Autizmi: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi
Përmbajtja
Autizmi është çrregullim i zhvillimit të trurit. I prek aftësitë e sjelljes, komunikimit dhe shoqërimit. Njerëzit të cilët vuajn nga sëmundja e autizmit i shfaqin shenjat e para qysh në moshë të hershme. Ashpërsia e prekjes nga kjo sëmundje dallon nga personi në person. Pikërisht ky fakt i shtyn mjekët që t’i referohen autizmit si ‘spektri i çrregulimeve të autizmit (SCA)’. Njerëzit të cilët kanë simptoma të lehta mund të konsiderohen si pjesëtarë tërësisht funksional të shoqërisë, këta persona në mjekësi cileëohen si persona me “funksion të lartë”.
Sindroma e Asparegerit (SA) është një nga SCA-të më të zakonshme. Është formë e cila bie në kategorinë e autizmit me “funksion të lartë”. Zakonisht njerëzit të cilët kanë sindromën e asparegerit kanë nivel të inteligjencës nga normalja deri në të lartë. Këta njerëz mund të tregojnë interes dhe aftësi të veçanta për ndonjë fushë të caktuar. Zhvillimi i gjuhës së tyre të folur cilësohet si normal. Megjithëkëtë, njerëzit të cilët janë të diagnostifikuar me SA hasin në vështirsi kur mundohen të komunikojn verbalisht në situata të veçanta shoqërore. Shpeshëherë rastisë që ata të kenë probleme edhe gjatë komunikimit joverbal, si për shembull shikimin direkt në sy, interpretimin e mimikave të fytyrës dhe përdorimin e gjesteve trupore. Aftësitë e përgjithshme shoqërore si krijimi i lidhjeve apo përshtatja ndaj ndryshimeve mund të dëmtohen nga kjo sëmundje. Njerëzit të cilët janë të prekur nga SA mund t’i mësojnë dhe përmirësojnë këto aftësi nëpërmjet terapive për komunikim dhe sjellje.
Simptomat e autizmit
Njerëzit me autizëm mund të kenë një sërë simptomash. Disa prej tyre janë më të zakonshme, ndërsa të tjera varen tërësisht nga ashpërsia e çrregullimit. Fëmija juaj mund të:
- Shmang nga kontakti fizik dhe shikimi direkt në sy.
- Mos reagoj ndaj zërave dhe tingujve të ndryshëm.
- Mos përgjigjet kur dikush ua thërret emrin .
- Mos flas.
- Mos kuptoj gjestet e duarve apo gjuhën trupore.
- Lëkundet para-prapa, rrotullohet apo të perplas kokën.
- Shikoj ngultas një pjesë specifike të ndonjë objekti, si rrotat e një makine lodër.
- Krijoj fiksim për tema apo gjëra të caktuara.
- Mos luaj lojra që përdorin imagjinatë apo shtirje.
- Ketë interesim të posaçëm për radhitjen e objekteve, rutinën dhe ritualet. Si dhe të dëshpërohet kur këto ndryshojnë.
- Ketë shprehje fytyre monotone dhe zë të njëtrajtshëm.
- Mos ketë frikë nga rreziqet dhe tu shkaktoj lëndime trupore njerëzve të tjerë pa dashje.
Përafërsisht 20% e fëmijëve me autizëm zhvillohen në mënyrë normale gjatë vitit të parë dhe të dytë të jetës së tyre. Pastaj, ata kalojnë nëpër një fazë të cilën mjekët e quajnë “zmbrapsim”. Kjo do të thotë se ata fillojnë të humbasin disa nga aftësitë të cilat i posedonin më parë, si për shembull aftësia për të folur.
Në anën tjetër, disa fëmijë autist fitojnë aftësi të reja dhe të veçanta. Për shembull ata mund të jenë në gjendje të zgjidhin probleme të ndërlikuara matematikore në mendjen e tyre. Aftësi këto, të cilat te njerëzit e thjeshtë nuk janë të zakonshme.
Cfarë e shkakton autizmin?
Mjekët nuk janë të sigurtë se çka e shkakton autizmin. Disa studime thonë se është sëmundje gjenetike (trashëgohet në familje). Probleme të caktuara shëndetësore apo gjëra në ambientin e fëmijës suaj gjithashtu mund të luajnë një rol. Fëmijët e lindur nga prindër më të shtyrë në moshë kanë rrezik më të madh për tu prekur nga autizmi. Gjithashtu djemt kanë më shumë gjasa të vuajn nga ky çrregullim sesa vajzat. Në shumicën e rasteve nuk dihet faktori që ka shkaktuar autizmin te fëmija. Fatmirësisht mjekët vazhdojnë ta studiojnë autizmin, ndaj mund të mësohet më shumë për shkaktarët e tij në të ardhmën.
