Lart

Infertiliteti: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Infertilitet quhet pamundësia për të ngelur shtatzënë pas 1 viti të marrëdhënieve të rregullta seksuale pa prezervativë. Një femër quhet infertile pas 1 viti që është munduar të ngelë shtatzënë pa përdorur pilula kundër shtatzanisë.

Një mashkull quhet infertil nëse sperma e tij ka numër të vogël apo nuk është mjaftueshëm e shëndetshme për tu kombinuar me vezën e një femre. Shumë çifte nuk e kanë problem për të ngelur shtatzënë, por ka faktorë të cilët e vështirësojnë këtë proces për njerëzit e tjerë.
infertiliteti

Simptomat e infertilitetit

Simptoma kryesore e infertilitetit është paaftësia për të ngelur shtatzënë. Mund të mos shfaqen simptoma të tjera fare. Nëse te femrat shfaqen simptoma, atëherë këto simptoma janë të ndërlidhura me shkaktarin e infertilitetit.

Faktorë të caktuar mund të ndikojnë më aftësinë për të ngelur shtatzënë. Megjithëatë këta faktorë nuk garantojnë domosdoshmërisht infertilitet.

Te femrat këta faktorë mund të jenë:

  • Cikle menstruale të çrregullta dhe të dhimbshme
  • Mosha (femrat e moshës mbi 30 vjeçare)
  • Endometrioza apo sëmundja e pelvikut (sëmundje e organeve reproduktive te femrat)
  • Mjekimi i kancerit

Për meshujt faktorë mund të jenë:

  • Infeksionet
  • Numër i vogël i spermës (numri më i madh i rritë gjasat që sperma dhe veza të takohen)
  • Probleme me organet gjenitale ( si testikujt e pa zhvilluar, prostata e zgjeruar, varicocela, venat e zgjeruara në lëkurën rreth testikujve)
  • Mjekimet kundër kancerit

Mjeku juaj mund të u sygjerojë testimin për infertilitet nëse ndonjë nga faktorët e lartëpërmendur është i pranishëm.

Çfarë e shkakton infertilitetin?

Ngelja shtatzënë është proces i ndërlikuar. Shumë gjëra duhet të shkojnë si duhet si të femra ashtu edhe te mashkulli, prandaj ka edhe shumë gjëra të cilat mund ta shkaktojnë infertilitetin.

Infertiliteti te femrat mund të ndikohet nga:

  • Procesi kur veza e lë vezoren të udhëtoj për ta takuar spermën. Disa femra nuk ovulojnë çdo muaj, gjë që e vështirëson procesin e të ngelurit shtatzënë.
  • Probleme me sistemin tuaj reproduktiv (tubat fallopian, mitrën dhe vezoret). Kjo mund të përfshijë bllokimet, gungat kancerogjene apo jokancerogjene, vezoret e zmadhuara dhe hapja abnormale e qafës së mitrës.
  • Sëmundjet dhe çrregullimet. Kjo mund të përfshijë endometriosis (kur indet e mitrës rriten jashtë mitrës) apo sindromën e mitrës policistike (Zmadhimi i mitrës si pasojë e qeskave të mbushura me lëngje).
  • Menopauza e parakohshme. Kjo do të thotë se femra është prekur nga menopauza para moshës 40 vjeçare. Ky çrregullim mund të jetë i ndërlidhur me sëmundjen e sistemit imunitarë, mjekimin e kancerit apo ndonjë sindrome gjenetike.
  • Me plakje zvogëlohen gjasat e një femre për të ngelur shtatzënë. 
  • Mjekimi kundër kancerit. Rrezatimi dhe kimioterapia ndikojnë në fertilitet.
  • Pirja e duhanit dhe abuzimi me substanca narkotike. Pirja e duhanit, alkooli dhe përdorimi i drogës mund ta vështirësojnë ngeljen shtatzënë.
  • Ilaçet, posaqërisht ato për shërimin e kancerit, këpurdhave dhe ulçerave.
  • Mbipesha dhe nënpesha mund të ndikojnë te fertiliteti. Mungesa e ushtrimeve fizike apo ushtrimet e tepruara fizike gjithashtu mund të shkaktojnë infertilitet.
  • Puberteti i vonuar apo mungesa e ciklit menstual. 
  • Diabeti i pakontrolluar, sëmundjet autoimune (kur trupi juaj e sulmon vetëveten),  lupus dhe sëmundjet celiace mund ta vështirësoj ngeljen shtatzënë te femrat.

