Lart

Astma tek Fëmijët: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi

Astma ёshtё njё sёmundje e cila fillon qysh nё femijёri. Astma e vёshtirёson procesin e mbushjes sё mushkёrive me ajёr pёr fёmijёn tuaj. Rrjedhimisht, kjo e vёshtirёson procesin e frymёmarrjes pёr femijёn tuaj. Astma shkaktohet nga irritimi i mushkёrive dhe mbushja e tyre me mukozё.

 

Simptomat e astmёs tek fëmiu i juaj

Nese fёmija juaj ka astmё, ai apo ajo mund tё:

  • Ketё frymёmarrje tё shkurta dhe tё shpejta (edhe nё rastet kur nuk ёshtё duke qenё aktiv fizikisht).
  • Ketё ndjesinё e shtrёngimit nё gjoks.
  • Ketё probleme pёr tё fjetur (pasiqё simptomat e astmёs janё mё tё forta gjatё natёs kur jemi tё shtrirё).
  • Ketё njё ngёrhitje tё dukshme gjatё frymёmarrjes.
  • Ketё njё kollё qё nuk hiqet lehtё.

Sa mё tё shpesha qё janё kёto simptoma, aq mё e rёndё ёshtё shkalla e sёmundjes.

 

Astma tek femijet

 

Çfarё e shkakton astmёn?

Nuk dihet ende se pёrse shkaktohet astma. Megjithatё, ka njohuri tё mjaftushme se çfarё ndikon nё fillimin e njё sulmi astme. Njerёzit me astmё janё zakonisht tё ndjeshёm ndaj:

  • Kafshёve shtёpiake
  • Tymit tё tobakos
  • Tymit nga djegia e drurёve
  • Pluhurit
  • Ndotjes sё ambientit tё jashtёm
  • Mykut
  • Kaçabuve
  • Disa llojeve tё ushqimit
  • Disa llojeve tё ilaçeve


Shkaktarё tё tjerё mund tё jenё:

  • Aktiviteti fizik
  • Viruset respiratoriale
  • Vjelljet
  • Ndalimi i frymёmarrjes pёr periudha tё shkurta gjatё gjumit
  • Infeksionet nё sinus
  • Kushtet klimatike (temperaturat lёkundёse, zagushia, shiu)
  • Stresi
  • Ngazёllimi i tepёrt

 

Hulumtimet mё tё reja tregojnё se astma ёshtё gjithashtu e lidhur me obesitetin (mbipesha ekstreme).

 

Si diagnostikohet astma?

Mjeku do tё bёjё njё ekzaminim fizik tё fёmijёs suaj, do tё analizoj historikun shёndetёsor si dhe do tё testoj frymёmarrjen e tyre. Ky test quhet spirometri dhe e matё sasinё e ajrit qё lirohet pas njё frymёmarrje tё thellё. Ky test nuk shkakton dhimbje fare dhe mund tё bёhet nё ordinancё tё zakonshme mjekёsore. Mjeku do t’i jap fёmijes suaj njё pajisje sterile pёr ta futur nё gojё, kjo pajisje ёshtё e lidhur me njё tub, ndёrsa tubi me makinёn e cila bёnё matjen e frymёmarrjes sё tyre. Nё kёtё pajisje zakonisht paraqitet njё fotografi e qirinjёve tё ditёlindjes, apo njё murё me tulla. Kur fёmija juaj liron ajrin, qirinjёt nё fotografi fiken (ose tullat nё murё rrёzohen). Fёmija juaj duhet ta pёrseris kёtё proces disa herё nё mёnyrё qё rezultatet tё jenё sa mё tё sakta. Nёse fёmija juaj ёshtё duke vuajtur nga njё sulm i astmёs pikёrisht nё momentin kur po bёhet testi, mjeku mund tu jap atyre njё dozё ilaçi pёr ta nuhatur. Nё kёtё mёnyrё bёhet hapja e kanalit tё frymёmarrjes. Ata mund ta vazhdojnё procesin e testimit pasi tё jenё mjekuar.

