Lart

Skolioza: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Skolioza është lakim jo normal i shpinës (shtyllës kurrizore). Normalisht, shpina është e drejtë. Me skoliozë, shpina është e shtrembër dhe e lakuar anëve. Lakimi mund të jetë në formë të shkronjës C ose S. Skolioza është më e zakonshme te vajzat se te djemtë.

Skolizoa

Simptomat e skolizës

Skolioza mund të fillojë në fëmijëri por shpesh nuk vërehet deri në vitet e adoleshencës. Simptomat themelore janë krahët jo të barabartë dhe animi kah një anë. Nëse shpina juaj është shumë e shtrembër, brinjët ose ijët tuaja mund të dalin kah një anë gjithashtu. Njerëzit që kanë skoliozë mund të kenë dhimbje shpine.

 

Çfarë shkakton skoliozën?

Shkaku i saktë i skoliozës nuk është i ditur. Mund të bartet në familje. Mund të shkaktohet nga një lëndim, sëmundje, infeksion, ose defekt i lindjes. Gjithashtu mund të shkaktohet ose të përkeqësohet nga përdorimi i përsëritur i njërës anë më shumë se tjetrës, si në një lëvizje ose aktivitet të caktuar.

 

Si diagnostikohet skolioza?

Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni dhimbje të shpinës ose shenja tjera të skoliozës. Mjeku do të bëjë një ekzaminim fizik dhe do të shqyrtojë shëndetin tuaj dhe historinë familjare. Është e mundëshme që ata do të porositin një rëntgen gjithashtu. Rëntgeni mund të tregojë nëse ekziston ndonjë lakim në shpinën tuaj.

Mjeku juaj familjar mund të kontrollojë për skoliozë në kontrollat e rregullta. Disa shkolla ekzaminojnë fëmijët për këtë gjendje.

 

A mund të parandalohet ose shmanget skolioza?

Ju nuk mund të parandaloni ose shmangni skoliozën.

 

Trajtimi

Rastet e lehta të skoliozës nuk kërkojnë trajtim. Mjeku juaj mund të dëshirojë të monitorojë gjendjen për të shikuar nëse do të bëhet më keq. Lakimi i shpinës mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm. Shpesh mund përmirësohet me kohë, veçanërisht gjatë rritjes për fëmijët.

Mjeku juaj mund t’iu vë një protezë. Kjo nuk e lejon shpinën që të lakohet më shumë. Protezat më të reja janë të lehta dhe më pak masive se protezat e vjetra. Shumica e protezave përshtaten nën rroba dhe nuk janë të dukshme.

Njerëzit që kanë skoliozë të rëndë mund të kenë nevojë për kirurgji. Gjatë kirurgjisë, mjeku do të lëvizë eshtrat në shpinën tuaj, i ngjet së bashku për të forcuar shpinën, ose vendos një shkop në shpinën tuaj për të ndihmuar atë që të drejtohet. Flisni me mjekun tuaj për përfitimet dhe rreziqet e kirurgjisë. Këto varen nga mosha juaj, gjendja shëndetësore dhe nga lakimi.

 

Të jetosh me skoliozë

Për shumicën e njerëzve, lakimi i shpinës është aq i vogël saqë nuk shkakton probleme. Trajtimi mund të përmirësojë ose menaxhojë gjendjen. Në raste të rralla, lakimi mund të kufizojë sasinë që është në dispozicion për funksionimin e mushkërive dhe të zemrës.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Sa i rëndë është lakimi i shpinës time?
  • A është skolioza ime e përkohshme ose e përhershme?
  • A do të më duhet të vendosë protzë ose të kem kirurgji?
  • Cilat janë përfitimet ose rreziqet e kirugjisë?
  • A është terapia fizike opsion?
  • A është e sigurtë të bësh ushtrime?
  • A ka ndonjë ndryshim në mënyrën e jetesës që mund të bëjë për të ndihmuar drejtimin e shpinës?
  • A do të më shkaktojë skolioza probleme shëndetësore afatgjata?
Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com