Mosfunksionimi Erektil: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Mosfunksionimi erektil (ME) ndodh kur një burrë nuk mund të marrë ereksion të ketë marrëdhënie seksuale ose nuk mund të mbajë ereksion të mjaftueshëm për të përfunduar marrëdhënien. Kjo gjendje me heret është quajtur impotencë. ME mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e zakonshme tek meshkujt më të vjetër se 75 vjeç.
A është mosfunksionimi erektil vetëm problem i moshës së shtyrë?
ME nuk është vetëm pjesë e moshës së shtyrë. Është e vërtetë që kur të plakeni, mund të keni nevojë për më shumë stimulim (të tilla si përkdhelje dhe prekje) që të keni ereksion. Gjithashtu mund të keni nevojë për më shumë kohë midis ereksioneve. Por burrat e moshuar ende mund të jenë në gjendje të marrin ereksion dhe të kënaqen me seksin.
Simptomat e mosfunksionimit erektil
Simptoma kryesore e ME është kur nuk jeni në gjendje të merrni ose mbani ereksion në mënyrë që të keni marrëdhënie seksuale.
Çfarë shkakton mosfunksionimin erektil?
Mosfunksionimi erektil mund të shkaktohet nga:
- diabeti (sheqeri i lartë i gjakut)
- hipertensioni (presioni i lartë i gjakut)
- stresi, ankthi ose depresioni
- alkooli dhe duhani
- disa medikamente me recetë, të tilla si ilaqet kundër depresionit, ilaçe kunder dhimbjes dhe ilaçet për tension të lartë
- lodhje
- lëndimet e trurit ose të shtyllës kurrizore
- hipogonadizëm (që çon në nivele më të ulëta të testosteronit)
- sklerozë të shumëfishtë
- sëmundja e Parkinsonit
- terapi rrezatimi te testikujt
- disa lloje të operacionit të prostatës ose fshikëzës.
Nëse nuk mund ta mbani nën kontroll sheqerin tuaj në gjak ose presionin e gjakut, mund të merrni mosfunksionim erektil. Është e rëndësishme që ju të merrni ilaçet për këto probleme vetëm ashtu siç u thotë mjeku juaj.
Ndonjëherë hormonet tuaja dalin jashtë bilancit, dhe kjo shkakton ME. Mjeku juaj do të vendosë nëse keni nevojë për analiza të gjakut për të kontrolluar hormonet tuaja. Disa ilaçe mund të shkaktojnë mosfunksionim erektil. Nëse kjo është e vërtetë për ju, doktori juaj mund t’ju heqë atë ilaç ose t’ju japë një tjetër. Pirja e alkoolit, pirja e duhanit dhe abuzimi i barnave mund të shkaktojnë gjithashtu mosfunksionim erektil.
Problemet në lidhjen tuaj me partneren mund të shkaktojnë gjithashtu mosfunksionim erektil. Përmirësimi i marrëdhënies tuaj mund të ndihmojë jetën tuaj seksuale. Nëse vendosni të kërkoni terapi, ai ndoshta do të jetë më efektiv nëse partneri juaj i seksit do të përfshihet.
Çiftet mund të mësojnë mënyra të reja për t’i pëlqyer njëri-tjetrit dhe për të treguar dashuri. Kjo mund të zvogëlojë ankthin në lidhje me ereksionet.
Ndjenjat që mund të çojnë në mosfunksionim erektil përfshijnë:
- Ndjeheni ne siklet rreth seksit, ndoshta për shkak të një eksperience të keqe ose për shkak të një ngjarjeje të mëparshëm të pafuqisë.
- Ndjeheni I stresuar, duke përfshirë stresin nga puna ose nga situata familjare.
- Shqetësoheni nga problemet në marrëdhënien tuaj me partneren.
- Ndjeheni në depresion.
- Jeni i vetë-vetëdijshëm sa nuk po kënaqeni gjatë seksin.
- Mendoni se partneri juaj po reagon negativisht ndaj jush.
Si diagnostifikohet mosfunksionimi erektil?
ME zakonisht është e lehtë për të diagnostikuar. Edhe nëse jeni tunduar për tu vetë-diagnostikuar, duhet të flisni me mjekun tuaj. Mjeku juaj do të dëshirojë të sigurohet që ME të mos jetë shenjë e problemeve të tjera shëndetësore.
Mjeku juaj ndoshta do të fillojë duke ju bërë disa pyetje dhe duke bërë një analizë fizik. Ai mund të testojë mostrat e gjakut dhe të urinës për sëmundjet dhe çrregullimet. Mund të nevojiten edhe teste të tjera. Mjeku juaj do të përcaktojë se cilat teste janë të drejta për ju.
A mund të parandalohet apo shmanget mosfunksionimi erektil?
Nëse ju do të jeni në gjendje për të parandaluar ME varet nga ajo që është duke shkaktuar atë. Këtu janë disa gjëra që mund të bëni për të parandaluar ME.
