Osteoporoza: Simptomat, Diagnostikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Osteoporoza është sëmundje e cila sulmon masën eshtërore të trupit. Osteoporoza është më e pranishmë te njerëzit e shtyrë në moshë. Femrat janë më të rrezikuara për zhvillimin e kësaj sëmundjeje se sa meshkujt. Kjo ndodhë për shkak se femrat kanë masë më të vogël të eshtërave.
Femrat gjithashtu jetojnë më gjatë dhe konsumojnë më pak kalcium gjatë jetës së tyre. Pas menopauzës humbja e masës eshtërore te femrat shpejtohet si pasojë e uljes së nivelit të estrogjenit. Për shkak se vezoret krijojnë estrogjenin, faktorë tjetër i zvogëlimit të masës eshtërore është edhe heqja e vezorëve me operacion kirurgjik.
Simptomat e osteoporozës
Osteoporoza është shumë vështirë e dallueshme para se ajo të bëhet shumë e rëndë. Simptomat mund të përfshijnë thyerjen ose krisjen e shpeshtë të eshtërave, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës ose kërrusjen e shpinës. Si pasojë e osteoporozës ju mund humbni gjatësinë tuaj. Kjo ndodhë sepse osteoporoza sulmon eshtërat në boshtin kurrizor. Këto probleme shfaqen pas humbjes së madhe të kalciumit në eshtëra.
Çfarë e shkakton osteoporozën?
Osteoporoza përfshinë humbjen e masës eshtërore ose paaftësinë e organizmit që të prodhoj eshtëra, megjithëse disa njerëz përballen me të dy këto problemet. Në rini, eshtërat janë mjaft të dendura dhe të forta, mirëpo me kalimin e kohës osteoporoza dëmton dhe dobëson eshtërat tuaja.
Humbja e masës eshtërore ndodhë me kalimin e kohës, kjo zakonisht fillon të ndodhë gjatë viteve të 20-a. Faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë osteoporozën janë:
- Marrëdhëniet seksuale: Osteoporoza është më e zakonshme të femrat se te meshkujt.
- Mosha: Rreziku për osteoporozën rritet me kalimin e kohës.
- Kombësia/Prejardhja: Kaukazianët dhe aziatikët kanë rrezik më të madh për zhvillimin e osteoporozës.
- Historia gjenetike: Rreziku për të zhvilluar këtë sëmundje është më i madh nëse ndonjë person tjetër i familjes suaj vuan nga ajo.
- Menopauza: Kjo periudhë shkakton ndryshime të mëdha fizike dhe hormonale në trupin e femrës. Rreziku është edhe më i madh nëse keni menopauzë të hershme (para moshës 45 vjeçare).
- Struktura e trupit: Personat që kanë strukturë më të vogël dhe më të hollë të trupit kanë më shumë rrezik për zhvillimin e osteoporozës.
- Shëndeti: Sëmundjet tjera, si kanceri ose sulmet e zemrës mund të shpien deri te osteoporoza.
Disa faktorë që ndikojnë në zhvillimin e osteoporozës mund të menaxhohen. Faktorë të tillë janë:
- Mungesa e kalciumit ose vitaminave.
- Mungesa e ushtrimeve fizike.
- Pirja e duhanit.
- Pirja e tepruar e alkoolit.
- Çrregullimet e të ngrënit, si anoreksia.
- Mos-balancimet hormonale, ku përfshihen nivelet e ulëta të estrogjenit ose testosteronit.
- Konsumimi i ilaçeve. Këtu përfshihen kortikosteroidet dhe pompat me inhibitues të protoneve. Kortikosteroidet trajtojnë pezmatimet, dhimbjet dhe sëmundjet e ndryshme kronike, si astmën dhe artritin reumatik.Ndërsa, pompat me inhibitues të protoneve ndihmojnë në zvogëlimin e acidit në stomak. Këto ilaçe mund të vështirsojnë marrjen e kalciumit të nevojshëm për trupin tuaj dhe kjo mund të shpie deri te osteoporoza.
Si diagnostikohet osteoporoza?
Nëse ju keni ndonjë nga simptomat e osteoporozës ose nëse keni ndonjë të afërm me osteoporozë, konsultohuni me mjekun. Këtu përfshihen gratë mbi moshën 65 vjeçe, ose gratë që kanë ndonjë rrezik më të madh për krisje të eshtrave.
