Abuzimi me Alkoolin
Përmbajtja
Abuzimi me alkoolin është një problem serioz. Është shembulli i pirjes së shumtë dhe shpeshtë të alkoolit që ndërhyn në jetën tuaj të përditshme. Ju mund të jeni duke vuajtur nga abuzimi me alkoolin nëse pini shumë alkool pernjehere ose shumë shpesh gjatë gjithë javës. Gjithashtu, është problem nëse nuk mund të ndalosh pijen dhe dëmton marrëdhëniet tuaja. Kjo mund të bëjë që ju të mos jeni në gjendje stabile në punë dhe në fusha tjera të jetës suaj.
Kjo mund të çojë në varësi fizike nga alkooli ose alkoolizmi. Shumë alkool mund të çojë në helmim nga alkool-i. Një pije alkoolike përkufizohet si një shishe birre, një gotë verë ose alkool të distiluar (të tilla si uiski, rum ose tequila).
Ju po abuzoni me alkoolin kur:
- Ju pini 7 pije në javë ose më shumë se 3 pije në një rast (për gratë).
- Pini më shumë se 14 pije në javë ose më shumë se 4 pije në një rast (për meshkujt).
- Ju konsumoni më shumë se 7 pije në javë ose më shumë se 3 pije në rast (për burrat dhe gratë e moshës mbi 65 vjeç).
- Konsumimi i këtyre sasive të alkoolit dëmton shëndetin tuaj, marrëdhëniet, punën dhe/ose shkakton probleme ligjore.
Simptomat e abuzimit me alkoolin
- Ju keni provuar të ndaloni për një javë ose më shumë, por nuk mund të permbaheni më shumë se disa ditë.
- Ju nuk mund të ndaloni pirjen, sapo të filloni.
- Ju e dini që ju duhet të ndaloni ose të zvogëloni sasinë që pini.
- Ju nuk mund të funksiononi në punë ose në shtëpi kur jeni duke pirë.
- Ju ndiheni fajtor pasi pini.
- Të tjerët po ju thonë se keni një problem.
- Ju ndiheni të mërzitur nga kritikat e pirjes tuaj.
- Ju keni një pije në mëngjes për të marrë veten pasi që keni pirë shumë natën më parë.
- Ju keni lënduar fizikisht dikë tjetër ose veten pasi keni pirë shumë. Kjo mund të jetë për shkak të aksidenteve apo dhunës.
- Ju fshehni pijen ose alkoolin tuaj.
- Ju përjetoni harresë apo periudha të harresës, pasi pini shumë.
- Ju jeni në depresion.
- Ju po merrni tiketa të trafikut apo vozitjes gjatë kohës kur jeni nën influencë të alkoolit.
- Pirja e juaj po ndërhyn në marrëdhëniet tuaja.
- Keni dridhje të duarve.
Alkooli ndikon në shëndetin tuaj edhe në mënyra të tjera. Mund të shkaktojë cirrozë, një sëmundje e mëlçisë. Është një shkak i rëndësishëm i vdekjeve dhe i lëndimeve nga aksidentet. Mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës nëse pini alkool gjatë shtatzënisë. Mund të shkaktojë gjakderdhje ulçere dhe të irritojë veshjen e brendshme të stomakut tuaj. Alkooli gjithashtu mund t’ju shkaktojë shtim në peshë, i’u bën të ndjeheni të sëmurë ose të trullosur, të keni frymë të keqe dhe bën që lëkura juaj të prishet.
Çfarë shkakton abuzimin me alkool?
Njerëzit abuzojnë me alkoolin për shumë arsye. Kjo mund të jetë për shkak të presionit social, dëshirës për t’u çlodhur, mekanizmave të përballimit të ankthit, depresionit, tensionit, vetmisë, dyshimit të vetvetes ose pakënaqësisë, ose historisë familjare.
Si diagnostikohet abuzimi me alkoolin?
