Lart

Osteoartriti (Artriti)

Artriti shkakton enjtjen (inflamacionin) e kyçeve. Zakonisht shkakton dhimbje dhe i limiton lëvizjet e kyçeve të prekura nga kjo sëmundje.

Ekzistojnë shumë lloje të artritit. Osteoartriti është lloji më i zakonshëm i kësaj sëmundje. Ndonjëherë quhet sëmundja degjenerative e nyjeve. Kjo formë e artritit mund ta prekë secilën nyje në trupin tuaj. Zakonisht shfaqet në nyjet e duarve, në ije dhe në gjunjë.

Kjo sëmundje e bënë zvogëlimin e shtresës mbrojtëse në mes të eshtrave (të quajtur kërc). Ky proces ndodh ngadalë dhe përkeqësohet me kalimin e kohës.

Artritë

Ju rekomandojmë këtë artikull:

5 Shkaktarët e Zakonshëm të Dhimbjes së Shputës

Simptomat kryesore të osteoartritit përfshijnë:

  • Dhimbjet e kyçeve
  • Ngurtësimin e kyçeve, posaçërisht pasi nuk keni lëvizur për nje kohë, si për shembull pas gjumit
  • Limitimi gjithmonë e më i madh i lëvizjeve
  • Enjtja

Çfarë e shkakton osteoartritin?

Shkaktari i saktë i osteoartritit nuk dihet ende. Kjo sëmundje mund të jetë e trashëgueshme, që do të thotë se bartet nga familja. Kjo sëmundje duket se shkaktohet te shumica e njerëzve nga përdorimi i kyçeve përgjatë viteve.


Çfarë ndodhë kur kyçet preken nga kjo sëmundje?

Në rrethana normale, shtresa e lëmuar e kërcit shërben si mbrojtëse ne mes të eshtrave të kyçeve. Kërci i ndihmon eshtrat të lëvizin më lehtë. Te disa njerëz kërci hollohet me përdorimin e kyçeve, në këtë mënyrë fillon sëmundja e osteroartritit.

Me kalimin e kohës kërci fillon të zhduket dhe eshtrat fërkohen për njëri-tjetrin. Ky fërkim shkakton dhimbje, enjtje dhe e limiton lëvizjen e kyçeve. Eshtrat madje mund të fillojnë të krijojnë shtresa shumë të trasha në pjesën ku fërkohen me eshtrat e tjera. Copëza të kërcit mund të shpërndahen dhe të limitojnë lëvizjet edhe më shumë. Kjo shpërndarje e kërcit gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje, enjtje dhe ngurtësim.


Kush preket nga osteoartriti?

Më poshtë gjeni të listuar disa shkaktarë që ndikojnë në shfaqjen e osteoartritit:

  • Mosha juaj. Osteoartriti është më i zakonshëm te njerëzit më të shtyrë në moshë, sepse ata i kanë përdorur kyçet e tyre për kohë më të gjatë.
  • Gjinia juaj. Femrat janë më të rrezikuara për tu prekur nga osteoartriti, veçanarisht pas moshës 50 vjeçare.
  • Puna juaj. Njerëzit të cilët kryejnë punë ku i bëjnë të njëjtat lëvizje vazhdimisht janë më të rrezikuar se njerëzit e tjerë.
  • Atletizmi. Personat atletik janë më të rrezikuar sepse i përdorin kyçet e tyre më shumë.
  • Lëndimet e kyçeve. Mund t’i rrisin gjasat që të prekeni nga artriti.
  • Mbipesha. E përkeqëson gjendjen e artritit në gjunj, ije dhe në bosht kurrizor.

Si diagnostikohet osteoartriti?

Mjeku juaj do i’u bëjë pyetje për dhimbjet që ndjeni. Ai gjithashtu mund t’iu pyes nëse dhimbjet tuaja përkeqësohen pas aktiviteteve fizike dhe përmirësohen pas pushimit.

Mjeku do t’iu ekzaminoj nëse keni vështirësi në lëvizjen e kyçeve. Mjeku mund t’iu sugjeroj të bëni skanime me rreze X kyçeve të cilat po i’u shkaktojnë probleme për të përcaktuar se çfarë është duke e shkaktuar dhimbjen. Analizat e gjakut ndihojnë të përcaktojnë se nga cila formë e artritit jeni prekur.

A mund të parandalohet osteoartriti?