Teste tё tjera mund tё konsiderohen edhe:

  • Ushtrimi fizik (vrapimi nё shirit apo ngasja e bicikletёs statike pёrderisa janё duke u bёrё matjet e frymёmarrjes),
  • Matja e sasiё sё oksidit nitrik gjatё lirimit tё frymёs (matja e kёsaj sasie bёhet duke e liruar frymёn nё njё pajisje tё veçantё. Nivele tё larta tё kёtij gazi sugjerojnё se personi vuan nga astma),
  • Analiza pёr alergji (analiza tё gjakut dhe lёkurёs pёr tё pёrcaktuar alergjitё e fёmijёs tuaj).

 

A mund tё parandalohet astma?

Astma nuk mund tё parandalohet. Por, fёmija juaj mund tё zvogёloj numrin e sulmeve tё astmёs duke mёsuar se cilёt faktorё i iniciojnё ato. Pёr shembull, zvogёloni kohёn qё fёmijёt tuaj e kalojnё nё afёrsi tё kafshёve shtёpiake apo tymit tё cigareve, si dhe mbajini fёmijёt tuaj brenda kur shkalla e ndotjes sё ajrit ёshtё rritur shumё. Mos pёrdorni parfume me erё tё fortё. Aromat e ashpra ndikojnё shumё nё shpeshtimin e sulmeve tё astmёs.

 

Trajtimi i Astmёs

Nuk ekziston ndonjё kurё pёr astmёn. Shpeshherё ёshtё sёmundje qё zgjatё gjatё tёrё jetёs. Mirёpo, ju mund tё pёrmirёsoni jetёn e fёmijёs suaj duke mёsuar pёr shkaktarёt e sulmeve tё astmёs, duke ia pёrkujtuar atyre qё t’i pёrdorin ilaçet e paracaktuara nga mjeku, si dhe duke ndjekur planin e veçant pёr astmёn tё cilin mjeku ia jep fёmijёs suaj. Ky plan pёrmban shkaktarёt e sulmeve nё mёnyrё tё detajizuar, si dhe hapat qё duhet ndjekur nё rast tё sulmeve tё tilla.

Ilaçet e astmёs pёrfshijnё ilaçe qё ndihmojnё nё menaxhimin e saj (pra ilaçe tё cilat pёrdoren nё baza ditore nё mёnyrё qё astma tё mbahet nёn kontrollё), si dhe ilaçe pёr reagim tё shpejtё (zakonisht ipen nё formё tё inhalatorit, nё mёnyrё qё tё ofrojnё qetёsim tё menjёhershёm gjatё sulmit). Disa njerёz i marrin ilaçet e tyre pёrmes aparatit pёr inhalim. Aparatet pёr inhalim e bёjnё shndёrrimin e ilaçeve tё lёngta nё tё gazta e cila pastaj thithet pёrmes njё maske apo pjesёze pёr gojё. Mjeku juaj do tё pёrcaktoj se cila metodё i pёrshtatet mё sё shumti fёmijёs suaj.

Astma tek Fëmijët

Të jetosh me sёmundjen e Astmёs

Jeta me kёtё lloj sёmundjeje mund tё jetё e vёshtirё. Njё sulm astme mund tё pengoj nё aktivitetet fizike (lojra dhe sporte), gjumё, madje mund ta detyroj fёmijёn tuaj tё mungoj nё shkollё dhe tё shtrihet nё spital. Sigurohuni qё ta mёsoni fёmijёn tuaj t’i njohё shkaktarёt e sulmeve dhe se si tё parapёrgaditet pёr to nё rastet kur ato janё tё pashmangshme. Gjithashtu, mёsojuni atyre qё gjithmonё ta mbajnё pranё vetes inhalatorin. Me monitorim tё vazhdueshёm dhe mjekim tё kujdesshёm, fёmija juaj mund tё ketё njё jetё tё pёrmbushur dhe me plot aktivitete.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A mund t’i kaloj astma fёmijёs tim gjatё rritjes?
  • A mund tё vdesёsh nga njё sulm i astmёs?
  • A mund tё prekemi nga astma edhe nё moshё madhore?
  • A ndikon nё pёrmirёsimin e simptomave tё sёmundjes humbja nё peshё?
  • A mund tё bёj ndonjё ndryshim nё ambientin shtёpiak nё mёnyrё qё fёmija im tё ketё mё pak sulme?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com