Lart

Sëmundjet që shkaktojnë dhimbje koke dhe ndërlikime të tjera

Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës .

Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh , dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë , pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës shkaktohet nga disa sëmundje .

Për këtë specialistët shpjegojnë se çfarë i shkakton këto dhimbje dhe si duhet të trajtohen.

Tensioni

Dhimbja e kokës nga tensioni është dhimbje e zakonshme dhe sjell pakënaqësi në kokë, lëkurë apo qafë , dhe shpesh lidhet me ngushtësinë e muskujve.

Studimet tregojnë se ato zhvillohen gjatë pasdites , dhe shumë rrallë zgjasin më shumë se katër orë . Këto lloj dhimbje koke, që vijnë nga tensioni , sipas të dhënave , e kanë rreth 80 për qind e popullsisë . Më shumë vuajnë gratë se sa burrat, dhe rreth 3 për qind e të rriturve kanë dhimbje koke kronike nga tensioni , me kriza më shumë se 15 ditë në muaj.

Personat që vuajnë nga kjo dhimbje koke ndjejnë një presion të lehtë rreth kokës, pra simptomën universale , por mund t ’i dhembin edhe muskujt e qafës dhe shpatullave. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt i kësaj dhimbje është i panjohur, por mund të përfshihen disa faktorë.
Dhimbja e kokës nga tensioni shkaktohet të paktën pjesërisht nga mënyra si nervi i kokës, qafës dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi , depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit mund të
shkaktojnë një dhimbje koke . Po kështu edhe mbushja e dhëmbëve , muzika e lartë dhe lodhja e syve.

Qëndrimi i mirë dhe shmangia e lëvizjeve përsëritëse mund të ndihmojë në qetësimin e dhimbjes së kokës nga tensioni. Mjekët këshillojnë që të mos e mbështesni mjekrën në gjoks kur lexoni dhe të mos e mbani telefonin mes shpatullës dhe veshit . Ndërsa antidepresantët dhe çlodhja e muskujve mund të ndihmojnë parandalimin e saj.

Trajtimet për kurimin e dhimbjes së kokës nga tensioni përfshijnë: Akupunkturën , trajtimin me “Botox”, hipnozën, frymëmarrjen e thellë, meditimin dhe jogën.

Migrena

Migrena është një dhimbje e fortë dhe pulsante që godet vetëm një pjesë të kokës, keqësohet njëherësh me mundimet fizike ( ndonjëherë mjafton një lëvizje e thjeshtë e kokës) dhe shoqërohet me marrje mendsh , të vjella , bezdisje nga drita , zhurma dhe erëra të veçanta .

Kriza e provokuar nga një zgjerim i tepërt dhe i papritur i enëve të gjakut në kafkë , mund të zgjasë nga 4- 72 orë dhe ka tendencë të rikthehet. Gratë vuajnë më së shumti nga një dhimbje e tillë. Këto dhimbje koke shkaktohen nga enët e gjakut të trurit kur ato punojnë jo normalisht.

Enët e gjakut të zgjeruara në kokë janë nxitësi i parë për dhimbjen e migrenës. Këto dhimbje prekin çdo moshë, por më shumë ato midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ekziston dhe një predispozitë gjenetike .

Një në 4 gra dhe një në 12 burra mund ta përjetojë këtë dhimbje. I sëmuri ndjen dhimbje e fortë në njërën apo të dyja anët e kokës. Kjo gjithashtu përfshin dhe dobësi në gjymtyrë , vështirësi në të folur, konfuzion , vjellje dhe ndjeshmëri. Në migrenën me aurë , e cila ndikon 10 -20 për qind të të sëmurëve , ka çrregullime vizive , si vija zigzagu dhe zbardhje të shikimit.

Dhimbja e kokës nga migrena shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut , por se çfarë e nxit këtë është ende e paqartë. Një teori është se enët e gjakut mund të mbireagojnë për të nxitur më shumë stres .

Sugjerohet që ky reaksion të ngushtojë disa arterie , dhe që arteriet e tjera të hapen për të thithur më shumë oksigjen për në tru, e cila do të shkaktojë çlirimin e hormoneve të dhimbjes. Kërkimet kanë sugjeruar se edhe një vrimë në zemër shkakton migrenën . Për të kuruar dhimbjen e kokës nga migrena përdoren disa ilaçesh, të cilat ndihmojnë për të trajtuar simptomat dhe për të parandaluar sulmet.

Aspirina mund t ’ i qetësojë simptomat. Triptanët funksionojnë duke ngushtuar enët e gjakut në kokë; Beta bllokuesit mendohet se ndalojnë zgjerimin e enëve të gjakut ; Bllokuesit e kanaleve të kalciumit e lufton pezmatimin; Antikonvulsantët ndikojnë sinjalin e dhimbjes në tru. Botoksi gjithashtu mund të përdoret , por me rezultate të ndryshme. Disa nga ata që vuajnë mund të ndihmohen duke pirë kafe dhe duke hequr disa ushqime nga dieta e tyre .

Cefalea e përqendruar

-Kjo është forma më e dhimbshme , por edhe më e rrallë . Ajo godet një në 1000 vetë , veçanërisht meshkujt. Është një dhimbje që zgjat pak, nga një çerek ore deri në tre orë , por mund të jetë e padurueshme. Cefalea e përqendruar godet syrin e mollëzat dhe goditjet e saj nuk janë kurrë të izoluara . Ato shfaqen në periudha dhe orë fikse: për shembull, gjatë çdo ndryshimi të stinëve dhe gjithmonë në mëngjes e në mbrëmje .