Infertiliteti te meshkujt mund të ndikohet nga:

  • Spermë jofunksionale dhe e pashëndetshme. Këtu përfshihet kualiteti i spermës, shpejtësia e lëvizjes së tyre për të mbërritur te veza.
  • Varicocele – venat e zmadhuara në lëkurën e testikujve. Mund ta ulë numrin e spermës.
  • Infeksioni bakterial në testikuj. Mund të jetë edhe si infeksion i transmetuar seksual (STI)
  • Ejakulimi i prapë – sperma e mashkullit shkon në fshikëz urinare në vend se të dalë nga penisi.
  • Çrregullimet autoimune (kur trupi e sulmon vetëveten).
  • Gungat kancerogjene dhe jokancerogjene. 
  • Testikujt e pazhvilluar. Një apo të dy testikujt mbeten në stomakun e tij. Testikujt zbresin nga abdomeni në qeskën skrotale gjatë lindjes.
  • Mosbalancimi i hormoneve. 
  • Bllokime në kanalet që bartin spermën. 
  • Sindroma të ndryshme gjenetike, si sindroma Daun.
  • Ilaçe si ato që mjekojnë kancerin, këpurdhat dhe ulçerat. 
  • Ndërhyrje të ndryshme kirurgjike si vasektomia (procedurë për të parandaluar spermën që të dalë nga testikujt).
  • Pirja e duhanit, alkoolit apo përdorimi i drogave.
  • Ekspozimi ndaj kimikateve industriale dhe metaleve të rënda. 
  • Rrezatimi dhe rrezet X. 
  • Ngrohja e tepruar e testikujva. Kjo ndodhë nga mbathje apo pantallona shumë të ngushta. Kjo mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i tepruar i xhakuzit.
  • Mosfunksionimet seksuale- pamundësia për të përjetuar ereksion për marrëdhënie seksuale apo probleme për ejakulim brenda në vagine (ejakulimi i parakohshëm apo mungesa e tërësishme e ejakulimit). Kjo mund të shkaktohet nga problemet fizike apo emocionale.

Si diagnostifikohet infertiliteti?

Si te femrat ashtu edhe edhe te meshkujt mjeku bënë një ekzaminim fizik rutinorë. Mjeku do iu bëjë pyetje për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe se për sa kohë jeni duke u munduar të ngelni shtatzënë. Mjeku juaj do vendosë se cilat analiza të tjera duhen bërë.

Testime e radhës zakonisht janë analizat e gjakut, të cilat japin pasqyrë të niveleve të hormoneve, gjeneve dhe kualiteteve të vezës.

Femrat mund tu nënshtrohen testeve shtesë si:

  • Ultrazëri transvaginal. Një punonjës mjekësorë do të vendosë një pajisje të mbuluar me dorezë gome në vaginën tuaj. Kjo pajisje është e lidhur me ekranin ku punonjësi mund të shikojë brenda në mitrën tuaj dhe tubat fallopian. Këto fotografi do t’i dërgohen mjekut tuaj për rishikim.
  • Një lloj i rrezatimit X ku bojë e psaqme injektohet në mitrën tuaj për të kontrolluar për bllokime brenda tubave tuaj fallopian. Ky proces nuk ka nevojë për anestezion.
  • Një procedurë ku një pajisje e hollë dhe e kaushme vendoset në stomakun tuaj në mënyrë që mjeku të mund të vëzhgojë mitrën dhe tubat tuaj fallopian. Në këtë mënyrë bëhet kontrollimi për bllokime, gunga dhe polips.

Te meshkujt, testi i parë është marrja e mostër së spermës. Në këtë mënyrë ekzaminohet numri, kualiteti dhe lëvizja e spermës.

Meshkujt mund tu nënshtrohen testeve shtesë të cilat mundohen të zbulojnë:

  • Ndonjë lëndim të mëparshëm të testikujve apo penisit.
  • Sekrecion i cili nuk do duhet të ndodhej në penis.
  • Prostatë e enjtur apo e zmadhuar.
  • Varicocela
  • Temperaturë e lartë gjatë kohës së fundit
  • Histori e vuajtjes nga shyta

Një biopsi e testikujve mund të jetë e domosdoshme.

A mund të parandalohet infertiliteti?

Disa shkaktarë të infertilitetit nuk mund të parandalohen. Mirëpo si femrat ashtu edhe meshkujt mund të ndërmarrin hapa për t’i rritur gjasat e tyre për të ngelur shtatzënë.

Meshkujt duhet tu:

  • Shmangen tobakos, drogave dhe përdorimit të tepruar të alkoolit.
  • Shmangen temperaturave të larta si xhakuzit dhe saunat.
  • Shmangen ambienteve toksike
  • Bëjnë ushtrime fizike rregullisht

Femrat duhet:

  • Ta lënë duhanin.
  • Tu shmangen përdorimit të alkoolit dhe drogave
  • Të bëjnë ushtrime fizike, mirëpo jo aq të ashpra sa ato fillojnë të çrregullojnë ciklin tuaj menstrual
  • Të mbajnë një peshë të shëndetshme

Mjekimi i infertilitetit

Infertiliteti juaj mjekohet varësisht nga shkaktarët e tij. Metodat e mjekimit mund të jenë nga implantimi i embrionit përmes teknologjive të asistuara reproduktive (ART).

