Lart

Nervi Shiatik

Edita Berani Badivuku

Edita Berani Badivuku, Fizioterapiste/Hixhame terapiste. Studimet i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës në degën e Fizioterapisë. Që nga viti 2014 ka punuar si fizioterapiste në Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Mitrovicë pastaj në Vushtrri. Tash e dy vite është çertifikuar edhe për Hixhame terapi. Punon në Ambulancën e Terapis Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri (+38345620411) dhe ofron këto shërbime terapeutike: Elektroterapi, Ultrasonoterapi, Termoterapi, Kineziterapi, Masazhë manuale, Masazhë me vakum, Hixhame, Migun terapi, Detox Foot Spa, Kinesiotape, Trajtime të fytyrës.

 

Nervi shiatik është nervi më i madh i trupit. Shkaku më i shpeshtë i dëmtimit të tij është hernia diskale.

Shkaqe të tjera janë frakturat pelvike, tumoret, plagët nga armët e zjarrit, infeksionet, helmimet etj. Ankesa më e shpeshtë e të sëmurëve me dëmtim të këtij nervi është dhimbja tepër e fortë përgjatë gjithë territorit të nervit.

Kur shkaku është kompresioni i radiksit ajo zakonisht fillon në mes dhe më pas lajmërohet në këmbë. Në këto raste kolona vertebrale humbë pozicionin fiziologjik dhe paraqet skoliozën.

Muskujt paravertebralë paraqiten të kontraktuar (mund të shihen me sy të lirë, por më mirë evidentohen me palpim) duke paraqitur shenjën e mbrojtjes muskulore. Nëse të sëmurit tentojmë ti ngremë këmbën lart të ekstenduar, ai do të ankojë me dhimbje të fortë në mes. Kjo quhet shenja Laseg.

Shfaqja e dhimbjes lumbale gjatë kollitjes ose frymëmarrjes së thellë është shenjë tjetër e komprimimit radikular të nervit.

Shenjat motore

  • Pamundësi për të bërë fleksionin e këmbës.
  • Vështirësi në ecje dhe qëndrimi mbi thembra ose gishtat në anën e dëmtuar.
  • Mungesë e refleksit plantar dhe atij akilian.

Shenjat sensore

  • Ulje të sensibilitetit sipërfaqësor në anën e jashtme të kofshës, kërcirit dhe të gjithë këmbës.

Shenja trofike dhe vazomotore

  • Shfaqet atrofi e të gjithë muskujve të prekur.
  • Këmba mund të jetë e thatë dhe e diskoloruar.
  • Mund të shfaqet keratozë e lëkurës e shpesh edhe edemë, e cila mund të maskojë atrofinë.

Të gjitha këto shenja janë karakteristike për dëmtimet e plota të nervit. Në rastin e dëmtimeve të pjesshme ato janë në përputhje me territorin e prekur ose funksionet e pjesës së prekur.

Kontrolli i dhimbjeve

Ilaçet mund të jenë të domosdoshme në zvogëlimin e inflamacionit, nëse ishiasi është shkak i hernias diskale (studimet kanë treguar që përdorimi i medikamenteve nuk ka efekt në trajtimin e këtyre problemeve por mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës në një afat të shkurtër dhe ju ndihmon që të qëndroni aktiv.

Të qenit aktiv

Pasi dhimbja është kontrolluar, fizioterapeuti juaj mund t’ju rekomandojë një terapi fizike ose një program ushtrimesh për të forcuar muskujt e shpinës dhe për të rregulluar qëndrimin.

Terapia fizikale është e rëndësishme nëse ju keni herni diskale. Mjekët tani e dinë se qëndrimi i gjatë në shtrat nuk është një ide e mirë për ishiasin dhe dhimbjet e shpinës, pasi zakonisht përkeqëson problemet.

Disa ditë pushim në fillimet e saj do të jenë të nevojshme, por jo më gjatë pasi muskujt që mbështesin shpinën do të fillojnë të dobësohen.

Mbajtja e aktivitetit fizik siguron një efekt pozitiv mbi dhimbjet, shkallën e shërimit nga dhimbjet e shpinës dhe funksionin, në krahasim me pjesën tjetër që lidhet me të qëndruarit në shtrat.

Injeksionet epidurale steroide

Injeksionet e kortizonit mund të përdoren për të trajtuar nervin shiatik duke ndihmuar për të shtypur inflamacion rreth nervave të irrituar. Megjithatë, provat për të mbështetur efikasitetin e injeksioneve steroide janë kontradiktore.

Për më tepër vizitoni Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri. +38345620411

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com