Lart

HIV: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Virusi i mungesës së imunitetit njerëzorë(HIV) sulmon sistemin imunitar të trupit. Një sistem imunitar i shëndetshëm është ai çfarë nuk i’u lejon të sëmureni.

Kur HIV dëmton sistemin tuaj imunitar, ju keni më shumë gjasa të sëmureni nga bakterie dhe viruse.

Gjithashtu është më e vështirë për trupin tuaj t’i luftojë këto infeksione kur ju i merrni ato, prandaj ju mund ta keni më të vështirë të përmirësoheni.

HIV është gjendja që çon në sindromin e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). AIDS kosndierohet të jetë faza finale e HIV, e njohur gjithashtu si HIV i fazës 3. Me trajtim, shumica e e personave që kanë HIV nuk kanë gjasa që të zhvillojnë AIDS.
HIV

Simptomat e HIV

Kur infektoheni me HIV në fillim, ju mund të mos përjetoni ndonjë simptomë. Më shpesh, ju do të keni simptoma si të gripit, duke përfshirë:

  • Ethe
  • Dhimbje koke
  • Lodhje
  • Nyje lifatike të fryra (gjëndrat limfatike)
  • Dhimbje të fytit
  • Skuqje

Me progres të sëmundjes, simptomat mund të shfaqen dhe/ose të bëhen më keq. Kjo mund të marrë kohë. Disa njerëz që kanë HIV nuk fillojnë të përjetojnë simptomat deri në 10 vite. Kur simptomat shfaqen, mund të përfshijnë:

  • Nyje lifatike të fryra (gjëndrat limfatike)
  • Diarre
  • Ethe
  • Kollitje
  • Gulçim
  • Humbje e paqëllimshme e peshës

Çfarë e shkakton HIV?

HIV mund të bartet nga personi në person vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma, dhe lëngu vaginal.

Fëmijët e lindur nga nëna të infektuara mund të infektohen gjithashtu gjatë shtatëzanisë, lindjes ose ushqimit me gji. Sidoqoftë, tani kjo ndodh më rrallë. Mund të parandalohet duke i dhënë ilaçe nënës shtatëzënë dhe foshnjës së posa lindur.

Mënyrat më të zakonshme të bartjes së HIV janë:

  • Duke pasur seks të pambrojtur anal, vaginal ose oral me një person të infektuar.
  • Duke përdorur gjilpëra dhe shiringa të njejta për injektim të drogës me një person të infektuar.

Ju jeni më shumë në rrezik për HIV nëse:

  • Keni partner seksi të shumtë
  • Keni mardhënie seksuale me një prostitutë
  • Ndani gjilpëra duke përdorur droga ilegale injektuese
  • Shkëmbeni seks për drogë ose para
  • Keni një sëmundje seksualisht të trasmetueshme
  • Aktualisht keni ose keni pasur një partner seksi me një nga faktorët e mësipërm të rrezikut
  • Jeni burrë që ka mardhënie seksuale me burra të tjerë

Si diagnostikohet HIV?

Në qoftëse mendoni se ju mund të jeni të infektuar me HIV, kontaktoni mjekun tuaj menjëherë. Edhe pse nuk ka ndonjë shërim për sëmundjen, diagnoza e hershme dhe trajtimi me ilaçe mund të fillohen për ta ngadalësuar progresin e sëmundjes. Mjeku juaj do të jetë në gjendje t’iu jap më shumë këshilla për mënyrën se si mund të kujdeseni për veten nëse testet tregojnë se ju keni HIV.

Pasi që shumica e njerëzve që janë të infektuar me HIV duken të shëndetshëm, një test gjaku për virusin është i nevojshëm për të parë se kush ka infeksionin. Njerëzit që kanë një test të gjakut pozitiv quhen HIV-pozitiv. Pyetni mjekun tuaj se si mund të merrni një testim konfidencial për HIV. Mjeku juaj mund t’iu ndihmojë të kuptoni se çka nënkuptojnë rezultatet e testit.

Akademia Amerikane e Mjekëve Familjarë (AAMF) inkurajon të gjithë njerëzit seksualisht aktiv ndërmjet 18 dhe 65 vjeçar të testohen. Fëmijët më të rinj se 18 dhe të rriturit më të vjetër se 65 duhet të testohen nëse janë në rrezik të shtuar të marrjes së virusit. AAFP-ja gjithashtu rekomandon që gratë shtatëzëna të testohen për HIV.

Shumica e testeve të HIV antitrupave të bëra nga mjeku juaj janë të sakta nëse janë bërë 2 deri në 3 muaj ose më gjatë pasiqë ju mendoni se mund të jeni infektuar. Merr kaq kohë për antitrupat të shfaqen në gjak.