Mjeku mund të iu ndihmoj në zvogëlimin e këtij rreziku.
Për diagnostikimin e kësaj sëmundjeje mjeku juaj do iu bëjë një skanim të plotë të densitetit të eshtrave. Ky skanim përdorë absoptiometri me energji të dyfishtë të rrezeve X. Skanimi bënë kontrollimin e ijeve, boshtit kurrizorë dhe kyçeve e dorës. Këto janë vendet më të zakonshme ku mund të zhvillohet osteoporoza.
A mund të parandalohet osteoporoza?
Ju nuk mund të parandaloni osteoporozën, mirëpo ju mund të bëni disa ndryshime të cilat ulin nivelin e rrezikut për ta zhvilluar atë. Këtu përfshihen ushtrimet fizike dhe marrja e nevojshme e kalciumit dhe vitaminës D. Këto të dyja ndihmojnë eshtërat tuaja me kalimin e kohës.
- Kalciumi. Femrat nën moshën 50 vjeçare dhe burrat nën moshën 70 vjeçare duhet të marrin përkatësisht 1,000 mg kalcium çdo ditë. Ndërsa gratë mbi moshën 50 vjeçare dhe burrat mbi moshën 70 vjeçare duhet të marrin mesatarisht 1,200 mg kalcium çdo ditë. Gratë të cilat kanë përfunduar menopauzën duhet të marrin mesatarisht 1,500 mg kalcium.Metoda më e mirë për marrjen e kalciumit është përmes ushqimit. Produktet e qumështit janë të pasura me shumë kalcium. Ushqimet tjera që përmbajnë kalcium janë fasulet, salmoni, spinaqi dhe brokoli. Kalciumi mund të mirret edhe me anën e pilulave.
- Vitamina D. Shumicës së njerzve iu nevojiten rreth 800 njësi të vitaminës D çdo ditë. Kjo ndihmon trupin të absorbojë më lehtë kalciumin. Vitamina D merret nga rrezet e diellit, ushqimi dhe suplementet. Trupi juaj krijon vitaminën D kur ai është i ekspozuar në diell, mirëpo ju duhet të keni kujdes sepse ekspozimi i gjatë i trupit në rrezet e diellit mund të shkaktojë kancerin e lëkurës.Mjeku mund të kontrolloj nivelet tuaja të vitaminës D me anë të analizave të gjakut. Nëse ju keni nivele të ulëta të vitaminës D mjeku do iu sugjeroj të merrni suplemente të kësaj vitamine.
- Ushtrimet fizike. Ushtrimet fizike ndihmojnë në formimin dhe forcimin e eshtrave. Nuk është asnjëherë shumë vonë për të filluar ushtrimet fizike. Ju mund të konsultoheni me mjekun se çka është më e sigurt për ju. Provoni të bëni ushtrime forcuese dhe ushtrime që përfshijnë ngritjen e peshave.
Mjekimi i osteoporozës
Mjekimi i osteoporozës fillon me ndryshimet në mënyrën se si ushqeheni dhe stilit të jetës. Ju duhet të konsumoni shumë kalcium dhe vitaminë D. Mjeku juaj do kërkoj prej juve që të fillloni të bëni ushtrime fizike. Kjo ndihmon në forcimin dhe rritjen e masës eshtërore. Ushtrime më efektive janë ecja, vrapimi dhe ngjitja e shkallëve. Ju duhet gjithashtu të ndaloni pirjen e cigares dhe të limitoni konsumimin e alkoolit.
Nëse jeni në rrezik të shtuar nga rrëzimi, heqni të gjitha objektet që mund të jenë të rrezikshme nga shtëpia juaj. Si p.sh hiqni qilimiat, keni kujdes nga sipërfaqet e stërlëmuara dhe kabllot që zvarriten nëpër tokë. Ju mund të vendosni hekura mbajtjeje në vendet më rrezikshme në shtëpinë tuaj, si banjot.