- Shmangni pirjen e alkoolit, pirjen e duhanit ose abuzimin e drogave.
- Para se të filloni një ilaç të ri, pyetni mjekun tuaj nëse mosfunksionimi erektil është efekt anësor i mundshëm. Nëse është, ju mund të diskutoni për ilaçe të mundshme alternative.
- Mbani nën kontroll sheqerin e gjakut dhe presionin e gjakut.
- Përpiquni të shmangni stresin.
Trajtimi i mosfunksionimit erektil
Trajtimi për mosfunksionim erektil varet nga ajo që e shkakton. Pasi mjeku juaj të kontrollon për probleme mjekësore dhe ilaçe që mund të shkaktojnë ME, ai mund të rekomandojë një ilaç për të ndihmuar me të. Sildenafil (emri i markës: Viagra), tadalfil (emri i markës: Cialis) dhe vardenafil (emri i markës: Levitra) janë ilaçe që merren me gojë dhe që ndihmojnë në mbajtjen e një erezioni.
Jo të gjithë mund t’i përdorin këto ilaçe. Mjeku juaj mund të flasë me ju për Alprostadil nëse barnat gojore nuk janë një opsion për ju. Alprostadil është një version sintetik i prostaglandinës E. Ajo mund të injektohet në penis ose të futet si një supozitor i vogël në uretër (vrima në fund të penisit). Mjeku juaj do t’ju ndihmojë të vendosni se cili trajtim është më i miri për ju.
Si duhet të marr mjekime të ME?
Ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj. Zakonisht, një burrë merr 1 tabletë 30 minuta deri në 1 orë përpara se të planifikojë të ketë marrëdhënie seksuale. Sildenafil punon për 4-8 orë; vardenafil punon deri në 8 orë; dhe tadalafil punon deri në 36 orë.
Ju nuk duhet të merrni më shumë se 1 dozë në 24 orë. Tadalfil dhe vardenafil vijnë në tableta prej 2.5 mg, 5 mg, 10 mg dhe 20 mg. Sildenafil vjen në tableta prej 25 mg, 50 mg dhe 100 mg.
Edhe nëse merrni ilaçe, ju ende keni nevojë për stimulim fizik mendor dhe dëshirë për të pasur ereksion. Nëse doza juaj e parë nuk ndihmon, thirrni mjekun tuaj. Mjeku juaj do të ndryshojë tabletat.
Cilat janë efektet anësore?
Efektet anësore të ilaçeve të ME janë kryesisht të njëjta. Sildenafil dhe vardenafil mund të shkaktojnë këto efekte anësore:
- dhimbje koke
- skuqje(fytyra dhe pjesa e siperme e trupit skuqen)
- çrregullim stomaku
- hundë që rrjedhin
- ndryshimet e vizionit (gjërat duken blu).
Tadalfil ka të njëjtat efekte anësore, përveç skuqjes dhe ndryshimeve të mundshme në vizion. Në vend të kësaj, ajo gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje shpine dhe dhimbje të muskujve. Për secilën nga medikamentet, dhimbja e kokës është efekti më i zakonshëm anësor. Ndryshimet e vizionit janë më pak të zakonshme. Bisedoni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë efekt anësor që ju shqetëson.
Telefononi menjëherë mjekun tuaj nëse merrni një nga këto ilaçe dhe keni ereksion të zgjatur që zgjat 4 orë ose më shumë. Kjo gjendje mund të shkaktojë dobësim të përhershme nëse nuk trajtohet.
A mund të përdorin të gjithë ilaqe të ME?
Jo. Ju nuk duhet të përdorni këto ilaçe nëse merrni nitroglicerin ose ndonjë nitrat tjetër për dhimbje gjoksi. Nëse keni probleme me zemrën, tregoni mjekut tuaj para se të merrni ndonjë ilaç per ME. Këto ilaçe mund të kenë efekte anësore serioze tek njerëzit që kanë probleme me zemrën.
Nëse përdorni sildenafil, tadalfil ose vardenafil dhe keni dhimbje në gjoks, sigurohuni që tu tregoni infermierëve ose mjekëve në spital që e përdorni dhe kur e keni përdorur atë per herë të fundit.
Të jetosh me ME
Nëse ilaçet nuk janë të përshtatshme për ju, mund të provoni edhe përdorimin e implantit të penisit, pajisjeve të pompave të vakuumit ose mund të keni kirurgji. Mjeku juaj mund t’ju dërgojë tek ndonjë urolog për të folur për këto mundësi.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Çfarë trajtimi është më i mirë për mua?
- Sa kohë do të duhet të marr ilaçe për ME?
- Cili është dallimi në mes tadalafil (Cialis), vardenafil (Levitra), dhe sildenafil (Viagra)?
- A ka ndonjë ndryshim jetese që duhet të bëj?
- Si mund të flas me partneren për problemin tim?
- A ka diçka që unë mund të bëj përveç marrjes së ilaçeve për të ndihmuar?
- A janë ndonjë nga barnat e mia të tjera që shkaktojnë këtë problem?