Osteoartriti nuk mund të parandalohet, posaçërsisht kur ju arrini një moshë të caktuar. Megjithatë, këshillat në vijim mund t’iu ndihmojnë:

  • Mundohuni të mos i përdorni kyçet më shumë se sa duhet.
  • Shmagiuni punëve dhe aktiviteteve të cilat kërkojnë lëvizje të njëjta gjatë gjithë kohës.
  • Mundohuni të mbani peshën ideale të trupit tuaj.
  • Bëni ushtrime për forcimin e muskujve rreth kyçeve tuaja. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për kyçet të cilat e bëjnë bartjen e peshës sonë, si ijet, gjunjët dhe kyçet e këmbëve.

Mjekimi

Nuk ka ndonjë kurë për osteoartritin. Gjasat janë që kjo sëmundje të përkeqësohet edhe më shumë me kalimin e kohës. Krijimi i një plani personal mund të ju ndihmojë të qëndroni aktiv, t’i mbroni kyçet nga dëmtimet dhe të mbani dhimbjen nën kontroll. Mjeku juaj do iu ndihmojë të krijoni një plan të tillë. Për më tepër ai mund t’iu sugjeroj një kombinim të terapive të përmendura më poshtë.

semundja reuma
Aktiviteti fizik

Është tejet e rëndësishme që të qëndroni aktiv sa më shumë që të jetë e mundur. Kur i’u dhëmbin kyçet, njerëzit zakonisht mundohen të mos i vënë më në funksion. Në këtë mënyrë, muskujt dobësohen shumë dhe kjo ua pamundëson kyçeve funksionimin normal dhe shkakton më shumë dhimbje.

Cikli i dhimbjes fillon sërish edhe nëse ju i shmangeni përdorimit të kyçeve. Bisedoni me mjekun tuaj për mënyrat më efikase për ta menaxhuar dhimbjen, në këtë mënyrë ju mund të qëndroni aktiv dhe të mos u dobësohen muskujt.

Ushtrimet forcojnë muskujt dhe i’u japin shumë fleksibilitet. Ushtrimet të cilat nuk shkaktojnë shumë presion në kyçet tuaja janë ideale. Për t’iu shmangur dhimbjeve dhe lëndimeve, zgjedhni ushtrime të cilat mund të bëhen pak nga pak dhe i’u japin hapësirë për të pushuar. Vallëzimi, ngritja e peshave, noti, ngasja e bicikletës janë ushtrime të mira për njerëz të cilët vuajnë nga artriti.

Mjeku juaj mund t’iu sugjeroj edhe terapitë fizike, të cilat zakonisht përfshijnë ushtrime për forcimin e muskujve, ushtrime për përmirësimin e punës së kyçeve dhe ushtrime për zvogëlimin e dhimbjeve të artritit.

Ilaçet

Mjeku juaj me shumë gjasë do i’u rekomandojë përdorimin e ilaçeve të cilat i mbajmë zakonisht në shtëpi për ta menaxhuar dhimbjen. Ilaçet e tilla mund të blihen edhe pa recetën e mjekut. Ilaçet kundër inflamacionit të cilat nuk përmbajnë steroide (NSAID) e zvogëlojnë inflamacionin dhe dhimbjen. Ilaçe të tilla janë aspirina, ibuprofeni dhe naproxeni.

Acetaminofenët gjithashtu mund tu ndihmojnë në zvogëlimin dhe menaxhimin e dhimbjeve. Mjeku mund t’iu rekomandoj ilaçe specifike për ju. Këto ilaçe mund të jenë për trajtimin e një lloji specifik të artritit.

Ilaçet duhet të përdoren me kujdes. Juve i’u duhet vetëm një sasi e vogël sa për t’ua mundësuar lëvizjen. Përdorimi i tepërt i ilaçeve i rritë gjasat tuaja që të përjetoni efekte anësore.


Pajisje të posaçme

Disa pajisje të posaçme ofrojnë mbështetje për njerëzit të cilët vuajnë nga artriti. Këto pajisje i’u ndihmojnë të qëndroni të pavarur, ua mundësojnë lëvizjen, si dhe ua mbrojnë kyçet nga dëmtimi i mëtutjeshëm. Pajisje të tilla janë:

  • Bastuni i ecjes
  • Patericat
  • Ndihmëset me rrota për ecje

Bisedoni me mjekun tuaj nëse mendoni se keni nevojë për ndihmën që ndonjë nga këto pajisje ofron.

Mjekime të tjera

Ndonjëherë osteoartriti ashpërsohet shumë. Kjo shkakton dhimbje të tmerrshme të kyçeve, enjtje dhe ngurtësim. Kur terapitë e tjera nuk kanë pasur efekt, mjeku mund tu jap një injeksion direkt në kyçe. Këto injektime vendosin më shumë acid hialuronik në kyçet tuaja për t’i mbrojtur ato. Këto injektime zakonisht përdoren vetëm për trajtimin e osteoartritit në gjunjë.