Hekurat mbajtës iu ndihmojnë të lëvizni më lehtë dhe më shpejtë. Mjeku juaj mundet gjithashtu të iu udhëzoj të merrni ilaçe për trajtimin e osteoporozës. Disa prej llojeve të ilaçeve janë:
Biofosfonati. Ky lloj i ilaçit ndihmon në zvogëlimin e rrezikut që ju të thyeni ose të kërcisni ndonjë eshtër. Ai gjithashtu rritë densitetin e eshtrave. Atë mund ta merrni në formë të pilulës ose injeksionit. Efektet anësore përfshijnë përzierjet në stomak dhe dhimbjet e barkut. Ju mund të përjetoni edhe irritime në ezofag (gypi që lidhë gojën dhe stomakun).
Disa njerëz nuk mund të marrin biofosfonat. Këtu përfshihen njerëzit që kanë sëmundje në veshkë ose nivele të ulëta të kalciumit në gjak,dhe gratë të cilat janë shtatzënë apo janë duke i ushqyer foshnjet e tyre me qumësht gjiri. Biofosofonati përfshinë:
- Alendronatin dhe risedronatin. Këto ilaçe përdoren për parandalimin dhe mjekimin e osteoporozës. Ato ndihmojnë në reduktimin e rrezikut për krisjen e eshtrave duke zvogëluar shkallën e humbjes së masës eshtërore. Ato mund të mirren në formën e pilulave. Efektet anësore përfshijnë dhimbjet e barkut.
- Ky ilaç ndihmon në ngadalësimin e humbjes së masës eshtërore dhe forcimin e densitetit të eshtrave. Ai mund të mirret në formë të pilulës dhe ineksionit. Atë duhet ta merrni në baza ditore ose mujore dhe nëse atë e merrni në formën e injeksionit ju duhet ta merrni çdo 3 muaj. Efektet anësore përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ngecje në frymëmarrje, ngushtim në gjoks dhe urinë të mjegulluar ose me gjak.
- Acidi zoledronik. Ky ilaç merret në formën e injeksionit një herë në vit.
Kalcitonina. Kalcitonina është hormon i cili ndihmon në ngadalësimin e humbjes së masës eshtërore. Ai mund të mirret në formën e injeksionit ose sprejit për hundë. Efektet anësore përfshijnë diarrenë, dhimbjet e barkut, përzierjet në stomak dhe vjelljet. Efektet anësore të sprejit përfshijnë dhimbjet e kokës dhe irritimet në kanalet e hundës.
Raloksifeni. Ky ilaç ndihmon në parandalimin dhe mjekimin e osetoporozës te femrat. Ai rritë densitetin e eshtrave në trup. Ky ilaç nuk është hormon mirëpo ka disa efekte të njëjta me estrogjenin. Efektet anësore përfshijnë temperaturën dhe rrezikun për krijimin e dromcave të gjakut.
Teriparatida. Ky ilaç që ndihmon në zhvillimin e eshtrave të rinjë, është formë sintetike e hormonit paratiroid. Këtë ilaç mund ta përdorin edhe meshkujt edhe femrat, në formën e injeksionit. Ju duhet ta injektoni atë në ijet ose barkun tuaj një herë në ditë. Efektet anësore përfshijnë përzierjet në stomak, dhimbjet e barkut, dhimbjet e kokës, dobësimin e muskujve, plogështinë dhe humbjen e apetitit.
Jeta me osteoporozë
Nuk ka asnjë ilaç plotëshërues për osteoporozën, mirëpo ju duhet të punoni me mjekun për trajtimin më të mirë të kësaj sëmundjeje. Ju gjithashtu mund të bëni ndryshime në mënyrën se si ushqeheni dhe në stilin e jetesës.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A duhet të bëjë kontroll për densitetin e eshtrave të mia? Kur dhe sa herë duhet të kontrollohem?
- Si mund ta di nëse jam në rrezik për të zhvilluar osteoporozën?
- Cila është sasia e nevojshme e kalciumit dhe vitaminës D?
- Çfarë ndryshime mund të bëj për të parandaluar ose menaxhuar osteoporozën?
- Nëse kam osteoporozën a është e rrezikshme që unë të bëjë ushtrime fizike? Çfarë ushtrime mund të bëj?
- A do të më duhet të marr ilaçe për të parandaluar humbjen e masës eshtërore? A do të bashkëveprojnë këto ilaçe me ilaçet tjera që marr?