fbpx
Lart

Hepatiti B: Simptomat, Diagnostikimi dhe Trajtimi

Hepatiti është term gjithëpërfshirës për ndezjet e mëlçisë. Funksioni kryesor i mëlçisë është të bëjë filtrimin e mbetjeve në gjak. Kur mëlçia pëson ndezje, nuk mund ta kryej funksionin e vet në mënyrë efikase. Si pasojë mbeturinat grumbullohen në gjak dhe indet tuaja.

Hepatiti mund të ketë shumë shkaktarë. Ndër më kryesorët është infektimi nga një prej 5 virusëve të hepatitit (A, B, C, D apo E). Mëlçia e cila nuk merr mjaftueshëm gjak, do të thotë që helmimi, çrregullimet autoimunitare, përdorimi i tepruar i alkoolit, lëndimet në mëlçi apo ilaçet e ndryshme mund të jenë shkaktarë të hepatitit. Ndonjëherë edhe infeksionet virale si monocukleosis apo citomegalovirusi mund të ndikojnë në shfaqjen e hepatitit.

hepatiti b

Ekzsitojnë dy lloje të hepatitit:

Hepatiti akut (i përkohshëm) dhe hepatiti kronik (i cili zgjat mbi 6 muaj). Shumica e njerëzve shërohen nga ndezjet akute brenda disa ditëve apo javëve. Megjithatë, ndonjëherë ndezja nuk shërohet. Nëse kjo ndezje nuk kalon brenda 6 muajve, kjo do të thotë se personi është prekur nga hepatiti kronik.

 

Çfarë është hepatiti B?

Hepatiti B (ndryshe njihet edhe si Hep B) është infeksion serioz i shkaktuar nga virusi hepatiti B. Ky virus shpërndahet nga personi në person nëpërmjet kontaktit të gjakut apo lëngjeve tjera trupore me një person që është i infektuar nga kjo sëmundje.

 

Simptomat

Simptomat e hepatitit B mund të jenë të lehta apo shumë të rënda. Nëse ju jeni prekur lehtë nga hepatiti, ju mund të mos e vëreni fare se vuani nga kjo sëmundje. Ky lloj i hepatitit mund të mos shfaq fare simptoma apo të shfaq simptoma të lehta të cilat u ngjajnë dhimbjeve të barkut. Simptomat e hepatitit përfshijnë:

  • Humbje të oreksit
  • Përzierje të stomakut
  • Vjellje
  • Molisje
  • Dhimbje të barkut (posaqërisht gjatë zonës ku ndodhet mëlçia)
  • Urinë me ngjyrë të errët
  • Verdhëz (verdhëzimi i ngjyrës së lëkurës dhe syve)
  • Dhimbje të nyjeve

 

Çfarë e shkakton hepatitin B?

Hepatiti B shkaktohet nga infektimi me virusin haptiti B. Ju mund ta merrni këtë virus nëse kryeni marrëdhënie seksuale pa prezervativ me ndonjë person të infektuar. Njerëzit të cilin përdorin drogë në mënyrë intravenoze mund të preken nga kjo sëmundje nëse përdorin të njëjtën gjilpër me ndonjë person të infektuar.

Punonjësit mjekësorë (si infermierët, laborantët apo mjekët) mund të preken nga hepatiti B nëse padashje shpoheni në ndonjë gjilpër e cila është përdorur në pacientë të prekur nga kjo sëmundje. Ky infeksion mund të kaloj nga nëna te foshnja gjatë procesit të lindjes.

Ju mund të prekeni nga kjo sëmundje edhe nëse udhëtoni në vende ku hepatiti B është i përhapur. Hepatiti B nuk mund të shpërndahet përmes prekjes së rëndomtë. Për shembull, ju nuk mund të prekeni nga kjo sëmundje thjeshtë sepse e keni përqafuar apo i keni shtrënguar dorën ndonjë personi të infektuar.

 

Si diagnostikohet hepatiti B?

Hepatiti B diagnostikohet përmes analizave të gjakut. Analizat e gjakut pasqyrojnë mënyrën se si është duke funksionuar mëlçia juaj, si dhe mund të përdoren për të monitoruar sëmundjen tuaj gjatë procesit të mjekimit.

Mjeku juaj mund të i’u këshilloj të bëni skanimin e mëlçisë me anë të ultrazërit apo rrezeve X. Në disa raste preferohet edhe biopsia e mëlçisë. Gjatë procesit të biopsisë, një pjesë e vogël e mëlçisë suaj hiqet dhe vëzhgohet më mikroskop. Biopsia e ndihmon mjekun tuaj për ta diagnostikuar sëmundjen tuaj si dhe ta vëzhgojë gjendjen e përgjithshme të mëlçisë suaj në mënyrë të saktë.