Te meshkujt, shkaktarë të infertilitetit mund të jenë mungesa e balancit hormonal ose çrregullimet e ereksioneve. Këto probleme mund të mjekohen me anë të ilaçeve. Probleme të tjera mund të jenë bllokimet në tubat që e bartin spermën apo varicocela e testikujve. Këto probleme mund të rregullohen me anë të operacionit.

Te femrat mjekimet mund të përfshijnë ilaçet apo operacionit varësisht nga shkaktari i problemit. Ilaçet e zakonshme që mjekojnë infertilitetin te femra zakonisht e bëjnë stimulimin e vezoreve. Kjo u ndihmon vezoreve të prodhojnë më shumë vezë dhe i rrisin gjasat tuaja që të ngelni shtatzënë.

Operimet kryhen nëse keni bllokime apo probleme të tjera në tubat fallopian. Operimet gjithashtu përdoren për të hequr endometritin (kur indet e mitrës rriten jashtë saj), fibroidin, polipsin apo lëndime të tjera të cilat ndikojnë në fertilitet.

 

  • Teknologjia e reproduktivitetit të asistuar (ART)

ART përdorë teknologji të cilat i ndihmojnë çiftit për të ngelur shtatzënë. Kjo metodë mund tu ndihmoj edhe njerëzve të cilët kan kaluar nëpër disa tretmane infertiliteti, mirëpo prap nuk mund të ngelin shtatznë. Disa mundësi janë:

  • Insaminimi intramitrorë (IUI). Kjo procedurë e vendosë një spermë të shëndetshme në mitrës e femrës gjatë kohës së ovulimit. Kjo metodë përdorë një tub të gjatë dhe të ngushtë për ta vendosur mitrën. Kjo metodë kryhet në ordinancën e mjekut.
  • Fertilizimi In Vitro (IVF). Kjo metodë është më e shtrenjtë dhe më e ndërlikuar se IUI. Kjo metodë bënë stimulimin e vezoreve me hormone dhe pastaj bënë heqjen e vezëve nga femra. Veza fertilizohet me spermën në laborator. Pasi embrioni fillon të zhvillohet, ai vendoset në mitrën e femrës. Përderisa këto metoda mund të tregojnë rezultate, nuk ka ndonjë garancion që gjithmonë rezultojnë me shtatzani.
  • Asistim nga pala e tretë ART. Kjo ndodhë kur një person i tretë e ndihmon çiftin të ngelë shtatzënë. Ata mund të ndihmojnë me anë të dhurimit të spermës, dhënien e vezëve, apo dhënien e embrioneve. Këta persona mund të shërbejnë si surrogatë. Kjo do të thotë se ky person i tretë e mbartë foshnjën tuaj për ju.

Jeta me infertilitet

Jeta me infertilitet mund të jetë shumë e vështirë emocionalisht. Dëshpërimi kur ngelni shtatzënë pas përpjekjeve të vazhdueshme mund të ushtrojë presion edhe në lidhjen tuaj. Madje mund të shkaktojë dëme emocionale edhe te ju personalisht. Është e vështirë të takohesh me shoqëri, familjarë apo edhe njerëz të huaj të cilët kan fëmijë kur ju nuk mundeni.

Femrat të cilat zgjedhin trajtimin IVF, hormonet dhe stimulimi i vezoreve mund të ndikojë në shëndetin e tyre emocional. Studimet tregojnë se këto trajtime madje mund të ndikojnë edhe në shëndetin tuaj fizik (mund të shkaktojnë kancerin e gjirit apo vezoreve).

Nëse jeni duke vuajtur nga infertiliteti bisedoni me mjekun tuaj se si ta përballoni shëndetshëm zhgënjimin. Ndonjëherë mund tu ndihmojnë edhe grupet mbështetëse. Disa çifte e zgjedin adoptimin kur nuk mund të ngjizin fëmijë të tyre përmes shtatzanisë.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Nëse jam 35 vjeç a duhet të pres një vit para se të testohem për infertilitet?
  • Çfarë mund të jetë duke e shkaktuar infertilitetin tim nëse analiza e mija dhe të partnerit tim jan kthyer si të shëndetshme?
  • Në cilën moshë janë gjasat e infertilitetit të zvogëluara?
  • Cila është koha më e mirë gjatë ciklit mujore për të ngelur shtatzënë?
  • Nëse jam duke përdorur pilula kundër shtatzanisë, sa kohë duhet të pres pas ndërprerjes së pilulave për të ngelur shtatzënë?
  • A e shkaktojnë pajisjet kundër shtatzanisë infertilitetin?

 

Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com