Kolli Kronik: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Kolli konsiderohet kronik kur zgjaët 8 javë ose më shumë. Zakonisht shkaktohet nga alergjitë, kthimi i acidit të lukthit në ezofag (urthi), disa kushte shëndetësore ose ilaçet. Zakonisht largohet pasi të jetë trajtuar gjendja themelore.
Simptomat e kollës kronike
Kollitja është simptomë e ndonjë gjendje shëndetësore themelore. Një kollë e rastësishme është e zakonshme. Megjithatë, shihni mjekun tuaj nëse kollitja nuk largohet dhe përfshin ndonjë nga këto:
- Kollitje e gëlbazës (mukusit të trashë).
- Marrje e frymës me zhurmë (duke bërë një tingull fishkëllimë gjatë marrjes frymë).
- Temperaturë (ethe) më e lartë se 38.3 ° C.
- Humbje e peshës pa u përpjekur.
- Djersitje gjatë natës (djersitje intensive gjersa fle).
- Kollitje gjak.
- Fytyrë e fryrë dhe shenja (një reaksion alergjik ndaj lëkurës).
- Vështirësi në frymëmarrje.
- Dhimbje gjoksi.
Çfarë shkakton kollë kronike?
Disa mënyra jetese dhe gjendje shëndetësore mund të shkaktojnë kollë kronike, duke përfshirë:
- Pirjen e duhanit.
- Alergjitë e zakonshme (ethet e këputjes, myku, kafshët shtëpiake).
- Kullim postnasal ( mukus që kullon poshtë mbrapa fytit tuaj nga mbrapa hundës).
- Disa ilaçe. Disa ilaçe të presionit të gjakut të quajtur ACE inhibitorë dihen të shkaktojnë kollë të vazhdueshme.
- Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit.
- Astma (një sëmundje e mushkërive).
- Ardhja e acidit të lukthit në ezofag (urth). Kjo është kur acidi nga stomaku juaj i’u vjen në fyt. Është më e zakonshme kur jeni shtrirë. Kjo ndodhë kur konsumojnë ushqime të caktuara, të tilla si lëngu i portokallit, limonada dhe çokollata.
- Sëmundjet pulmonare obstruktive kronike (SPOK). Kjo është sëmundje e mushkërive që e bën të vështirë marrjen e frymës.
- Ky është infeksion i frymëmarrjes që zakonisht prek fëmijët.
- Infeksione të pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes (të tillë si bronkiti ose sinusi).
- Kanceri në mushkëri.
Si diagnostikohet kolli kronik?
Mjeku do të shqyrtojë historinë tuaj shëndetësore. Ai ose ajo do të matë temperaturën tuaj, do të shikojë në pjesën e prapme të fytit dhe brenda veshëve dhe do të dëgjojë frymëmarrjen me një stetoskop (duke e vendosur atë në gjoks dhe mbrapa). Ai ose ajo do t’ju pyesë për simptomat tuaja.
Mjeku mund t’ju kërkojë nëse keni vënë re se çfarë shkakton kollën tuaj. Mjeku gjithashtu mund të kontrollojë nivelin tuaj të oksigjenit duke vendosur një klip të vogël në gishtin tuaj të indeksit. Kjo pajisje mat sasinë e oksigjenit që merrni. Rezultati prej 100 është ideal. Rezultati më pak se 90 është për t’u shqetësuar. Ju mund të merrni oksigjen duke vendosur një maskë mbi hundë.
Maska është e lidhur me bombolën me oksigjen me anë të një tubi.Testet plotësuese mund të përfshijnë teste laboratorike, të tilla si mostër gjaku (për të kontrolluar infeksionin), thupër në gojë dhe një mostër e gëlbazës (duke marrë një mostër të mukusit që prodhoni nga kollitja juaj). Mjeku mund të urdhërojë analizë me rreze X të gjoksit ose TK (tomografi kompjuterike) për të marrë fotografi të mushkërive tuaja.