Megjithatë, dihet se vaksinat nuk e shkaktojnë autizmin. Kjo përfshinë edhe vaksinat kundër fruthit, shytës dhe rubeolës (FSR). Vaksinat janë tejet të rëndësishme për shëndetin e fëmijes suaj. Nese keni rezerva dhe shqetësime sa i përket sigurisë së vaksinave, flisni me mjekun tuaj familjar.
Si diagnostikohet autizmi?
Nuk ka ndonjë analizë laboratorike e cila mund ta zbuloj autizmin. Bisedoni me mjekun nëse fëmija juaj nuk sillet në përkitshmëri me moshën që ka. Nëse mjeku dyshon në autizem, ata do të ju sugjeorjnë një vizitë te psikiatri i fëmijëve apo ndonjë specialist tjetër. Një specialist mund ta vëzhgoj fëmijen tuaj dhe të vërej shenja të autizmit.
Disa fëmijë të cilët kanë autizëm gjithashtu mund të kenë aftësi të kufizuara intelektuale. Kjo do të thotë se aftësitë e tyre intelektuale rankohen shumë më poshtë se mesatarja. Kjo shkakton edhe ngecje në zhvillim. Ky fakt e bën diagnostifikim e autizmit shumë më të vështirë pasiqë fëmijët e prekur nga autizmi nuk u përgjigjen pyetjeve njëjtë si fëmijët e tjerë. Një ekspert mund t’i ofroj fëmijës tuaj teste të posaçme për të mësuar më shumë për gjendjen e tyre.
A mund të parandalohet autizmi?
Shumë e më shumë fëmijë po diagnostifikohen me autizëm. Nuk është e qartë nëse kjo do të thotë se më shumë fëmijë kanë autizëm, pasiqë këto rezultate mund të vijnë thjeshtë nga fakti se prindërit, mjekët dhe mësuesit janë bërë më të aftë në identifikimin e shenjave të autizmit.
Trajtimi për sëmundjen e autizmit
Fëmijët nuk e tejkalojnë autizmin gjatë rritjes, si dhe nuk ka një mjekim specifik. Ilaçet nuk mund ta shërojnë autizmin, ato vetëm mund të ndihmojnë që t’i mbajnë disa simptoma nën kontrollë, sikurse agresivitetin dhe pagjumësinë. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se disa fëmijë përfitojnë shumë nga terapitë intensive për komunikim dhe sjellje. Me anë të terapisë simptomat e fëmijes suaj mund të zvogëlohen përderisa ata rriten. Bisedoni me mjekun për tretmanin më efikas për fëmijen tuaj.
Jeta me sëmundjen e autizmit
Njerëzit me autizëm mund të çojnë jetë normale dhe të shëndetshme. Ata mund të reagojnë dhe ti shohin gjërat në menyrë të veçantë, ta kenë më të vështirë të përqëndrohen, por si prindër ju duhet të gjeni mënyra të tjera që t’i mësoni dhe të krijoni afërsi me ta. Bashkëpunoni me mjekët dhe specialistët për të përmirësuar kualitetin e jetës së fëmijës tuaj. Kjo mund të interpretohet si krijimi i rutinave dhe zakoneve në mënyrë që fëmija juaj të ndihet i sigurtë dhe i relaksuar. Është shumë e rëndësishme që këto rutina t’i krijon në moshë sa më të re pasiqë në këtë mënyrë e ndihmoni fëmijën tuaj të adaptohet më lehtë me ambientin kur ata të mbërrijnë moshën madhore.
Kërkojini mjekut tuaj të ju vë në kontakt me ndonjë këshilltarë apo grup që ofron mbështje, pasiqë kjo përveç fëmijes suaj, mund t’i ndihmoj tërë familjes.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Fëmija im ka autizëm. A duhet ta konsideroj idenë e të mos lindurit më fëmijë?
- Çfarë mund të bëjë në mënyrë që ta ndihmoj fëmijën tim të zhvilloj aftesitë gjuhësore?
- Është e vështire për mua të ndjejë afërsi me fëmijën tim, kur ai/ajo nuk më shikon në sy dhe as nuk flet me mua. A ka ndonjë grup njerëzish me të njëjtat probleme të cilet mund të më ofrojnë mbështetje?
- Cila është mënyra më e mirë që të ndërveproj me fëmijen tim?
- Fëmija im nuk fle rehat. Si mund ta ndihmoj?
- A do të mundet fëmija im të vijoj mësimet në një shkollë të zakonshme?
- Cilat janë çrregullimet e tjera të spektrit të autizmit?
- A keni material të cilin mund ta lexoj në mënyrë që ta ndihmoj familjen, shoqërinë, mësuesit dhe kujdestarët e tjerë të cilët do të kenë kontakt të vazhdueshëm me fëmijën tim?
- Ndonjëherë femija im bëhet agresiv. Cila është metoda më e mirë për ta trajtuar një situatë të tillë?