Astma: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi
Përmbajtja
Astma është një sëmundje kronike afatgjatë e mushkërive. Ajo ndez dhe ngushton rrugët e ajrit. Këto janë kanalet te cilat e bartin ajrin brenda dhe jashtë mushkërive. Ajo zakonisht fillon në fëmijëri, por mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave.
Rrugët e ajrit të njerëzve që kanë astmë janë veçanërisht të ndjeshëm kundrejt gjërave ndaj të cilave ata janë alergjike. Ata janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj substancave që mund të inhalohen përmes ajrit.
Simptomat e astmës
Simptomat e astmës fillojnë kur ngacmuesit shkaktojnë inflamacion (ënjtjen) dhe ngushtimin e rrugeve të ajrit. Muskujt rreth rrugëve të ajrit mund të pësojnë ngërç (kontraktohen shpejt). Kjo shkakton që rruget e ajrit të ngushtohet edhe më shumë. Kur rruget e ajrit janë të inflamuara prodhohet më shumë mukozë. Mukoza mbush rruget e ajrit edhe mëtej duke e bllokuar qarkullimin e ajrit. Kur këto simptoma janë të rënda dhe nuk kontrollohen lehtë, quhet “sulm i astmës”.
Një “ndezje” apo sulm i astmës, ndodh kur mukoza e tepërt shkakton ënjtjen dhe tendosjen e kanaleve të ajrit. Sulmet e astmës mund të jenë të buta mesatare apo të ashpëra. Simptomat e një sulmi të astmës perfshijnë si në vijim:
- Kollitja. Kollitja nga astma zakonisht është më e keqe herët në mëngjes dhe natën. Kjo mund tju çojë në probleme me gjumin.
- Shtrëngim në gjoks. Ju mund të ndjeheni pa frymë dhe sikur diçka po shtrydh gjoksin tuaj.
- Zhurma. Një tingull i ngjirur, kërcitës, muzikor apo fishkëllues kur merrni frymë.
- Kollitja me mukus.
Sulmet e rënda të astmës mund të jenë kërcënuese për jetën. Telefononi menjëherë mjekun tuaj nëse keni ndonjë ose të gjitha çështjet e mëposhtme. Ai/ajo do të ju urdhërojë që të kërkoni menjëherë kujdesin e urgjencës:
- Ilaqet e juaja shpëtuese nuk i lehtësojnë simptomat tuaja.
- Thonjët ose buzët marrin ngjyrë gri ose te kaltër.
- Ke probleme të ecësh ose të flasësh.
- Ju keni vështirësi ekstreme të frymëmarrjes.
- Qafa, gjoksi dhe brinjët tërhiqen nga brenda në çdo frymëmarrje.
- Vrimat e hundës të djegin kur merrni frymë.
- Rrahjet e zemrës ose pulsi janë shumë te shpejta.
Çfarë e shkakton astmën?
Një shkak i saktë i astmës nuk është përcaktuar. Shkencëtarët dhe studiuesit mendojnë se shkaqet gjenetike dhe mjedisore çojnë në astmë. Këto mund të përfshijnë:
- Një ose të dy prindërit kanë astmë.
- Një histori gjenetike e alergjive në familje.
- Ka infeksione të caktuara respiratore gjatë fëmijërisë.
- Kontaktet me alorgjen, apo infeksionet gjatë foshnjërisë apo fëmijerisë së hershme kur sistemi imunitar është ende duke u zhvilluar.
- Shumë gjëra mund të shkaktojnë ndezjen e astmës, duke përfshirë:
- Alergji
- Infeksionet virale (të tilla si të ftohtët) dhe infeksionet e sinusit
- Duhani
- Ndotësit e ajrit (si tymi i drunjëve)
- Ajëri i ftohtë
- Ushtrimet
- Parfumi ose tymi kimikë
- Thartirë e stomakut
Për disa njerëz, emocione të forta ose stresi mund të shkaktojnë një sulm astme. Kushtojini vëmendje mënyrës se si këto gjëra ndikojnë në astmën tuaj. Puno me mjekun tuaj për të kuptuar se cilat gjëra shqetësojnë astmën tuaj.
Si diagnostikohet astma?
Mjeku juaj do t’ju kërkojë për historinë tuaj mjekësore, sidomos çdo histori familjare të alergjive dhe astmës. Mbani një regjistër të simptomave të astmës tuaj dhe kur dhe sa shpesh ndodhin. Mjeku juaj duhet të dijë se çfarë mund te shkaktojë dhe përkeqesojë simptomat tuaja.
Ai ose ajo do të kryejë një analizë fizike. Ata do të dëgjojnë frymëmarrjen tuaj dhe do të shikojnë shenja të alergjive dhe astmës. Kjo mund të përfshijë vështirësi në frymëmarrje, kanale të enjtura tëhundës dhe alergji në lëkurë (të tilla si ekzema).
