Ejakulimi i Parakohshëm: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Ejakulimi i parakohshëm ndodh kur një burrë ka orgazmë më shpejt se ai ose partnerja i tij do të donte. Ejakulimi i parakohshëm mund të ndodhë para ose pak pas penetrimit.
Nuk ka kohë të caktuar për sa kohë një burrë duhet “të zgjasë” gjatë seksit. Por kur një burrë ka një orgazmë para se ai të dëshirojë, ai humbet ereksionin e tij dhe nuk mund të vazhdojë më marrëdhënien. Ejakulimi i parakohshëm mund të jetë frustuese dhe e turpshme. Ju ndjeheni se nuk keni kohë të mjaftueshme për të shijuar seksin. Ju mund të keni vështirësi në kënaqjen e partneres suaj. Për disa burra, sikleti për ejakulimin e parakohshëm mund të shkaktojnë probleme me intimitet dhe në dëmtimin e marrëdhënie së tyre.
Ejakulimi i parakohshëm është problem i zakonshëm tek meshkujt. Rreth 30% deri në 40% e meshkujve kanë këtë problem në një kohë të jetës së tyre.
Simptomat e ejakulimit të parakohshëm
Ju nuk do të keni simptoma të tjera përveç ejakulimit të parakohshëm.
Çfarë shkakton ejakulim të parakohshëm?
Një numër faktorësh emocionalë dhe fizikë mund të çojnë në ejakulim të parakohshëm. Kjo mund të ndodhë kur një njeri bëhet shumë i eksituar ose i stimuluar, ose nëse penisi i tij është shumë i ndjeshëm. Kjo mund të ndodhë edhe nëse një burrë është nervoz ose nuk ndihet rehat me një partnere të re. Shkaqe të tjera të zakonshme përfshijnë:
- Sikleti rreth performancës
- Ndjenja fajtore
- Depresion
- Stres
- Problemet në lidhje
Meshkujt që kanë sasi të vogël të një kimikale të veçantë të quajtur serotonin në trurin e tyre mund të kenë probleme me ejakulim të parakohshëm.
A është ejakulimi i parakohshëm shenjë e një problemi serioz shëndetësor?
Jo në shumicën e rasteve. Rrallë, ejakulimi i parakohshëm rezulton nga një problem serioz shëndetësor, të tilla si dëmtimi i sistemit nervor nga operacioni ose trauma.
Si diagnostikohet ejakulimi i parakohshëm?
Nëse ejakulimi i parakohshëm ndërhyn me jetën tuaj seksuale, bisedoni me mjekun tuaj. Ai ose ajo do të kryejë një provim fizik dhe do t’ju bëjë disa pyetje. Bazuar në përgjigjet tuaja, mjeku juaj do të japë një diagnozë. Ai do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve tuaja dhe t’ju siguroj se ky është një problem i zakonshëm për shumë burra.
A mund të parandalohet ose evitohet ejakulimi i parakohshëm?
Ejakulimi i parakohshëm mund të parandalohet ose evitohet, varësisht nga ajo që e shkakton. Shumicen e kohës, duke përdorur metodat e sjelljes të renditura më poshtë do të ndihmojnë për ta parandaluar atë.
Trajtimi i ejakulimit të parakohshëm
Ejakulimi i parakohshëm shpesh largohet pa trajtim. Por nëse ndodh shpesh, dhe kjo ju bënë ju ose partneren tuaj të pakënaqur, mund të bisedoni me mjekun tuaj të familjes. Ka disa metoda të mundshme për vonimin e orgazmës.
Metodat e sjelljes
Metodat e sjelljes janë të dobishme për më shumë se 95% e meshkujve që kanë ejakulim të parakohshëm.
Në këtë lloj trajtimi, ju praktikoni kontrollimin e ejakulimit tuaj, qoftë vetëm ose me një partnere.
- Në metodën e “fillo-ndalo”, ju ose partnerja juaj do të stimuloni penisin tuaj derisa të ndjeheni sikur jeni gati të keni orgazmë. Pastaj stimulimi ndalet për rreth 30 sekonda. Pasi të rifitoni kontrollin e reagimit suaj, stimulimi fillon përsëri. Ky proces përsëritet 3 ose 4 herë para se ti lejoni vetes të keni një orgazmë.
