Frakturë të Ijeve
Frakturë të ijeve quajmë thyerjen e kockave që gjenden në ije. Ijet gjenden afër pjesës së epërme të këmbës. Frakturat e ijeve mund të ndodhin në çfarëdo moshe. Megjithatë është më e zakontë tek personat e moshës 65 vjeç e më të vjetër.
Gjithashtu është më e shprehur tek femrat. Kjo ndodh për shkak se femrat shpesh kanë të pranishme një sëmundje që i dobëson eshtrat. Kjo sëmundje quhet osteoporoza.
Simptomat e frakturës së ijeve
Nëse ke frakturë në ije, simptomat e pranishme mund të jenë:
- Dhimbje e rëndë në pjesën e ijeve
- Shqetësim kur mundohesh të lëvizësh apo të rrotullohesh.
- Ënjtje dhe mavijosje në pjesën e ijeve.
- Paaftësia për të vënë peshë në ije.
- Paaftësia për të ecur.
- Këmba e lënduar mund të duket më e shkurtër se këmba tjetër. Mund të kthehet në anën e jashtme.
Çka e shkakton frakturën e ijeve?
Shumica e rasteve të frakturave të ijeve janë shkaktuar nga rënia. Shkaqe të tjera janë kanceri dhe lëndime të tjera. Femrat e dëmtojnë ijen më shpesh se meshkujt. Kjo ndodh për shkak se femrat shpesh kanë të pranishme një sëmundje që i dobëson eshtrat. kjo sëmundje quhet osteoporoza. Osteoporoza shkaktohet nga mungesa e kalciumit që siguron fortësinë e kockave. Me moshën, rreziku për frakturë të ijeve do të rritet. Edhe femrat edhe meshkujt me moshë humbin masë të kockave. Kockat bëhen më të brishta dhe thyhen më lehtë.
Si dianostikohet fraktura e ijeve?
Mjeku juaj do t’iu pyes për simptomat, dhimbjen dhe nëse ke rënë apo je lënduar. Ai ose ajo do të bëj rentgen për të shikuar frakturën e ijes.
A mund të parandalohet apo të shmanget fraktura e ijeve?
Disa gjëra mund ta parandalojnë frakturën e ijeve, për shembull:
- Konsumoni ushqim me shumë kalcium (qumësht, djath, jogurt, sardine dhe brokoli).
- Flisni me mjekun për marrjen e vitaminës D. Vitamina D e ndihmon trupin për ta absorbuar kalciumin. Ai ose ajo mund t’iu tregojë se çfarë sasie duhet të merrni.
- Stërvituni për të forcuar muskujt dhe eshtrat.
- Mos e pini duhanin dhe pijet alkoolike.
- Dilni jashtë në diell (me krem kunder diellit). Dielli ndihmon trupin që ta krijojë vetë vitaminën D.
- Kontrolloni të parit të paktën një herë në vit. Sëmundjet e syrit e dobësojnë shikimin gjatë viteve. Kjo mund të shpie në lëndime.
- Përdorni shkop nëse e rekomandon mjeku. Kjo do të ndihmojë që ta ruani balancën për të mos u rrëzuar.
- Nëse jeni femër, kontrollohuni për osteoporozë.
- Konsultohuni me mjekun për medikamente që e përmirsojnë shëndetin e kockave.
- Sigurojeni shtëpinë.
Kjo përfshinë:
- Ndriqim të mirë (vendosni drita të natës në dhomën e fjetjes, korridore, shkallë, tualete)
- Përforconi qilimat me mbështetës kundër rrëshqitjes. Përforconi qoshet e lira të qilimave.
- Largojini nga rruga kabllot elektrike.
- Instaloni mbajtëset në dush dhe pjesën tjetër të tualetit. Vendosni mabajtëse në çdo anë të shkallëve.
Trajtimi i frakturave të ijeve
Shumica e njerëzve me frakturë të ijeve kanë nevojë për operacion të ijeve. Kjo do të përfshijë anestezion dhe qëndrim në spital. Koha e qëndrimit varet nga gjendja shëndetësore dhe ashpërsia e lëndimit.
Disa njerëz nuk kanë mundësi ta kryejnë operacionin për shkak të ndonjë sëmundjeje apo shëndetit të dobët. Kur ndodh kjo mjeku i’u vendosë në tërheqje. Tërheqja e shfrytëzon një apart mjekësor që i’u pamundëson lëvizjen dhe ecjen. Koha jote në tërheqje varet nga ashpërsia e lëndimit.
Pas intervenimit kirurgjik, do t’iu duhet kohë për ta marrë veten. Mjeku do t’iu tregojë kur mund të ngriheni dhe të ecni përsëri. Do të jetë e vështirë të ecni në fillim. Do t’iu duhet një shkop apo mbajtëse për disa muaj.
Do të duhet të vizitoheni tek një terapeut fizik. Ai do t’iu ndihmojë të uleni, të ngriteni dhe të ecëni siç duhet pa e lënduar përsëri ijen. Do të merrni ushtrime për t’i kryer në shtëpi. Gjithashtu do t‘iu duhet ndihmë në shtëpi për të kryer detyra të përditshme. Kjo përfshinë veshjen, larjen, gatimin, porositë etj.
Mjeku do ta diskutojë si mundësi zëvendësimin e ijes nëse fraktura është e rëndë dhe e përhershme.
Të jetosh me frakturë të ijeve
Komplikimet nga fraktura e ijes mund të jena të rënda dhe të rrezikshme për jetën. Gjatë kohës kur nuk jeni në gjendje të lëvizni, ka rrezik që të zhvillohet tromboza e thellë e venave. Kjo shkakton koagulimin e gjakut në vena thellë në trupin tuaj. Këto koagulime ndodhin zakonisht në venat e këmbës. Nëse gjaku i koaguluar shkëputet dhe shkon në sistem të qarkullimit të gjakut mund të shkojë deri në mushkëri. Kjo mund të ketë pasoja fatale.
Komplikime të tjera nga operacioni përfshijnë:
- Plagë të presionit (plagë të thella në lëkurë që mund të infektohen)
- Pneunomi
- Humbje të muskujve ose atrofi (muskujt bëhen më të vogël dhe jo aktiv)
- Infeksione të traktit urinar
Pyetje që mund t’i bëni mjekut
- Si mund ta bëj dallimin ndërmjet frakturës së ijes dhe ndrydhjes?
- Si mund ta shmang plagët e presionit?
- A duhet të vesh çorape elastike pas operacionit?
- A ndikon menopauza në shëndetin e eshtrave?