Fatkeqësisht, këto injektime nuk kanë efekt te të gjithë njerëzit, madje disa studime thonë se ato mund të mos kenë fare efekt. Akademia e Kirurgëve Ortopedik deklaron se ata nuk mund ta rekomandojnë përdorimin e acidit hialuronik për trajtimin e osteoartritit në gjunjë.
Bisedoni me mjekun tuaj për këto injektime për të kuptuar nëse janë zgjidhje e përshtatshme për juve.

Operimet kirurgjike

Ndonjëherë osteoartriti është aq i ashpër saqë duhet të bëhen ndërhyrja kirurgjike për t’i zbutur simptomat.

Ekzitojnë disa lloje të ndërhyrjeve kirurgjike:

  • Me anë të një kamere të vogël dhe veglave të posaçme mjeku mund të shikojë se sa shumë janë dëmtuar kyçet. Mjeku mund t’i heqë dhe pastroj pjesët e dëmtuara të kyçeve të cilat janë duke i’u shkaktuar dhimbje. Kjo metodë shërben për çlirimin e përkohshëm nga dhimbja.
  • Ndërhyrja kirurgjike e cila i ripozicionon dhe riformëson eshtrat e kyçeve të cilat i ka dëmtuar osteoartriti. Me anë të kësaj ndërhyrje zhvendoset pesha nga kyçi i dëmtuar dhe bëhet përmirësimi i pozicionimit të kyçit. Kjo metodë ia rikthen lëvizjet kyçit tuaj dhe i zvogëlon dhimbjet.
  • Terapia e zëvendësimit të kyçit. Mjeku e bën heqjen e kyçit të dëmtuar dhe e zëvendëson atë me kyç artificial të punuar nga metali, plastika dhe qeramika. Kjo terapi mund t’ua heqë dhimbjet plotësisht dhe ta rikthej lëvizjen e kyçit tuaj.
  • Lloji i ndërhyrjes që mund t’iu përshtatet më së shumti juve përcaktohet nga disa faktorë. Faktorë të tillë janë mosha, niveli i aktivitetit fizik, cili kyç është dëmtuar dhe sa i rëndë është ky dëmtim. Bisedoni me mjekun për të përcaktuar se cili operim iu përshtatet më së shumti juve.

 

Jeta e përditshme

Ka disa gjëra të cilat ju mund t’i bëni për të menaxhuar jetën tuaj me sëmundjen e osteoartritit. Këtu përfshihen:

  • Humbja e peshës nëse jeni mbipeshë. Në këtë mënyrë zvogëlohet presioni që kanë kyçet, posaçërisht në gjunjë dhe ije.
  • Ushtrimet e rregullta për hapësira të shkurta kohore. Ushtrimet gjithashtu iu ndihmojnë në humbjen e peshës. Bisedoni me mjekun tuaj se cilat lloje të ushtrimeve iu përshtaten më së shumti juve.
  • Vizitohuni te ndonjë fizioterapeut. Mjeku juaj mund t’ua rekomandoj një të tillë.
  • Përdorni bastunin për ecje dhe pajisjet e tjera ndihmëse për t’i mbrojtur kyçet tuaja.
  • Shmangiuni ngritjes së peshave të rënda.
  • Shmangiuni përdorimit të tepruar të kyçeve.
  • Mos i tërhiqni objektet (posaçërisht orenditë shtëpiake) për t’i lëvizur ato, në vend të saj shtyni ato.
  • Konsumoni ilaçet tuaja sipas recetës së mjekut.
  • Përdorni terapi të nxehjes dhe ftohjes për ta zvogëluar dhimbjen dhe enjtjen.
  • Konsideroni përdorimin e suplementëve si glukosamina dhe sulfati i kondroitinit. Këto suplemente ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave te disa njerëz. 
  • Gjeni mbështetje. Ekzistojnë grupe të mbështetjes, programe për vetë-menaxhim dhe programe për edukim të pacientit të cilat mund tu ndihmojnë të kujdeseni për veten tuaj.

Ju rekomandojmë këtë artikull:

Lëndimi ACL: Ligamenti i Kryqëzuar Anësor

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Çfarë lloji të artritit kam unë?
  • Nga e dini se jam duke vuajtur nga osteoartriti dhe jo nga ndonjë formë tjetër e artritit?
  • Cilët jan shkaktarët e kësaj sëmundje?
  • Cila formë e mjekimit më përshtatet më së shumti mua?
  • A do të përkeqësohet osteoartriti me kalimin e kohës?
  • A do të më duhet të bëjë ndërhyrje kirurgjike?
Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com