 

A më ndihmon zbulimi se kam HIV në një faze të hershme?

Po. Tani, nuk ka ndonjë shërim për HIV. Trupi juaj mund të krijojë antitrupa dhe qeliza CD4 për të zvogëluar progresin e HIV, por ata nuk mund ta largojnë virusin tërësisht. Në fakt, akti i sulmit të infeksionit me HIV mund ta lodhë sistemin tuaj imunitar për një kohë të shkurtër.

Sidoqoftë, trajtimi me ilaçe për HIV (zakonisht një kombinim i ilaçeve të quajtuara antiretrovirale) mund ta mbajë poshtë virusin dhe sistemin imunitar tuaj të fortë për një kohë më të gjatë. Prandaj Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) rekomandon trajtim të hershëm për njerëzit që kanë HIV.

 

A ka ndonjë test për HIV që mund të bëjë në shtëpi?

Po. Sistemi i testimit Qasja e Shpejtë në Shtëpi HIV-1 është një çantë koleksioni që përdoret për të mbledhur një mostër gjaku që dërgohet me postë brenda natës për testim në laborator. Ju i merrni rezultatet ditën tjetër. Ky test ofron avantazhin e privatësisë dhe anonimitetit. Një opsion tjetër është testi i HIV në shtëpi OraQuick. Ky test përfshinë marrjen e një pjese brenda gojës suaj. Ju nuk keni nevojë të merrni gjakun tuaj. Rezultatet janë gati brenda 20 minutave.

 

A duhet të përdorë një test shtëpie apo të vizitojë mjekun tim?

Mjeku juaj është i shqetësuar për ju, shëndetin dhe privatësinë tuaj. Në qoftëse ju dëshironi të testoheni për HIV, ju duhet të vizitoni mjekun tuaj. Ai ose ajo do t’iu ndihmojë të vendosni nëse ju duhet të testoheni dhe do t’iu jap mbështetjen që i’u duhet para dhe pas testit. Ju nuk e merrni këtë lloj mbështetjeje me teste të shtëpisë.

Sidoqoftë, nëse keni frikë të flisni me mjekun tuaj për HIV apo për testim, atëherë testimi në shtëpi mund të jetë ide e mire. Në qoftëse rezultatet janë positive, ju duhet ta shihni mjekun tuaj menjëherë.

Kujtojeni, një test negative nuk është garantim se ju nuk keni HIV ose nuk do të keni në të ardhmen. Ju duhet të flisni me mjekun tuaj dhe të mësoni për mënyrat se si mund ta mbroni veten nga infeksioni.

 

A mund të parandalohet ose shmanget HIV?

Mënyra më e mirë për të shmangur HIV është të mos keni mardhënie seksuale (vaginale, anale, ose orale) me një person që ka HIV, ose të ndani një gjilpërë me dikë që ka HIV.

Mënyra tjera për të parandaluar HIV përfshijnë:

  • Kur ke marrëdhënie seksuale, praktiko seks “më të sigurt” duke përdorur prezervativ. Prezervativi më i mirë është një kondom lateks për meshkuj
  • Prezervativi femëror nuk është aq efektiv, por ofron disa mbrojtje
  • Mos ndani gjilpëra dhe shiringa
  • Asnjëherë mos lejoni që gjaku, sperma, urina, lëngu vaginal, apo fecesi i dikujt tjetër të futen në anusin, vaginën ose gojën tuaj

 

HIV

Trajtimi i HIV

Edhe pse nuk ka shërim për HIV, ka ilaçe të shumta në dispozicion për luftimin e tij. Këto ilaçe (të quajtura terapi antiretrovirale ose ART) shpesh do ta parandalojnë progresimin e HIV në AIDS. Edhe pse HIV përparon në AIDS, terapia antiretrovirale është shpesh efektive. Megjithatë, është më efektive sa më herët që filloni trajtimin.

ART më e mire e ka ndryshuar sëmundjen e HIV nga vrasësi kryesor i të rriturve të rinj në një sëmundje kronike që mund të kontrollohet për dekada. Megjithatë, edhe pse ju mund të merrni ilaçe të HIV dhe të ndiheni mire, ju prapë mund të bartni virusin te të tjerët përmes mardhënieve seksuale jo të sigurta ose shkëmbimeve të gjakut. Ilaçet nuk e vrasin virusin – ato vetëm e mbajnë sistemin tuaj imunitar mjaftueshëm të fortë sa për të parandaluar AIDS ose për ta ngadalësuar atë.

Me trajtim, norma e mbijetesës për HIV është shumë e mirë. Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit me HIV që diagnostikohen herët mund të keni një jetëgjatësi që është pothuajse e njëjtë me dike që nuk ka HIV.

