
Nuk ka gjithmonë shërim për infertilitet mashkullor. Trajtimi mund të mos ndihmojë ose një çift prapë mund të mos jetë në gjendje të mbes shtatëzënë nga mardhëniet seksuale. Në këtë rast mjeku juaj mund të sugjeroj mundësi të tjera për të bërë një fëmijë. Trajtimet e teknologjisë së riprodhimit të asistuar (ART) mund të përfshijnë:
- Inseminim Intrauterin (IUI). Sperma e një mashkulli merret dhe insertohet në mitrën e gruas. Kjo procedure bëhet në kohën e ovulimit.
- Fertilizimi in vitro (IVF). Kjo teknikë është komplekse. Sperma e një burri dhe vezët e një gruaje fertilizohen në laborator. Pastaj implantohet në mitrën e gruas.
Trajtimet ART janë shpesh efektive, por nuk janë të garantuara. Nëse një burrë nuk mund të prodhojë spermë, një çift mund të ketë nevojë për donator sperme. Disa njerëz konsiderojnë adoptimin në vend të ART ose në qoftëse ART nuk është e suksesshme.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Nëse partneri im ose unë jemi mbi 35 vjeç, a kemi nevojë të presim deri sa nuk kemi sukses për një vit para se të testohemi për infertilitet?
- Çfarë është koha e shërimit e kirurgjisë për trajtimin e infertilitetit mashkullor?
- A do ta bëjë trajtimi të mundshme për ne të kemi një fëmijë?
- Nëse trajtimi nuk funksionon, cilat janë mundësitë tona tjera?