Lart

Tuberkulozi: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Tuberkulozi, i quajtur gjithashtu edhe TB, është infektim i shkaktuar nga bakteret. Tuberkulozi zakonisht prek mushkëritë. Por, mund t’i prek edhe pjesët e tjera të trupit. Këtu përfshihen nyjet, fshikëza, boshtin kurrizor dhe trurin.

Janë dy lloje të tuberkulozit:

  • Tuberkulozi latent apo joaktiv: Bakteret janë të pranishme në trupin tuaj, por nuk ju sëmundin e as ju bëjnë infektues. Sistemi juaj imunitar e mbron trupin tuaj nga bakteret. Nuk jeni në gjendje të përhapni sëmundjen.
  • Tuberkulozi aktiv: Bakteret janë të pranishme dhe janë duke shkaktuar simptomat. Sistemi juaj imunitar nuk ka qenë në gjendje të luftoj kundër baktereve. Ka mundësi që të përhapni sëmundjen.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, tuberkulozi mund të jetë fatal.

Tuberkulozi

Simptomat e tuberkulozit

Simptomat tuaja do të varen prej zonës së trupit, që është prekur. Zakonisht tuberkulozi prek mushkëritë. 

Simptomat e tuberkulozit aktiv në mushkëri përfshijnë:

  • Kolla e keqe që zgjatë 3 javë e më shumë
  • Kollitja me gjak apo gëlbazë (mukozë nga thellësia e mushkërive)
  • Dhimbje e gjoksit
  • Ethe
  • Lodhje
  • Humbje të oreksit
  • Humbje e padëshiruar e peshës
  • Të dridhura
  • Djerësitje gjatë natës

Nëse tuberkulozi prek nyjet tuaja, mund të keni dhimbje që ndihet si artrit. Nëse tuberkulozi prek fshikëzën tuaj, mund t’ju shkaktoj dhimbje të shkoni në banjo dhe mund të ketë gjak në urinën tuaj. Tuberkulozi i shtyllës kurrizore mund të shkaktoj dhimbje të shpinës dhe paralizë të këmbëve. Tuberkulozi i trurit mund të shkaktoj dhimbje koke dhe përzierje.

Nuk do të keni ndonjë symptom të tuberkulozit, përveç nëse keni tuberkuloz aktiv.

Çka e shkakton tuberkulozin?

Tuberkulozi shkaktohet nga bakteret. Bakteret e shpërndara përmes ajrit nga një person në tjetrin. Bakteri përhapet në ajër kur personi me tuberkuloz aktiv në fyt apo mushkëri flet, qesh, teshtinë apo kollitet. Çdokush që gjindet pranë mund të thith atë ajër e bashkë me të edhe bakterin. Atëherë ata infektohen. Bakteri i tuberkulozit shpërndahet vetëm përmes ajrit. Nuk mund të prekeni tuberkulozi përmes:

  • Shtrëngimit të duarve.
  • Ndarjes së ushqimit apo pijeve.
  • Ndarjes së brushave të dhëmbëve.
  • Prekjes së gjërave, të cilat personi i infektuar i ka prekur.

Posa ta merrni bakterin përmes ajrit, ato vendosen në mushkëri dhe fillojnë të rriten. Nganjëherë bakteren lëvizin prej mushkërive në zona tjera të trupit tuaj. Këto përfshijnë veshkët, shtyllën kurrizore dhe trurin.

Kur keni një infeksion aktiv në mushkëri apo në fyt, ju jeni infektues. Kjo do të thotë se mund të përhapni sëmundjen tek njerëzit tjerë. Kur sëmundja është në pjesët e tjera të trupit dhe jo në mushkëri apo fyt, zakonisht nuk mund të përhapet tek njerëzit tjerë.

Nuk është e lehtë të prekeni nga tuberkulozi. Zakonisht, duhet të jeni afër me një person që ka tuberkuloz aktiv për një periudhë të zgjatur kohore. Tuberkulozi ka tendencë të përhapet ndërmjet anëtarëve të familjes, shoqërisë së ngushtë dhe njerëzve që jetojnë apo punojnë së bashku.

