fbpx
Lart

Belbëzimi: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Belbëzimi është një problem, zakonisht i lidhur me fëmijërinë. Por, për disa njerëz, mund të zgjasë përjetësisht. Belbëzimi është një gjendje që afekton aftësinë e një personi për të folur pa probleme. Mund t’i bëj ata që t’i përsërisin fjalët, pjesët e fjalive apo tingujt. Dikush që belbëzon ka të ngjarë që të zgjasë shqiptimin e një fjale apo tingulli.

Ata mund t’i tensionojnë muskujt e fytyrës gjatë vështirësisë për të folur. Belbëzimi është frustrues, sepse e dalloni atë në vetën tënde. Mund ta shihni që edhe të tjerët e dallojnë atë, gjithashtu.Shumica e rasteve të belbëzimit fillojnë në fëmijëri. Ai fillon në mes moshës 2 dhe 6 vjeçare kur fillon të zhvillohet fjalori i tyre.

Zakonisht ndalon në kohën kur hyjnë në shkollë. Më pak se 1% e rasteve të belbëzimit është tek të rriturit. Nuk është e pazakonshme për çdokënd të belbëzoj ngapak apo nganjëherë të thotë, „um, uh“. Por, belbëzimi është problem më i dallueshëm. Hulumtimet tregojnë se belbëzimi ndodh më shumë tek djemtë sesa tek femrat.

Belbëzimi

Simptomat e belbëzimit

Simptomat e belbëzimit janë zakonisht të dukshme kur e dëgjoni dikë duke folur apo i shihni se kanë vështirësi në të folur. Është e dukshme në rrjedhshmërinë e të folurit të një personi. Për shembull, kur e thonë fjalën, „ku“, mund të tingëlloj kështu, “k… k… k… ku”. Fjalët që fillojnë me “k”, “g”, dhe “t”, mund të jenë tinguj të vështirë fillues për personat që belbëzojnë.

Shenjë tjetër e belbëzimit është shqiptimi i zgjatur i një fjale, si për shembull, “Gjyshhhhja ime më dha një biskotë”. Përsëritja e frazave apo fjalive të tëra është shenjë tjetër e belbëzimit. Për shembull, mund ta dëgjoni personin të filloj rrjedhshëm dhe pastaj t’i përsëris fjalët e fundit: “Mund të luaj me ty, por së pari duhet të flas… të flas… të flas me prindërit e mij”.

Mund të vëreni gjithashtu edhe shenja fizike që janë karakteristikë e belbëzimit. Këto përfshijnë rrotullimin e kokës dhe syve kur personi ka vështirësi në nxjerrjen e fjalëve. Ato përshijnë edhe hapjen e mbylljen e shpejtë të syve apo shtrëngimin e muskujve përreth gojës.

Belbëzimi mund të rritet gjatë situatave të caktuara sociale. Për shembull, të folurit para një grupi apo të folurit në telefon mund ta përkeqësojnë atë. Disa aktivitete mund ta përmirësojnë. Këto përfshijnë këndimin, leximin apo të folurit në unison me njerëz tjerë.

Kur paraqiten simptomat e para?

Zakonisht, shenjat e para të belbëzimit paraqiten në moshën 18-24 muajshe. Kjo është kur ata fillojnë t’i lidhin fjalitë dhe fjalori i tyre vërtetë fillon të zgjerohet. Është normale që fëmijët të belbëzojnë në këtë fazë.

Fëmija juaj mund të belbëzoj për pak javë apo për disa muaj. Mund të paraqitet e të largohet. Për shumicën e fëmijëve, belbëzimi ndalon në moshën 5 vjeçare. Por, për disa, belbëzimi është i shpeshtë. Mund të vazhdoj të përkeqësohet. Mund të shoqërohet gjithashtu edhe nga lëvizjet në fytyrë apo lëvizjet trupore. Për këta fëmijë, trajtimi mund të jetë i nevojshëm.

Çka e shkakton belbëzimin?

Ende janë duke u bërë hulumtime për të identifikuar shkaktarin e belbëzimit. Mund të ndodh nga proceset natyrale të organizimit të mendimeve dhe fjalëve tuaja. Një kombinim i faktorëve mund gjithashtu t’i bëj njerëzit të belbëzojnë, përfshirë:

  • Histori familjare të belbëzimit
  • Paaftësi intelektuale
  • Probleme me kontrollin e motorit të të folurit
  • Lëndimet e trurit apo gjendje tjera të rënda mjekësore
  • Probleme emocionale dhe mendore

Si diagnoztifikohet belbëzimi?

