Lart

Hepatiti A: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Hepatiti është një term i përgjithshëm për inflamacion të mëlçisë. Normalisht, mëlçia zbërthen produktet e mbeturinave në gjakun tuaj. Por, kur mëlçia është e inflamatosur, nuk bën një punë të mirë në largimin e produkteve të mbeturinave. Kjo shkakton mbledhjen e produkteve të mbeturinave në gjakun dhe indet tuaja.

Shumë gjëra të ndryshme mund të shkaktojnë hepatitin. Shkaku më i zakonshëm i hepatitit është infektimi me një nga 5 viruset e hepatitit (A,B,C,D ose E). Mungesa e furnizimit me gjak në mëlçi, helmimi, çrregullimet autoimmune, përdorimi i tepërt i alkoolit, një lëndim i mëlçisë, dhe marrja e ilaçeve të caktuara gjithashtu mund të shkaktojnë hepatitin. Infeksione virale më pak të zakonshme si mononukleoza ose citomegalovirus mund të shkaktojnë hepatitin.

Ekzistojnë 2 lloje kryesore të hepatitit: hepatitis akut (jetëshkurtër) dhe hepatitis kronik (zgjat të paktën 6 muaj). Shumica e njerëzve e kalojnë inflamacionin akut në disa ditë ose javë. Sidoqoftë nganjëherë kur inflamacioni nuk largohet në 6 muaj, personi ka hepatit kronik.

Hepatiti

Çfarë është hepatiti A?

Hepatiti A (Hep A) është inflamacion i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit A. Hepatiti A është shumë ngjitës. Kjo do të thotë se ju mund të merrni shumë lehtë virusin nga dikush dhe ta bartni te një person tjetër.

Hepatiti A është ndryshe nga llojet tjera të hepatitit. Nuk është zakonisht aq serioz sa hepatitis B ose C, dhe zakonisht nuk zhvillohet në hepatit kronik ose cirozë (lëndim i fazes së fundit i mëlçisë).

Cilat janë simptomat e hepatitit A?

Virusi i hepatitit A është zakonisht në sistemin tuaj për 2-6 javë para se të shfaqen simptomat. Disa njerëz kurrë nuk kanë ndonjë simptomë. Nëse simptomat shfaqen, mund të shfaqen papritur dhe mund të përfshijnë:

  • Të përziera
  • Vjellje
  • Verdhëz (zverdhja e lëkurës dhe e të bardhëve të syve)
  • Temperaturë e nivelit të ulët (temperatura e trupit deri në 38.9° gradë)
  • Lodhje
  • Dhimbje në abdomenin tuaj, veçanërisht në pjesën tuaj të djathtë
  • Urinë me ngjyrë të mbyllët
  • Humbje e oreksit
  • Dhimbje e muskujve
  • Kruarje

Fëmijët e rinj kanë më shumë mundësi që të kenë rast të lehta të hepatitit A, përderisa simptomat në fëmijë më të vjetër dhe të rritur janë më të rënda.

 

Për sa kohë zgjatë infektimi?

Të rriturit që janë përndryshe të shëndetshëm largojnë infekesionin 2 javë pas fillimit të sëmundjes. Fëmijët dhe njerëzit që kanë sistem imunitar të dobët mund të jenë te infektuar deri në 6 muaj.

 

Çfarë shkakton hepatitin A?

Hepatiti A shkaktohet nga infeksioni me virusin e hepatitit A. Ju mund ta merrni virusin kur pa e ditur hani një sasi të vogël të ushqimit të infektuar. Kjo mund të ndodh me kontakt person për person ose përmes ngrënjes ose pirjes së ushqimit ose ujit të kontaminuar.

Një person mund të ketë dhe përhapë hepatitin A, edhe në qoftëse një person nuk ka ndonjë nga simptomat. Në fakt, hepatiti A është më së shumti ngjitës kur simptomat shfaqen.