Ju jeni në rrezik më të madh të infektoheni me tuberkuloz nëse keni kontakt të afërt me personat e infektuar. Nëse infekoheni, ju jeni në rrezik më të madh të zhvilloni tuberkuloz aktiv nëse keni një sistem të dobësuar imunitar. Kjo mund të përfshijë:

  • Foshnjat dhe fëmijët e vegjël
  • Njerëzit me sëmundje kronike të tilla si diabeti
  • Njerëzit me HIV/AIDS
  • Pranuesi i transplantit të organeve
  • Pacientët e kancerit gjatë kimioterapisë

Si diagnoztifikohet tuberkulozi?

Metoda më e zakonshme për të kontrolluar për tuberkuloz është një test i lëkurës. Analizat e gjakut mund të përdoren gjithashtu. Nëse keni një test positiv të lëkurës apo të gjakut, kjo do të thotë se keni qenë të ekspozuar ndaj një personi që ka tuberkuloz. Ju jeni infektuar me bakterin që e shkakton sëmundjen. Testi nuk tregon nëse keni infeksion latent/joaktiv apo infeksion aktiv të sëmundjes së tuberkulozit.

Nëse testi i lëkurës del të jetë pozitiv, ka të ngjarë të bëni fotografi të gjoksit me rreze X dhe test fizik. Kjo do t’i tregoj mjekut tuaj nëse keni tuberkuloz aktiv dhe se a jeni në gjendje të përhapni sëmundjen tek njerëzit tjerë.

Nëse kam test pozitiv të lëkurës, a kam tuberkuloz aktiv?

Zakonisht jo. Një person mund të infektohet me bakterin, që e shkakton tuberkulozin, por në të vërtetë të mos keni tuberkuloz aktiv. Prej njerëzve, të cilët janë të infektuar me këtë bakter, vetëm disa prej tyre (rreth 10%) e zhvillojnë tuberkulozin aktiv.

Njerëzit e shëndoshë, të cilët infektohen me bakterin e tuberkulozit janë shpesh në gjendje të zbrapsin infeksionin. Ata nuk zhvillojnë tuberkuloz aktiv. Bakteret janë të fjetura (joaktive) në mushkëritë e tyre. Nëse trupi nuk është në gjendje të frenoj infeksionin dhe bakteri vazhdon të rritet, zhvillohet tuberkulozi aktiv. Kjo mund të ndodh vite pasi jeni infektuar. Kjo ndodh zakonisht kur diçka e shkakton dobësimin e sistemit tuaj imunitar.

 

A do ta dijë nëse kam tuberkuloz aktiv?

Ka pak mundësi që të zhvilloni tuberkuloz aktiv e të mos e dini. Bakteri mund të rritet në trupin pa iu bërë të ndiheni të sëmurë. Megjithatë, shumiva e njerëzve që kanë tuberkuloz aktiv, i përjetojnë simptomat.

Tuberkulozi

A mund të parandalohet apo të shmanget tuberkulozi?

Mënyra më e mirë për të parandaluar prekjen nga infeksioni i tuberkulozit është të shamngi kontaktin e afërt me personat, të cilët kanë sëmundjen e tuberkulozit aktiv.

Nëse jeni të infektuar me tuberkuloz, por nuk e keni sëmundjen e tuberkulozit aktiv, mund të merrni medikamente që e ndalojnë zhvillimit e sëmundjes. Kjo quhet terapi preventive. Ky trajtim zakonisht është një dozë e medikamenteve ditore, të cilat i merri për 6 deri 9 muaj. Nëse i ndjekni me kujdes udhëzimet e doktorit, nuk do të zhvilloni sëmundjen e tuberkulozit.

Ka një vaksinë kundër tuberkulozit. Ajo përdoret në disa vende ku tuberkulozi është më i zakonshëm. Nuk përdoret shpesh në Shtetet e Bashkuara, sepse mundësia për tu infektuar me tuberkuloz është e vogël.

Trajtimi i tuberkulozit

Tuberkulozi trajtohet me antibiotik. Medikametet të cilat ua sugjeron doktori varen prej disa faktorëve. Këto përfshijnë moshën tuaj, shëndetin, se a keni tuberkuloz aktiv apo joaktiv dhe se a është tuberkulozi juaj rezistent ndaj ilaçeve. Kjo do të thotë se medikamentet nuk do të funksionojnë.