Prindërit, arsimtarët dhe anëtarët e familjes janë shpesh të parët që e vërejnë se një fëmijë është duke belbëzuar. Tregoni doktorit tuaj nëse fëmija juaj belbëzon, madje edhe në moshën 2 vjeçare. Doktori juaj mund t‘ju drejtoj tek shërbimet e intervenimit të hershëm të ofruara nga komuniteti juaj lokal. Ai gjithashtu mund të ju drejtoj tek një patolog i të folurit dhe gjuhës.

Ky është një profesionist mjekësor i specializuar në çrregullimet në zë, në të folur dhe në gjuhë. Patologu i të folurit dhe gjuhës do t‘i marrë në konsideratë disa faktorë gjatë diagnoztifikimit të fëmijës suaj. Ai do të marrë në konsideratë historinë e fëmijës suaj, sjelljet e tij gjatë belbëzimit dhe ndikimin që belbëzimi e ka në jetën e tij.

Ai gjithashtu do të mundohet të përcaktoj nëse fëmija juaj do të mund ta kaloj belbëzimin gjatë rritjes. Për ta bërë këtë, ai do të marrë në konsideratë historinë familjare, kohëzgjatjen e belbëzimit dhe nëse fëmija juaj ka ndonjë problem tjetër në të folur apo në gjuhë.

 

A mund të shmanget apo parandalohet belbëzimi?

Askush nuk e di se pse ndodh belbëzimi, prandaj nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur apo parandaluar. Sapo të dyshoni apo të dalloni se belbëzimi mund të jetë një problem për fëmijën tuaj, ju nuk duhet ta injoroni atë. Ndërhyrjet e herëshme mund të ndihmojnë.

Trajtimi i belbëzimit

Flisni me doktorin tuaj nëse fëmija juaj belbëzon, edhe nëse është shumë i ri. Trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e bërjes së belbëzimit një problem që zgjatë përjetësisht. Trajtimi varet prej ashpërsisë dhe shpeshtësisë së belbëzimit të fëmijës suaj. Mund të ju drejtojnë tek një specialist i të folurit.

Trajtimi me shumë mundësi do të përfshijë vizita të rregullta tek specialisti i të folurit, plus ushtrime të të folurit për t‘i bërë në shtëpi. Është e rëndësishme të ndjekni planin e trajtimit të specialistit të të folurit. Trajtimi gjithashtu përfshinë mësimin e prindërve për mënyrat e mbështetjes së fëmijëve të tyre. Ju mund të inkurajoheni të:

 

  • Siguroni një ambient relaksues në shtëpi.
  • T’i jepni fëmijës suaj shumë mundësi për të folur.
  • Flisni në mënyrë të qetë dhe të ngadalshme, ashtu që fëmija juaj të mos ndjej presionin për të folur shpejtë.
  • Dëgjoni fëmijë tuaj kur flet. Mos i ndëpreni apo përfundoni fjalitë e tij. Prisni deri sa të thotë atë që ai do të thotë.
  • Fokusoheni në pëmbajtjen e asaj që fëmija juaj është duke thënë, e jo në mënyrën e interpretimit.

 

Mos e ndëshkoni fëmijën tuaj për shkak të belbëzimit. Bëhuni të durueshëm. Të qenit i padurueshëm kur fëmija juaj flet, vetëm sa e përkeqëson belbëzimin. Kjo e vë fëmijën tuaj edhe më shumë në siklet.

Të jetosh me belbëzim

Ju mund ta ndihmoni vetëbesimin e fëmijës suaj duke qëndruar të durueshëm. Shmangni situatat që e dini se do ta përkeqësojnë belbëzimin. Inkurajoni bisedat në situatat më pak stresuese. Qëndroni pozitiv dhe mbani kontakt sy më sy me fëmijën tuaj kur është duke folur. Kjo e bënë atë më të relaksuar. Darkat familjare, udhëtimet me veturë dhe koha tjetër e kaluar me familje do t‘i jap fëmijës suaj mundësi që të praktikoj të folurit dhe të reduktoj belbëzimin.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Çka nëse fëmija im kurrë nuk ndalet së belbëzuari? A do ta afektoj kjo jetën e tij si i rritur?
  • A mund të bëj ndonjë gjë në shtëpi që ta ndihmoj fëmijën tim?
  • Sa shpesh duhet ta vizitojmë specialistin e të folurit?
  • A është e vërtetë se këndimi mund nganjëherë të ndihmoj një person në tejkalimin e belbëzimit?
Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]