Cefalea tensive

Ky quhet ndryshe dhe “rrethi klasik në kokë ”, ( një lloj kaske therëse që e shtyp kokën) dhe nuk është kurrë shumë e fortë . Një dhimbje e tillë varet nga një shtrëngim i madh i muskujve të qafës apo të shpatullave , që shkaktohet nga qëndrimi jo i mirë , nga përtypja, por edhe nga stresi dhe lodhja. Thuhet se simptomat nuk janë gjithmonë të qarta dhe dhimbje të ndryshme të kokës mund edhe të bëhen së bashku. Atëherë, si mund të kuptojmë se cilit grup i përket dhimbja jonë ? Nëse vuani shpesh , sistemi më i mirë është të mbani një ditar ku mund të shënoni numrin e goditjeve, frekuencën e tyre dhe tipin e dhimbjes.
Më pas, këtë ditar mund ta çoni tek një specialist që ta shohë dhe të japë diagnozën e duhur. Në rast se dhimbja e kokës është rastësore dhe jo edhe aq e fortë , ditari nuk ka çfarë duhet , por një kurë është e nevojshme . Sado kronike apo kalimtare të jetë, çdo dhimbje koke ka ilaçin e saj “lehtësues”.

Alkooli

Pirja e tepërt e alkoolit rezulton në një rritje të katërfishtë të sasisë së ujit të nxjerrë nga trupi , gjë që shkakton dehidratim dhe dhimbje koke. Ka me qindra kura të sugjeruara, që nga glikanxo dhe deri tek zinku . Ndërkohë që një tjetër dhimbje e cilësuar si dhimbja e kokës në fundjave, shkaktohet nga mos pirja e kafeinës , gjë që zakonisht ndodh 12 orë pas filxhanit të fundit të kafes kur hapen enët e gjakut dhe shkaktojnë dhimbje.

Është e lehtë të vetë diagnostikohet, krahasoni filxhanët e çajit që pini gjatë orarit të punës me filxhanët e pira gjatë fundjavës .

Sheqeri dhe helmet

Sheqeri i pakët në gjak mund të shkaktojë dhimbje koke. Ata që zgjohen në mëngjes me dhimbje koke mund ta kenë si reagim ndaj sasisë së pakët të sheqerit në gjak , të shkaktuar nga mungesa e ushqimit në stomak gjatë natës.
Mund të jetë rezultat i sëmundjeve apo lëndëve kimike. Ekspozim i vazhdueshëm ndaj përbërësve të nitratit të potasiumit të ushqimeve , gjë që zgjedhon enët e gjakut , mund të krijojë një dhimbje koke me goditje. Nitrati i potasiumit përdoret për të ruajtur mishin.

Akullorja

Shkencëtarët kanë zbuluar se dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i akullores. Dhimbja zakonisht fillon pak sekonda pas gëlltitjes së ushqimeve apo pijeve të ftohta dhe arrin kulmin 30- 60 sekonda më vonë.

Trajtimi i vetëm parandalues është të mbahet akullorja disa sekonda në gojë për t ’ u ngrohur para se të kapërdihet . Ndërkohë që kur dhimbjet e kokës bëhen të përditshme , mund të vijnë nga reaksionet në trup si rezultat i pirjes së shpeshtë të qetësuesve.

Këshillat

Së pari , i sëmuri me dhimbje koke të përsëritur të zgjatur, duhet të drejtohet te mjeku . I takon atij të bëjë diagnozën dalluese me dhembjet e kokës me natyrë tjetër , veç migrenës . Shpesh ky është një proces i vështirë, por i realizueshëm . Janë një sërë sëmundje të tjera që shfaqen me dhembje të kokës. Të tilla janë gjendjet gripale me temperaturë, rritja e tensionit arterial dhe mjaft sëmundje të sistemit nervor si tumoret, meningjiti , hemorragjitë, dëmtime të enëve të gjakut të trurit , streset , etj . Aktualisht përveç ekzaminimit klinik , mjeku ndihmohet edhe nga mjaft ekzaminime të tjera që bëhen edhe në vendin tonë . Këto janë analizë e gjakut , matja e tensionit të gjakut , ekzaminimi i syrit , fundit të syrit .
Elektrocefalografia , skaneri dhe rezonanca magnetike. Me anën e këtyre përjashtohen shkaqet e tyre që përmendëm më lart.

Të sëmurët me migrenë vuajnë shumë nga dhembja e kokës që përsëritet shpesh . Ato e shqetësojnë mjaft, e
lodhin, e lënë pa gjumë dhe e pengojnë të përqendrohet në mësime ose në punë. Në veçanti kjo ndodh në ata që nuk mjekohen mirë.

Në fakt të sëmurët me migrenë kanë më shumë vuajtje sesa mund të kenë ndërlikime . Këto të fundit janë më të rralla dhe më pak të qëndrueshme Është shumë e rëndësishme të ndërhyhet shpejt , madje në disa raste edhe për të parandaluar. Një ndërhyje e tillë shërben jo vetëm për të ulur kohën dhe frekuencën e dhimbjeve , por edhe për të evituar që dhimbja të bëhet kronike.

Nëse nuk kurohen , dhimbjet e përsëritura të kokës kanë prirje të shfaqen sërish dhe çdo herë me një intensitet më të madh . Mjekët japin edhe emrat e ilaçeve më efikase për këto dhimbje.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com