Shumë njerëz që abuzojnë me alkoolin do të dëgjojnë nga familja dhe miqtë se ata kanë një problem. Në përgjithësi, mjekët besojnë se një person abuzon me alkoolin kur:
- Përdorimi i përsëritur i alkoolit ndërhyn në përgjegjësitë tuaja në punë, në shtëpi ose në shkollë.
- Përdorimi i përsëritur i alkoolit ju vë në rrezik fizik (gjatë vozitjes, operimit të makinerive, përzierjes së alkoolit dhe ilaçeve, pirjes së alkoolit gjatë shtatzënisë).
- Përdorimi i përsëritur i alkoolit çon në probleme ligjore.
- Përdorimi i përsëritur i alkoolit dëmton marrëdhëniet tuaja.
A mund të parandalohet ose shmanget abuzimi me alkoolin?
Nëse keni një histori familjare të alkoolit ose abuzimit me alkoolin, mund t’iu duhet të punoni më shumë në rezistimin ose kufizimin e alkoolit. Mënyra të tjera për të reduktuar konsumin e alkoolit përfshijnë:
- Kufizoni veten në një pije kur jeni vetë ose me shokë.
- Kërkoni trajtim për sëmundjet themelore të shëndetit mendor.
- Shmangni kalimin e kohës me të tjerët që abuzojnë me alkoolin.
- Bisedoni me mjekun tuaj.
- Konsiderojeni bashkimin me një grup mbështetës të përbërë nga të tjerë që përballen me sfidën e njëjtë.
Mjeku juaj mund të kontrolloj për abuzim me alkool.
Trajtimi i abuzimit me alkoolin
Nëse je personi që vuan nga abuzimi me alkoolin, hapi i parë është të kuptoni se keni nevojë për ndihmë. Shumë studime tregojnë se njerëzit që luftojnë me abuzimin me alkoolin mund të përfitojnë nga ndonjë formë trajtimi. Megjithatë, të gjithë janë të ndryshëm. Jo të gjitha trajtimet veprojnë njëjtë për çdo person. Sa më shpejt që një person kërkon trajtim, aq më i mirë rezultati.
Terapia e komunikimit mund të përdoret për të trajtuar abuzimin me alkoolin. Terapia mund të jetë në formë të grupeve mbështetëse, këshillimit ose kombinimi i të dyjave. Disa ilaçe me recetë mund të trajtojnë abuzimin e alkoolit duke ndihmuar njerëzit të ndalojnë ose të reduktojnë pijen e tyre. Ashtu si me të gjitha barnat, disa mund të shkaktojnë efekte anësore.
Në momentin që keni gjetur një trajtim që është efektiv për ju, është e rëndësishme që të vazhdoni në atë trajtim. Gjithashtu, është e dobishme të shmangni situatat që përfshijnë shumë alkool.
Të jetosh me abuzimin me alkoolin
Të jetuarit me abuzim me alkoolin do të thotë t’i njihni shkaqet që ju bëjnë të dëshironi të pini. Për shembull, qëndrimi me të tjerët që pinë do ta bëjë të vështirë për ju. Ju mund të jeni duke përjetuar stres ose pakënaqësi në jetën tuaj dhe nuk keni një këshilltar ose mik me të cilin mund të bisedoni. Kjo mund të bëjë që ju t’i ktheheni alkoolit për t’ju ndihmuar të përballoni këto gjëra.
Të jetuarit me abuzimin me alkoolin do të vazhdojë të jetë një betejë nëse nuk e pranoni se keni nevojë për ndihmë. Ju do të vazhdoni të rrezikoni sigurinë tuaj, punën ose shkollën tuaj dhe marrëdhëniet tuaja.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A mund të fillojë abuzimi me alkoolin kur jeni i moshuar?
- A do të ndërveprojnë ilaçet me recetë për abuzimin me alkoolin me ilaçe të tjera që marr për shëndetin tim?
- A mund të marr ilaçin kundër depresionit gjatë kohës kur jam duke u trajtuar për abuzimin me alkoolin?
- A mund të pi ndonjë herë nëse vuaj nga abuzimi me alkoolin dhe të ndalem pas një pije?
- Cilat janë shenjat dhe simptomat e largimit të alkoolit nga organizmi?