Lart

Dhimbja e gjurit, shkaqet dhe trajtimi

Dhimbja e gjurit i referohet ndonjë dhimbjeje ose “djegieje” të brendshme në artikulacionet e këmbës. Dhimbja e gjurit mund të jetë një simptomë e shumë sëmundjeve, duke përfshirë stresin e gjurit, osteoartritin, dëmtimet, guttën, infeksionin dhe bursitin.

Kyçi është i veshur me një membranë që quhet kupa sinoviale. Kupa sinoviale prodhon lëng sinovial, i cili vepron si lubrifikant për lëvizjen e kyçit. Struktura të tjera mbrojtëse janë dhe bursat. Gjuri suporton deri në trefishin e peshës së trupit. Nga lëvizjet e sforcuara, komplekse dhe të tepruara, forca e gjurit fillon të dobësohet duke e bërë gjurin shumë të ndjeshëm ndaj dëmtimeve.

Shkaqet dhe simptomat

Disa shkaqe të dhimbjeve të gjurit:

• Artriti

• Osteoartriti

• Artriti reumatoid

• Artriti septik

• Bursiti

• Cistet e gjurit

• Frakturat

• Gutta

• Dëmtimet dhe paqëndrueshmëritë e ligamentit

Diagnoza

Dhimbja e gjurit mund të diagnostikohet dhe trajtohet nga një ortoped. Diagnoza bazohet në historinë mjekësore të pacientit dhe ekzaminimet fizike. Teste më të avancuara janë Rezonanca Magnetike, Tomografia Kompjuterike dhe Artrografia me Kontrast.

Parandalimi

Forcimi i muskulit të këmbës mund të parandalojë dhimbjet e gjurit të shkaktuara nga mbilodhja në punë. Si rrjedhojë, një gju i fortë parandalon dëmtimet e artikulacionit. Ndaj këshillohet që të stërvitet këmba dhe gjuri në mënyrë që muskuli rreth gjurit të rrisë elasticitetin e tij.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]