 

A mund të parandalohet hepatiti B?

Mënyra më e mirë për ta parandaluar hepatitin B është të kryeni gjithmonë marrëdhënie seksuale të mbrojtura (përdorni prezervativ). Si dhe nëse përdorni droga në mënyrë intravenoze, sigurohuni që gjithmonë të përdorni gjilpëra të reja.

Ekziston një lloj vaksine për parandalimin e hepatitit B. Kjo vaksinë tashmë jepet në mënyrë rutinore gjatë vitit të parë të secilës foshnje. Kjo vaksinë është shumë e sigurtë dhe jepet përmes 3 vaksinave gjatë një periudhe 6 mujore.

Gjithashtu duhet tu jepet personave që janë në rrezik të shtuar për tu prekur nga kjo sëmundje. Persona të tillë janë punonjësit mjekësorë, fëmijët, personat që udhëtojnë në vende ku ky infeksion është shumë i shpërndarë, përdoruesve të drogës dhe personave të cilët kanë shumë partnerë seksual.


Mjekimi

Nëse jeni prekur nga hepatiti B akut, atëherë trupi juaj mund ta luftojë infeksionin vetvetiu dhe ju nuk do të keni nevojë fare për mjekim. Mjeku juaj do i’u ndihmojë t’i menaxhoni simptomat dhe të monitoroni sëmundjen deri sa trupi juaj ta heqë hepatitin B nga sistemi juaj.

Nëse vuani nga hepatiti B kronik, mjeku juaj familjarë do i’u rekomandoj ndonjë gastroenteroogjist apo te ndonjë subspecialist i cili bënë mjekimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë. Ekziston një numër i mjekimeve të cilat zakonisht janë shumë të suksesshme. Këto mjekime zakonisht përfshijnë ilaçet antivirale.

Mjekimi mund të zgjasë edhe më shumë se një vit, varësisht nga ashpërsia dhe reagimit që infeksioni ka ndaj ilaçeve.

 

Komplikimet

Ndonjëherë, hepatiti kronik mund të shkaktoj cerozë të mëlçisë. Ceroza ndodhë kur qelizat e mëlçisë fillojnë të vdesin dhe zëvendësohet yndyra dhe indet. Pjesët e dëmtuara të mëlçisë ndalojnë së funksionuari dhe nuk e bëjnë pastrimin e gjakut nga mbetjet e ndryshme. Ciroza mund të çoj deri te dështimi i mëlçisë apo edhe kanceri.

Nëse vuani nga hepatiti B, ju keni gjasë të prekeni edhe nga hepatiti D (ndryshe njihet edhe si virusi delta). Hepatiti D mund të zhvillohet vetëm te njerëzit të cilët janë prekur nga hepatiti B. Kjo sëmundje mund t’i përkeqësojë simptomat e hepatitit B edhe më shumë. Kjo sëmundje shpërndahet përmes kontaktit me gjak apo lëngjeve tjera trupore të kontaminuara me virusin delta.

 

Jeta me hepatitin B

Rreziku qe ju të prekeni nga hepatiti B është i lidhur ngushtë me moshën tuaj. Hepatiti Kronik mund të çoj deri te sëmundjet tejet serioze. Nëse ju jeni prekur nga hepatiti duhet të monitoroheni vazhdimisht nga mjeku. Kjo do të thotë se ju duhet të bëni kontrolla mjekësore së paku 1 apo 2 herë në vit. Disa njerëz të prekur nga hepatiti B duhet të përdorin ilaçe, ndërsa disa të tjerë jo. Mjeku juaj do t’i diskutoj mundësitë tuaja të mjekimit me ju gjatë vizitës.

Nëse vuani nga hepatiti B kronik, atëherë kjo do të thotë se virusi do të qëndrojë në gjakun tuaj gjatë tërë jetës, sipas Fondacionit të Hepatitit B. Kjo do të thotë se ju mund ta transmetoni virusin te dikush tjetër edhe nëse nuk ndiheni të sëmurë.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Si jam infektuar me hepatitin B?
  • Cila formë e mjekimit më përshtatet më së shumti mua?
  • A mund të shërohem nga hepatiti B?
  • Çfarë ilaçe duhet të përdorë?
  • Çfarë mund të bëjë për ta mbrojtur familjen dhe miqtë e mi nga hepatiti B?
  • Sa kohë do të zgjasë mjekimi?
  • A mund të rikthehet hepatiti B?
  • Cilat janë efektet anësore të ilaçeve antivirale?
  • A do të kthehet mëlçia ime në normalitet ndonjëherë?

 

Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]