Halitoza: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Halitoza është term për frymëmarrje të keqe. Fryma e keqe mund të ketë shumë shkaqe dhe mund të jetë shenjë e ndonjë problemi themelor.
Çfarë shkakton frymën e keqe?
Në shumicën e rasteve, fryma e keqe (e quajtur edhe halitozë) vjen nga diçka në gojën tuaj. Ushqimi qëndron midis dhëmbëve, rreth mishit dhe në gjuhën tuaj. Nëse ju nuk i pastroni dhëmbët çdo ditë me brushë dhe pe dental, ky ushqim mund të kalbet. Pjesët e këqija të ushqimit shkaktojnë erë të keqe në gojë. Ushqimi i kalbur gjithashtu ndihmon që bakteret të rriten në gojën tuaj.
Këto baktere mund të shkaktojnë sëmundje të mishërave të dhëmbëve (të quajtur edhe gingivit). Gingiviti gjithashtu shkakton frymëmarrje të keqe.Gjërat që hani dhe pini mund të ndikojnë në erën e frymës tuaj. Shembuj të zakonshëm të ushqimeve dhe pijeve që mund të shkaktojnë erë të keqe të frymës përfshijnë qepë, hudhra, djathë, pastrami, disa erëza, lëng portokalli dhe pijet e gazuara.
Sapo të jenë tretur këto ushqime, vajrat e tyre absorbohen në qarkullimin e gjakut dhe barten në mushkëri. Era del përmes frymës derisa i gjithë ushqimi të dal nga trupi.Fryma e keqe gjithashtu mund të jetë shenjë e një problemi shëndetësor. Infeksionet e sinusit, infeksionet kronike të mushkërive, sëmundjet e mëlçisë ose të veshkave dhe diabeti janë disa nga kushtet shëndetësore që mund të shkaktojnë frymëmarrje të keqe.
Çfarë mund të bëj për të parandaluar frymën e keqe?
- Pastroni dhëmbët të paktën 2 herë çdo ditë, duke përdorur një pastë dhëmbësh me florure. Sigurohuni që të pastroni edhe mishrat e dhëmbëve si dhe të gjithë sipërfaqen e dhëmbëve. Çdo herë që i lani dhëmbët, përdorni furçën e dhëmbëve për të pastruar sipërfaqen e gjuhës tuaj.
- Pastroni dhëmbët tuaj me pe dental të paktën një herë në ditë për të hequr ushqimin nga dhëmbët tuaj.
- Hani më shumë fruta dhe perime çdo ditë si dhe hani më pak mish.
- Shmangni ushqimet që ju bëjnë të keni frymë të keqe. Gjithashtu përpiquni të shmangni pijet alkoolike, të cilat shpesh shkaktojnë frymëmarrje të keqe.
- Shmangni përdorimin e produkteve të duhanit. Çdo lloj duhani mund të shkaktojë halitozë.
- Ndonjëherë, goja e thatë ka erë të pakëndshme. Nëse goja juaj është e thatë, ju mund të merrni mente pa sheqer, të përtypni çamçakëz pa sheqer ose të pini më shumë ujë.
- Shumica e lëngjeve për larjen e gojës nuk kanë efekt të gjatë për frymëmarrjen e keqe. Nëse përdorni shpërlarës të gojës, silleni atë rreth 30 sekonda në gojën tuaj para se t’a pështyni.
- Nëse mbani proteza të lëvizshme, largojini ato natën. Pastroni protezat dhe zhytini ato gjatë natës në një tretësirë dezinfektuese. Gjithashtu protezat e lëvizshme dhe mbajtësit e tyre duhet të pastrohen. Ndiqni udhëzimet e dentistit tuaj.
- Shihni dentistin tuaj dy herë në vit për të pastruar dhëmbët.
- Nëse nuk mund të hiqni frymën e keqe vetë, shihni mjekun e familjes për të gjetur nëse ndonjë problem më serioz është duke e shkaktuar atë.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Çfarë po e shkakton frymën time të keqe?
- A kam nevojë për të ndryshuar pastën e dhëmbëve?
- A mundet duhani përtypës të shkaktojë frymëmarrje të keqe?
- Sa shpesh duhet të shoh dentistin tim?
- A ka shpërlarës goje që mund të ndihmojë?
- Nëse nuk mund t’a largojë frymën time të keqe, çfarë hapash duhet të marr për të kuptuar se çfarë po gaboj?
Ju rekomandojmë këta artikuj: