Shtrembërimi i Gishtërinjëve
Përmbajtja
Kur një person ka gisht të shtrembëruar, maja e gishtit të tyre lakohet poshtë ndërsa nyja e mesme lakohet lartë. Me kalimin e kohës, gishti ngurtësohet dhe mbet në një pozitë që u ngjason kthetrave.
Shtrembërimi i gishtërinjëve zakonisht e prekë gishtin e dytë të këmbës, mirëpo mund t’i prekë edhe gishtërinjtë e tjerë.
Simptomat e gishtërinjëve të shtrembëruar
Simptoma kryesore është vetë shtrembërimi. Në fillim, ju mund të jeni ende në gjendje ta drejtoni gishtin tuaj, mirëpo pas ca kohe kjo gjë do të vështirësohet dhe do t’iu shkaktojë dhimbje.
Kur pjesa e brendshme e këpucëve tuaj fërkohet me gishtin tuaj të shtrembëruar shkaktohen flluska dhe kallo. Këto kallo mund të shfaqen në pjesën e sipërme, apo të poshtme të gishtit tuaj. Kjo gjë e vështirëson shumë ecjen, posaqërisht të ecurit me këpucë. Ju madje mund të ndjeni dhimbje edhe në nyjën që bashkon gishtin tuaj të madh me pjesën tjetër të këmbës.
Çfarë e shkakton e shtrembërimin e gishtërinjëve?
Shkaktari kryesor i shtrembërimit të gishtërinjëve janë mbathja e këpucëve të ngushta dhe të shkurtëra. Këto këpucë i detyrojnë gishtërinjtë tuaj të rrinë në një pozitë të lartësuar. Si pasojë, muskujt dhe ligamentet tendosen dhe shkurtohen dhe gishti juaj mbetet në formë të lakuar.
Njerëzit e lindur me eshtra më të gjatë të këmbëve janë më të rrezikuar që të preken nga shtrembërimi i gishtërinjëve. Fëmijët të cilët mbathin këpucë të cilat u bien të vogla, gjithashtu mund të preken nga kjo sëmundje. Personat që mbathin këpucë të ngushta dhe me taka shumë të larta, gjithashtu kan gjasa që të preken nga ky çrregullim.
Ndonjëherë, presioni i shkaktuar nga gungat që shfaqen në këmbë e shkakton shtrembërimin e gishtërinjëve. Artriti reumatik është sëmundje që i rritë gjasat tuaja për shtrembërim të gishtërinjëve.
Si diagnostifikohet shtrembërimi i gishtërinjëve?
Mjeku juaj mund ta bëjë diagnostifikimin me anë të ekzaminimit fizik të këmbës tuaj.
A mund të parandalohet shtrembërimi i gishtërinjëve?
Shmangiuni mbathjes së këpucëve që nuk iu përshtaten apo janë shumë të ngushta. Shmangiuni takave më të larta se 5cm dhe zgjedhni këpucë që lënë pak hapësirë në mes të gishtit tuaj më të gjatë dhe këpucës.
Për ta parandaluar shtrembërimin e gishtave të këmbës te fëmijët, kontrolloni a u bien atyre këpucët taman kohë pas kohe, e posaqërisht kur ata janë duke kaluar nëpër faza të rritjes.
Mjekimi i shtrembërimit të gishtave
Mund t’iu duhet të bëni disa ushtrime për ta ruajtur fleksibilitetin e gishtërinjëve dhe nyjeve. Për shembull ju mund të filloni ta lakoni dhe ta tërheqni gishtin tuaj të këmbës lehtësisht me duar. Mund të provoni edhe të kapni gjësende të ndryshme me gishtërinjtë e këmbës. Objekte të tilla mund të jenë, peshqira të ndryshem të butë apo topa të vegjël.
Nëse gishti i shtrembëruar fillon të i’u shkaktojë dhimbje, provoni t’i vendosni akull disa herë gjatë ditës. Akulli ndihmon në heqjen e enjtjes dhe mpirjes. Ilaçet kundër inflamacionit të cilat nuk përmbajnë steroide, si ibuprofeni apo naproxeni, mund të i’u ndihmojnë shumë. Nëse dhimbja dhe enjtja eskalojnë, ju duhet ta kontaktoni mjekun tuaj, në mënyrë ai të injektoj steroide në nyjen e gishtit tuaj.
A do të më duhet operim kirurgjik?
Nëse keni rast të rëndë të shtrembërimit të gishtërinjëve, pra nëse gishti juaj më nuk është fare fleksibil, juve mund t’iu duhet të operoheni për të bërë drejtimin e nyjes së gishtit. Ky lloj i operimit zakonisht kërkon vetëm anestezion lokal. Kjo procedurë nuk kërkon që iu të qëndroni në spital pas operimit.
Jeta me shtrembërim të gishtërinjëve
Nëse shtrembërimi i gishtit tuaj nuk është shumë serioz, ju mund të provoni hapat në vijim për t’i lehtësuar simptomat:
- Mbathni numrin e duhur të këpucëve. Shmangiuni këpucëve të ngushta.
- Shmagiuni këpucëve me taka sa më shumë që të mundeni.
- Mbathni këpucë me pjesë të brendshme të butë. Mund të blini shtresa të posaçme pëe t’i vendosur brenda këpucëve për ta zvogëluar presionin që bie mbi gishtërinj.
- Mbroni nyjën e cila është shtrembëruar duke vendosur shtresa të posaçme të materialit në të.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Cili ishte shkaktari i shtrembërimit të gishtit tim?
- Si mund ta di se fëmija im është duke mbathur numrin e duhur të këpucëve?
- Cila formë e mjekimit më përshtatet më së shumti mua? A do të me duhet operim?
- Pas sa kohe të trajtimit do të fillojnë të lehtësohen simptomat?
- A mund të rikthehen simptomat sërish pas trajtimit?
- A mund të bëjë ushtrime fizike? Çfarë lloji të këpucëve duhet të mbathë?