Lëndimi i Palcës Kurrizore
Palca juaj kurrizore përbëhet nga një grumbull nervash dhe qelizash nervore. Këto bartin mesazhe nga truri tek pjesët e tjera të trupit. Palca kurrizore gjendet nga pjesa e poshtme e trurit deri tek beli. Është e mbrojtur nga shtylla kurrizore e cila përbëhet nga unaza kockore në shpinën të quajtura vertebre.
Simptomat e lëndimit të palcës kurrizore
Simptomat e lëndimit të palcës kurrizore (LPK) ndryshojnë. Ato varen nga lloji, vendi dhe ashpërsia e lëndimit. Humbja totale e kontrollit të muskulit dhe ndjenjës quhet lëndim total i palcës kurrizore. Nëse ka pak kontrollë të muskulit dhe ndjenjë kjo quhet lëndim jo i plotë i palcës kurrizore. Lëndimet që shfaqen më lartë në palcën kurrizore zakonisht rezultojnë në simptoma më të rënda.
Paraliza është simptomë e zakonshme e lëndimeve të palcës. Është humbje e lëvizjes në pjesë të trupit tuaj. Kur kjo ndodh, mund të ketë pak ose aspak ndjesi në zonën e paralizuar. Vertebrea e dëmtuar në qafë, mund të paralizojë krahët, gjoksin dhe këmbët. Gjithashtu mund të ndikojë në muskujt që kontrollojnë frymëmarrjen. Vertebrea e dëmtuar në zonë e sipërme ose të poshtme të shpinës mund të paralizojë gjoksin dhe këmbët.
Shenjat e menjëherëshme të LPK përfshijnë:
- Dhimbje
- Mprije, therje ose humbje të ndjesisë
- Dobësi
- Marramendje
- Konfuzion
- Humbje e funksionit të muskujve (paraliza)
- Vështirësi në frymëmarrje
Përveç këtyre simptomave, probleme të vazhdueshme mund të jenë:
- Humbja e kontrollit të zorrës dhe fshikëzës
- Mosfunksionim seksual
- Spasticitet (spazëm)
Nëse mendoni se dikush ka pasur lëndim të kokës, qafës ose shpinës, ju duhet të:
- Thërrisni ambulancën (në numrin 194)
- Mos i lëvizni (në rast të lëndimit)
- Mbështillni batanije ose peshqirë dhe vendosini në dy anët e kokës së personit. Kjo ndihmon në mbajtjen e kokës dhe qafës në vend.
- Jepni ndihmën e parë, kryeni reanimacion kardiopulmonar ose vendosni presion në plagë. Sërish, sigurohuni të mbani kokën dhe qafën e personit në vend.
Çfarë shkakton lëndim të palcës kurrizore?
Janë dy shkaqe kryesore të lëndimit të palcës kurrizore:
Shkaku i parë është një goditje në shtyllën kurrizore. Kjo mund të dëmtojë palcën kurrizore ose vertebrenë e afërt apo indet, të cilat mund ta nxënë palcën. Kjo mund të rezultojë nga një aksident automobilistik, lëndim sportiv, rrëzim ose sulm, si p.sh. Plagë me armë zjarri ose me thikë. Dëmtim shtesë mund të shfaqet gjatë ditëve në vijim. Gjakderdhja, ënjtja dhe grumbullimi i fluideve mund të vënë presion në palcën kurrizore.
Sëmundjet gjithashtu mund të shkaktojnë lëndim të palcës kurrizore. Shembujt përfshijnë artritin dhe poliomielitin. Osteoporoza dhe mosha janë faktorë rreziku. Këta mund të dobësojnë shtyllën kurrizore dhe t’iu bëjnë më të prirur për lëndime të palcës kurrizore. Spina bifida (shpina e ndarë) është defekt i lindjes që mund të duket si lëndim i palcës kurrizore.
Si diagnostikohet lëndimi i palcës kurrizore?