Më vonë, doktori juaj mund t’ju bëjë një test spirometrik. Ky test përfshin frymëmarrjen në një tub që është i lidhur me një kompjuter. Kompjuteri vlerëson frymëmarrjen tuaj. Një tjetër testim i frymëmarrjes quhet metakolinë. Me këtë test, mjeku do të i’u thotë që të merrni frymë në mjegull të një substance të quajtur metakoline. Metakolina shkakton mushkëritë tuaja që të happen dhe mbyllen. Pas frymëmarrjes në metakoline, ju do të bëni një test spirometri.
A mund të parandalohet ose shmanget kolli kronik?
Ju mund të parandaloni ose të shmangni kollin kronik nëse shkaku themelor i kollës tuaj është i shërueshëm. Për shembull, nëse kollitja është për shkak të alergjive, mjeku juaj mund të përshkruajë një ilaç për trajtimin e alergjive. Nëse është për shkak të pirjes së duhanit, mund të lini duhanin. Nëse kollitja juaj shkaktohet nga ushqimi, shmangni ato ushqime. Nëse mjeku juaj beson se kollitja juaj kronike është për shkak të kushteve të tjera shëndetësore ose ilaçeve që merrni, ai ose ajo mund të vlerësojë opsione alternative.
Trajtimi i kollit kronik
Trajtimi varet nga shkaku i kollit kronik.
Pirja e duhanit: Ndaloni pirjen e duhanit. Shihni mjekun tuaj për sugjerime nëse keni vështirësi të ndaloni.
Alergji: Nëse keni kullim postnasal nga alergjitë, shmangni gjërat që shqetësojnë hundën dhe fytin tuaj. Kjo mund të jetë pluhuri, tymi, kafshët shtëpiake, produktet e pastrimit dhe deodorantë dhe tymi kimik. Disa ilaçe pa përshkrim të mjekut mund të ndihmojnë simptomat tuaja alergjike. Nëse kjo nuk ndihmon, pyetni mjekun tuaj për ilaçe me recetë.
Urthi: Nëse keni urth, provoni të ngrini kokën e shtratit tuaj rreth 10 centimetra. Mund të ndihmojë gjithashtu duke shmangur ngrënien ose pirjen për disa orë para se të shtriheni. Pyetni mjekun tuaj për ilaçet pa recetë që mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të urthit duke reduktuar acidin në stomak.
Medikamentet: Nëse jeni duke marrë një ilaç që ju shkakton të kolliteni, doktori juaj mund të jetë në gjendje të përshkruajë një ilaç tjetër për ju. Mos e ndaloni marrjen e medikamentit përveç nëse mjeku juaj ju jep leje.
Astma: Nëse keni astmë, mjeku do t’ju ndihmojë të vendosni për trajtimin e duhur për simptomat tuaja.
Të jetosh me kollë kronike
Të jetosh me kollë kronike mund të jetë e pakëndshme. Një kollë e vazhdueshme mund të të bëjë të ndiheni të lodhur (nga kollitja ditë e natë). Gjithashtu, kjo shkakton dhimbje gjoksi, dhimbje koke, mosmbajtjeje urine (kur papritmas urinoni pak), madje edhe brinjë të thyer. Megjithatë, është e mundur të jetoni pa kollë ose ta reduktoni atë në mënyrë të konsiderueshme duke trajtuar arsyen themelore. Shihni mjekun në vend që të vuani pa nevojë.
Pyetje për mjekun tuaj
- A do të lehtësohet kolli kronik me pika të kollit, pije të ngroha ose ujë?
- Çfarë sëmundje serioze mund të shkaktojë kollë kronike?
- A ndikon kollitja e tepërt në shëndetin tuaj të zemrës?
- A ju ndihmon me kollë kronike heqja e bajameve dhe adenoidëve?
- A duhet të marr një vaksinë vjetore të gripit?