- Metoda e shtypjes punon në mënyrë të ngjashme. Kur ndiheni sikur jeni gati të ejakuloni, ju ose partnerja juaj do ta shtypni butësisht kokën e penisit tuaj për rreth 30 sekonda në mënyrë që të filloni të humbni ereksionin tuaj. Ju e përsërisni këtë proces disa herë para se të lejoni vetes të arrini orgazmë.
Përveç përdorimit të metodes të sjelljes, mund të provoni te mendoni gjëra që ju shpërqëndrojnë. Për shembull, ndërsa jeni duke u stimuluar seksualisht, mendoni për emrat e lojtarëve në ekipin tuaj të preferuar.
Ndihma psikologjike
Ankthi, depresioni dhe çështje të tjera emocionale mund të çojnë në ejakulim të parakohshëm. Për këto çështje, kërkimi i ndihmës së një psikologu, psikiatri ose terapisti seksual mund të jetë i dobishëm. Terapia e çifteve mund të ndihmojë gjithashtu nëse problemet e marrëdhënieve janë shkaku i ejakulimit të parakohshëm.
Trajtime mjekësore
Disa trajtime mjekësore mund të ndihmojnë meshkujt që kanë ejakulim të parakohshëm. Disa antidepresantë duket se ndihmojnë për vonesën e ejakulimit, duke përfshirë antidepresantë që quhen frenues selektiv të rimarrjes së serotoninës (FSRS). Këto antidepresantë merren me recetë mjeku. Megjithatë, Administrata Amerikane për Ushqim dhe Barna, nuk ka miratuar përdorimin e këtyre barnave për të trajtuar ejakulimin e parakohshëm.
Gjithashtu, ilaqet kundër depresionit mund të shkaktojnë efekte anësore të tilla si të përziera, goja e thatë dhe përgjumje. Ilaqet kundër depresionit mund të ulin dëshirën për të bërë seks. Mjeku juaj i familjes mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse një ilaç kundër depresionit është i drejtë për ju.
Medikamentet që përdoren për të trajtuar mosfunksionim erektil mund të ndihmojnë në parandalimin e ejakulimit të parakohshëm. Mjeku juaj mund të përshkruajë një nga këto barna vetëm ose në kombinim me një ilaç antidepresiv.
Kremat anestezike gjithashtu mund të përdoren për të parandaluar ejakulimit të parakohshme. Këto krema aplikohen në kokën e penisit për ta bërë atë më pak të ndjeshëm. Zakonisht, krema aplikohet rreth 30 minuta para seksit dhe më pas lahet sapo të ketë ulur ndjenjën në penisin tuaj. Krema duhet të largohet para seksit. Nëse mbetet, ajo mund të shkaktojë humbje të ereksionit dhe mpirje vaginale.
Për disa burra, thjesht vërja e një prezervativi mund të ndihmojë vonimin e ejakulimit, sepse mund ta bëjë penisin paksa më pak të ndjeshëm.
Të jetosh me ejakulim të parakohshëm
Ejakulimi i parakohshëm është shumë i zakonshëm. Kjo ndodh tek çdo mashkull ndonjeherë. Por nëse ndodh shpesh, duhet të flisni me mjekun tuaj. Ka shumë teknika që mund të përdorni që mund të ndihmojnë në parandalimin e ejakulimit të parakohshëm. Ju gjithashtu duhet të bisedoni me partneren tuaj. Shpesh, partnerja juaj mund të ndihet e përgjegjshme ose e shkëputur. Duke folur për këtë, mund të ju bëjë të dy më të qetë. Gjithashtu, partnerja juaj mund të ndihmojë me strategjitë e përshkruara më sipër për kontrollin e ejakulimit.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Çfarë mund të bëj për të ndaluar veten nga ejakulimi aq shpejtë?
- A ka ndonjë ilaç që unë mund ta marr që do të ndihmojë?
- Unë jam i zënë ngushtë – a ka dikush që unë mund të flas për këtë?
- Ejakulimi i parakohshëm po shkakton probleme në marrëdhënien time; a duhet të shkojmë në këshillim?
- A duhet të vesh prezervativ kur kam marrëdhënie seksuale?
- A ka ndonjë problem themelor që mund të shkaktojë ejakulim të parakohshëm?