Mjeku do të diagnostikojë lëndimin e palcës kurrizore. Ata do t’iu mbajnë të palëvizshëm gjatë testimeve në spital. Testet e mundëshme janë rentgeni, skenimi tomografik i kompjuterizuar (CT) ose imazhet e rezonancës magnetike (MRI). Këto fotografime të vertebresë tregojnë nëse ka ndonjë dëmtim. Mjeku juaj gjithashtu do të kryejë një ekzaminim neurologjik. Kjo i ndihmon ata të përcaktojnë se sa i rëndë është dëmtimi. Ata do të shohin se sa keni kontroll të muskujve dhe nëse keni ose jo ndjesi. Të gjitha këto teste diagnostikojnë nivelin dhe plotësinë e lëndimeve.
A mund të parandalohet ose shmanget lëndimi i shtyllës kurrizore?
Pasi që lëndimet e shtyllës kurrizore mund të shfaqen nga sëmundjet ose aksidentet ju mund t’i parandaloni ato.
Trajtimi i lëndimeve të palcës kurrizore
Një ekip mjekësh do të vendosë trajtimin më të mirë për lëndimin e shtyllës kurrizore. Në aspektin afat-shkurtër, ilaçet mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ënjtjes së LPK. Metilprednisolon është ilaç kortizon ose steroid. Nëse është dhënë menjëherë mund të zvogëlojë dëmtimin e qelizave nervore. Ju mund të keni nevojë për operacion kirurgjik për të stabilizuar shtyllën kurrizore ose për të larguar eshtrat ose indet që krijojnë presion në palcën kurrizore. Mjeku juaj do t’iu vendosë ashtu që koka dhe trupi janë të palëvizëshme gjatë operacionit.
Opsionet e trajtimit afat-gjatë kanë disa përfitime. Ato ndihmojnë në parandalimin e koagulimit të gjakut, tkurrjes së muskujve, humbjen e kalciumit dhe tëhollimin e lëkurës. Trajtimi përfshinë:
- Medikamentet. Disa medikamente dhe injeksione mund të ndihmojnë në kontrollimin e disa simptomave të LPK. Për shembull, toksina botulinum rregullon spazmat e krahëve. Flisni me mjekun tuaj për atë që vepron më së miri për llojin e lëndimit dhe simptomave. Medikamentet gjithashtu ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjes.
- Terapia fizike. Në disa raste, terapia fizike mund të ndihmojë në funksionimin e muskujve. Përfshinë zgjatje, forcim dhe trajnim të muskujve, që japin fleksibilitet, kontrollë, koordinim dhe forcë.
- Terapia profesionale. Kjo lloj terapie mund t’iu ndihmojë të mësoni sërish detyrat e përditëshme si, larjen, veshjen, gatimin, dhe shkrimin. Trupi juaj mund të ketë harruar se si duhet të bëhen këto gjëra pas lëndimit. Gjithashtu ofron edukim për parandalimin e problemeve të ardhëshme shëndetësore.
- Trajtimet eksperimentale. Hulumtuesit janë duke punuar për të gjetur shërim për lëndimet e palcës kurrizore. Flisni me mjekun tuaj për trajtime të reja që mund të jenë në dispozicion.
Të jetosh me lëndim të palcës kurrizore
Marrja e vetes varet nga sa i rëndë ka qenë lëndimi juaj. Në shumicën e rasteve, përmirësimi ndodh brenda 6 muajve të lëndimit. Sidoqoftë, disa njerëz vazhdojnë të përparojnë edhe pas kësaj kohe. Nuk ka shërim për LPK, prandaj ju do të keni nevojë për trajtim të vazhdueshëm.
Njerëzit që kanë lëndime të palcës kurrizore mund të jetojnë jetë të kompletuara dhe të lumtura. Ata mund të punojnë, të martohen dhe të kenë fëmijë. Disa mund të shkojnë në evente, të luajnë sporte, dhe të ngasin vetura. Hulumtimi i vazhdueshëm fokusohet në gjetjen e një shërimi dhe ofrimin e opsioneve të reja të trajtimit.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A do të përmirësohet lëndimi i palcës kurrizore me kohë?
- Sa mund të pres që do të rikthehen lëvizjet dhe ndjesia?
- Si do të ndikojë lëndimi i palcës kurrizore në shëndetin tim? A më vendosë ky lëndim në rrezik për probleme tjera?
- Çfarë trajtimesh eksperimentale janë në dispozicion?
- A mund të rekomandoni një grup mbështetës për njerëzit me lëndime të palcës kurrizore?