 

Të jetosh me HIV

Nëse jeni HIV-pozitiv ju duhet të kujdeseni shumë mire për veten. Sigurohuni të hani një dietë të balancuar, stërvituni rregullisht dhe merrni pushim të mjaftueshëm. Sigurohuni të ndjekni instruksionet e mjekut tuaj dhe merrni të gjitha ilaçet e juaja saktësisht si jeni urdhëruar. Ju gjithashtu mund të merrni hapa për të mbajtur veten nga marrja e infeksioneve ose sëmundjeve që janë më të zakonshme te njerëzit që kanë HIV.

Gjithashtu është me rëndësi të vizitoni mjekun tuaj rregullisht në mënyrë që ai ose ajo të monitorojë trajtimin tuaj. Mjeku juaj me siguri do të dëshirojë t’iu vizitojë çdo 6 muaj për sa kohë që numri i qelizave CD4 tuaja është i mire. Në qoftëse ky numer bie nën 500, mjeku juaj do të dëshirojë t’iu shoh çdo 3 muaj.

Mjeku juaj mund të dëshirojë gjithashtu t’iu shoh më shpesh nëse jeni duke provuar ilaçe të reja për të parë se si jeni duke reaguar ndaj tyre. Është me rëndësi të siguroheni që HIV infeksioni juaj nuk po përkeqësohet.

Disa nga gjërat që mund t’i tregojnë mjekut tuaj se HIV infeksioni juaj është përkeqësuar nga vizita juaj e fundit janë:

  • Simptoma të reja të përzierjes, të vjella, lodhje, ethe, dhimbje koke, të dridhura, djersitje natën, kollitje, gulçim ose diarre
  • Shenja të humbjes së peshës, plagë të gojës (si afte që është një infeksion tharmi), ose nyje limfatike më të fryera (gjëndrat e vendosura në qafën tuaj, sqetulla ose në zonën e ijeve)
  • Një rënie në numrin e qelizave CD4 në gjakun tuaj
  • Një rritje në ngarkesë virusale në gjakun tuaj

Ju duhet të përpiqeni të parandaloni në mënyrë proaktive infeksione dhe komplikime tjera. HIV mund t’iu vëjë në rrezik të lartë për sëmundje dhe gjendje tjera pasiqë e dobëson sistemin tuaj imunitar.

Këtu janë disa gjëra që mund të bëni për ta mbrojtur veten:

  • Një injeksion gripi çdo vjeshtë ndihmon parandalimin e gripit.
  • Nje injeksion periodik për pneumoni mund të parandalojë pneumoninë e shkaktuar nga bakteriet e quajtur Streptococcus pneumonia. Është më e lehtë për njerëzit që kanë HIV të marrin këtë lloj pneumonie. Mjeku juaj do të shqyrtojë historinë tuaj të imunizimit kur ju keni nevojë të merrni këto injeksione.
  • Një test i lëkurës për tuberkuloz (TB) çdo vit mund të tregojë nëse keni TB. TB është një sëmundje shumë serioze, veçanërisht te njerëzit që kanë HIV.
  • Një test Pap për gra kontrollon për displasi (një gjendje para-kanceroze) dhe për kancer të qafës së mitrës. Të dy këto sëmundje shfaqen më shpesh te gratë që kanë infeksion HIV. Në fillim, Pap testimet bëhen çdo 6 muaj. Pasi 2 Pap testime rresht janë normal, ju mund të duhet t’i bëni ato vetëm njëherë në vit.
  • Një test për hepatitin B është me rëndësi për njerëzit që janë në rrezik për infeksion me hepatitin B. Ju jeni në rrezik për këtë infeksion nëse ju injektoni droga. Nëse testi tregon se ju nuk keni infeksion me hepatitin B, mjeku juaj mund të dëshirojë që ju të merrni një vaksinë kundër hepatitit B për t’iu mbrojtur nga marrja e infeksionit.


Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A ka ndonjë mënyrë të sigurtë për të shmangur marrjen e HIV infeksionit?
  • Cili është trajtimi më i mire për mua?
  • Si mund të shmang marrjen e ndonjë infeksioni që do të më bëjë shumë të sëmurë?
  • Si mund të gjej grupe mbështetëse në komunitetin tim?
  • Çfarë teste diagnostikuese do të bëni?
  • Sa shpesh do të më duhet të vizitojë mjekun tim?
  • A do të ketë efekte anësore nga trajtimi im?
  • A është e sigurtë ta ushqej me gji foshnjën time?
  • A do ta mbrojë përdorimi i kondomit të dashurën apo të dashurin nga marrja e HIV infeksionit?
  • A duhet të ndjek një dietë speciale
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com