Ata do të kryejnë një test spirometri. Ju do të merrni frymë në një makinë të quajtur spirometër për të parë se sa mirë funksionojnë mushkëritë tuaja. Ajo regjistron sasinë e ajrit dhe sa shpejt ju merrni frymë brenda dhe jashtë. Mjeku juaj mund të ketë nevojë të kryejë teste të tjera, si:
- Testet për të përjashtuar kushtet e tjera me simptoma të ngjashme me astmën. Këto mund të përfshijnë apnea e gjumit ose sëmundje të refluksit.
- Radiografi me gjoks ose EKG (elektrokardiogramë) për të siguruar që nuk ka asgjë tjetër në mushkëritë tuaja (një sëmundje apo objekt i huaj) që po shkakton simptomat.
A mund te behet parandalimi apo shmangia e astmës?
Astma nuk mund të parandalohet dhe nuk ka shërim. Mund të ndihmosh shmangien e sulmeve të astmës duke iu shmangur shkakëtarëve që e nxisin një sulm të astmës. Shembuj të alergjenëve dhe ngacmueseve të zakonshem përfshijnë:
- Ndotjen e ajrit
- Pluhurin
- Mykun
- Polenin
- Tymin e duhanit
- Qimet e kafshëve
- Ushtrimet
- Ndryshimet e temperaturës
- Ushqime të caktuara
- Sulifte (ruajtës ushqimor në verë të kuqe, birrë, bare sallatë, supave të thata, dhe ushqime të tjera)
- Thartina
- Emocione të forta
- Parfumi
- Ftohjet dhe viruset
Trajtimi i astmës
Mjeku juaj do të punojë me ju për të krijuar një plan veprimi për të kontrolluar astmën tuaj. Plani do të përfshijë njohjen e simptomave tuaja dhe shmangien e shkakut të astmës tuaj. Ajo do të japë udhëzime për marrjen e ilaçeve siç duhet. Plani juaj do t’ju ndihmojë të përcillni nivelin dhe kontrollin tuaj dhe të dini kur të kërkoni nevoje urgjente.
Mjeku juaj mund të ju thotë të përdorni një matës të pikës më të lartë të rrjedhjes për të përcjellur simptomat tuaja. Një matës i kulmit të rrjedhjes është një instrument që mbahet në dorë, i cili matë pikën më të lartë të rrjedhjes gjatë frymënxjerrjes. Kjo është se sa shpejtë mund të nxjerrni ajrin jashtë mushkërive. Matja e pikes më të lartë të rrjedhjes mund të ndhmojë për të treguar se a po përkeqësohet astma juaj.
Barnat e astmës ndahen në dy grupe: barnat kontrolluese (për të parandaluar sulmet) dhe shpëtimin e ilaçeve (për të trajtuar sulmet). Mjeku juaj do t’ju flasë për këto barna dhe çfarë duhet të bëni nëse keni një sulm të astmës. Pyesni mjekun tuaj për udhëzime me shkrim se si të merrni ilaçet tuaja. Më poshtë janë shembuj të barnave që përdoren më së shpeshti nga njerëzit që kanë astmë:
- Ilaçet kontrolluese
- Kortikosteroidet e inhaluara
- Inhalatorë të kombinuar
- Modifikuesit e leukotrieneve
Medikamente për Ndihmën e Shpejtë
- albuterol, pirbuterol, levalbuterol ose bitolterol
- ipratropiumi
- steroide orale (prednisone, prednisolone).
Të jetosh me astmë
Me trajtimet e disponueshme sot, shumica e njerëzve që kanë astmë janë në gjendje të menaxhojnë sëmundjen. Ata mund të kenë pak simptoma. Ata mund të jetojnë normalisht, të kenë jetë aktive dhe të flenë gjatë natës pa ndërprerje nga astma.
Trajtimi i simptomave kur i vëreni së pari është shumë i rëndësishëm. Kjo do të ndihmoje per t’i parandaluar ato që do të shkakëtojnë sulme të ashpëra të astmës. Sulmet e ashpëra të astmës mund të kërkojnë kujdes emergjent. Ato mund të jenë fatale.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A do të ndihmojnë testet e alergjisë për të përcaktuar se çfarë shkaktojnë simptomat e astmës?
- Çfarë ndryshimesh mund të bëjë në shtëpi për të lehtësuar simptomat e astmës së fëmijës tim ?
- A është e sigurt për të ushtruar ose për të luajtur sport me astmë?
- A do të rritet fëmija im nga astma e tij/saj?
- Çfarë informacioni duhet të jap në shkollën e fëmijës tim për trajtimin e tij/saj?