Ju keni më shumë gjasa të merrni hepatitin A nga një person tjetër kur:

  • Një person që ka virusin nuk pastron duart e tij ose të saj siç duhet pasi që të shkojë në banjo
  • Një prind nuk pastron duart e tij ose të saj siç duhet pas ndërrimit të pelenës së një fëmije të infektuar
  • Një kujdestar nuk i pastron duart e tij ose të saj siç duhet pas fshirjes së jashtëqitjes së një personi të infektuar
  • Ju keni mardhënie seksuale me një person që ka virusin

Ju gjithashtu mund të infektoheni me hepatitin A duke ngrënë ushqim të kontaminuar ose duke pirë ujë të kontaminuar. Ushqimi dhe uji i kontaminuar janë më të zakonshëm në shtete në zhvillim. Kur udhëtoni në vende ku hepatitis A është i zakonshëm, shmangni ngrënjes së pemëve dhe perimeve të papërpunuara, butakë, akull dhe ujë të pa trajtuar.

 

Si diagnositkohet hepatiti A?

Vizitoni mjekun tuaj nëqoftëse keni ndonjë nga simptomat e hepatitit A. Ai ose ajo mund të bëjë një test gjaku për të shikuar në qoftëse keni sëmundjen.

 

Trajtimi

Nuk ka ndonjë ilaç specifik për të trajtuar ose shëruar hepatitin A. Në qoftëse keni virusin, trupi juaj eventualisht do të largojë infeksionin më vete. Ju me siguri do të ndiheni të sëmurë për disa muaj para se të filloni të ndiheni më mirë.

Për të ndihmuar shërimin e mëlçisë, ju duhet të merrni pushim të mjaftueshëm, të hani dietë të balancuar dhe t’i shmangeni alkoolit dhe acetaminofenit (një markë: Tylenol). Flisni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë ilaç me recetë, pa recetë, ose vitamin apo suplemente. Alkooli, acetaminofeni dhe ilaçe tjera, vitaminat dhe suplmenetet mund të shaktojnë më shumë dëme në mëlçinë tuaj.

Ju mund të keni nevojë të shtriheni në spital për një periudhë të shkurtër në qoftëse dehidratoheni, keni dhimbje të mëdha, pa pritur hutoheni, ose zhvilloni probleme të gjakderdhjes.

A mund të parandalohet ose shmanget hepatitis A?

Mënyra më e mire për të mbrojtur veten nga hepatiti A është të vaksionoheni. Vaksinimi ndaj hepatitit A rekomendohet për të gjithë fëmijët më të vjetër se 1 vjeç. Fillon t’iu mbrojë vetëm 4 javë pasiqë jeni vaksinuar. Një injeksion 6-12 mujor kërkohet për mbrojtje afatgjatë. Pyetni mjekun tuaj nëse vaksinimi është i duhuri për ju.

Ju duhet të pastroni duart me sapun dhe ujë të ngrohtë para dhe pas gatimit, pas përdorimit të banjos, dhe pas ndrrërrimit të pelenave.

Pastroni pemët dhe perimet plotësisht para ngrënjes dhe shmangeni mishin dhe peshkun e papërpunuar ose të pagatuar.

Ju jeni në rrezik më të lartë për hepatitin A nëse ju:

  • Jetoni me ose keni marrëdhënie seksuale me dikë që ka hepatitin A
  • Udhëtoni në vende ku hepatitis A është i zakonshëm
  • Jeni burrë që ka marrëdhënie seksuale me burra të tjerë
  • Përdorni droga ilegale
  • Keni çrregullim të koagulimit (si hemofilia) 

Të jetosh me hepatitin A

Pasi që jeni shëruar nga hepatiti  A, ju zhvilloni antitrupa që i’u mbrojnë nga virusi.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Cili trajtim është më i miri për mua?
  • A më duhet trajtimi?
  • A duhet ta ndryshojë dietën time?
  • A ekziston ndonjë ilaç që duhet të shmang?
  • A mund të pi alkool?
  • Si mund ta mbrojë familjen time nga marrja e hepatitit A?
  • A jam në rrezik më të lartë të marrjes së llojeve të tjera të hepatitit?
  • Kur duhet ta thërras mjekun tim?
  • A do të duhet të hospitalizohem?
  • A do të kem dëmtim të përherëshëm të mëlçisë?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com