Ju do të keni nevojë të merrni medikamentet për tuberkuloz për 6-9 muaj. Doktori juaj do t’ju tregoj saktësisht se si dhe kur duhet ti merrni këto medikamente dhe për sa gjatë. Është shumë me rëndësi që t’i ndiqni me kujdes udhëzimet e mjekut tuaj. Merrni medikamentet tuaja në të njejtën kohë, çdo ditë. Mos i anashkaloni dozat dhe mos ndaloni së marruri medikamentet. Kjo mund ta bëj tuberkulozin më të vështirë për t’u trajtuar.

Cilat medikamente përdoren për ta trajtuar tuberkulozin?

Medikamentet e zakonshme, që përdoren për të trajtuar tuberkulozin përfshijnë:

  • Izoniazid
  • Rifampin
  • Etambutol
  • Pirazinamid

Varësisht prej rekomandimeve të doktorit tuaj, mund të merrni 1 apo më shumë nga këto medikamente. Këto medikamente zakonisht nuk shkaktojnë efekte anësore. Sidoqoftë, ilaçet e tuberkulozit mund të dëmtojnë mëlçinë.

Mos përdorni alkool apo acetaminofen (një emër i brendit: Tylenol), gjatë kohës që merrni medikamentet e tuberkulozit. Alkooli the acetaminofeni mund të rrisin rrezikun për problemet e mëlçisë. Gjithmonë konsulltohuni me doktorin tuaj para se të merrni medikamente tjera. Disa medikamente ndërveprojnë me medikamentet e tuberkulozit dhe shkaktojnë efekte anësore.

Gjatë kohës që i merrni këto medikamente, doktori juaj mund të dëshiroj t’ju monitoroj çdo muaj. Për shembull, mund të keni nevoj të vizitoni mjekun për analiza, për të marr përshkrime tjera dhe të kontrolloni për efekte anësore apo probleme tjera.

Edhe pse efektet anësore nga tuberkulozi nuk janë të zakonshme, ato mund të jenë serioze. Thërrisni menjëherë doktorin tuaj nëse keni ndonjë nga këto simptoma:

  • Përzierje
  • Vjellje
  • Dhimbje barku
  • Shikim të turbullt apo verbëri të ngjyrave
  • Urinë të errët (ngjyrë kafeje)
  • Ethe që zgjasin 3 ditë e më shumë
  • Verdhëz (zverdhje të lëkurës dhe të bardhëve të syve)

Të jetosh me tuberkuloz

Nëse keni sëmundjen aktive të tuberkulozit, do t’ju nevojiten disa javë trajtim para se të mos jeni më infektues. Deri atëherë, është e rëndësishme të ndërmerrni hapat, që të mos e përhapni bakterin.

  • Merrni medikamentet saktëisht ashtu siç iu thotë doktori.
  • Çdo herë që kolliteni, teshtini apo qeshni, mbulojeni gojën me shami. Vendoseni shaminë në një thes të mbyllur para se ta hidhni.
  • Shmangni kontaktin e afërt me njerëzit tjerë.
  • Flini vetëm në një dhomë. Ajroseni dhomën shpesh në mënyrë që bakteri të mos qëndroj në dhomë.
  • Mos shkoni në punë apo në shkollë deri sa doktori juaj t’iu thotë ta bëni.

Nëse zhvilloni sëmundjen e tuberkulozit aktiv, ju mund të keni nevoj për monitorim mjekësor për tërë jetën. Kjo mund të përfshijë kontrolle të rregullta dhe mbase edhe disa fotografi të gjoksit me rreze X. Kjo bëhet për t’u siguruar që të qëndroni pa sëmundjen e tuberkulozit, edhe pasi që të keni marrë të gjitha medikamentet e tuberkulozit.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Si e kam marrë tuberkulozin?
  • Unë punoj në spital. A duhet t’i tregoj mjekut se ndoshta e kam marrë tuberkulozin në punë?
  • Cili është trajtimi më i mirë për mua?
  • A do të zhvilloj tuberkuloz aktiv?
  • Nëse simptomat e mija përkeqësohen, kur duhet ta thërras doktorin?
  • A është e sigurt të qëndroj rreth familjes sime?
  • A ka ndonjë gjë që mund ta përdor, që mund të ma largoj kollën?
  • Jam duke përdorur medikamente tjera. Cilat medikamente është e sigurt t’i marr së bashku me medikamentet e tuberkulozit?
  • Sa shpesh duhet ta vizitoj doktorin?
  • A do të kurohem ndonjëherë nga tuberkulozi?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com