Lart

Çrregullimet e Ankthit

Çrregullimet e ankthit janë episoda të fuqishme të frikës dhe ankthit të cilat ndodhin papritur dhe pa paralajmërim. Paramendoni se një ditë jeni duke dalë nga makina juaj për të shkuar në punë dhe papritur fillon tu ngushtohet gjoksi, zemra fillon tu rrahë shpejtë, iu krijohen ndjenja të përzierjes dhe iu bië të fikët. Iu krijohet ndjenja sikur do të vdisni. A mos valle gjithë kjo ndodhë vetëm në kokën tuaj? Jo. Me shumë gjasë, ju keni përjetuar një sulm ankthi.

Sulmet a ankthit mund të zgjasin nga disa minuta deri në disa orë. Ato mund te ndodhin shpeshë apo vetëm ndonjëherë rallë. Shkaktari i këtyre sulmeve mund edhe të mos dihet. Diagnostifikimi me me çrregullimet e ankthit zakonisht bëhet pasi personi të përjetoj së paku dy sulme (shkaktari i të cilëve nuk dihet) të cilat përcillen nga frika se një sulm i tretë do të ndohë për së paku një muaj.

Nëse nuk mjekohen sulmet e ankthit ato mund të shkaktojnë edhe fobi.

çrregullimet e ankthit

Çfarë janë fobitë?

Fobitë janë frika ekstreme dhe e paarsyetushme ndaj një objekti të caktuar. Ekzistojnë shumë llojet të fobive. Ndër llojet më të zakonshme jane fobia nga turmat, urat, gjarpërinjt, merimangat, lartësitë, vendet e hapura apo turpi.

Fobia konisderohet problem vetëm kur ajo ua pamundëson zhvillimin e një jete normale. Një shembull është kur ju nuk dilni fare nga shtëpia nga frika se do të hasni në ndonjë nga gjërat e përmendura më lartë.

Simptomat e çrregullimeve të ankthit

Çfarë ndodhë gjatë një sulmi?

Simptomat fizike të sulmeve të ankthit përfshijnë:

  • Dridhjet
  • Rrahjet e shpejtuara të zemrës
  • Djersitjen
  • Pamundësi për tu mbushur me frymë
  • Ndjesia sikur jeni duke u ngulfatur
  • Përzierja e stomakut
  • Dhimbje të mprehta
  • Marramendja
  • Ndjesia se nuk jeni më në kontrollë të trupit tuaj
  • Mpirja e duarve krahëve dhe këmbëve
  • Ethet dhe temperatura e lartë
  • Ndjesia sikur çdo gjë ëshë surreale apo si në ëndërra

Personave mund tu krijohet ndjesia sikur kan humbur çdo kontrollë, janë duke u çmendur apo edhe mund tu duket se do të vdesin. Është shumë e rrallë që këta persona t’i ndjejnë të gjitha këto simptoma në të njëjtën kohë. Mirëpo, përjetimi i katër nga këto simptoma aludojnë se personi është duke përjetur sulm të ankthit.

Shumica e simptomave të sulmeve të ankthit u ngjasojnë sëmundjeve të zemrës, mushkërive, zorrëve apo të sistemit nervorë. Ngjashmëria mes simptomave të sulmeve të ankthit dhe sëmundjeve të tjera serioze mund ta shqetësoj edhe më tej personin. Për shembull, ju mund të besoni se jeni duke përjetuar sulm në zemër.

Vetëm frika se ju mund të përjetoni ndonjë sulm të ankthit shpeshëherë i shkakton këto sulme. Kjo formë e sulmeve njihet me emrin agorafobia. Një person që vuan nga agorafobia e ka të vështirë të dalë nga shtëpia (apo nga ndonjë hapësirë tjetër e sigurtë) sepse ata kan frikë se do të pësojnë ndonjë sulm të ankthit në publik, pa ndonjë mënyrë për të ikur para se të fillojnë simptomat.

Çfarë i shkakton çrregullimet e ankthit?

Mjekut nuk e dinë ende se çfarë i shkakton çrregullimet e ankthit. Disa mjekë mendojnë se kjo sëmundje është gjenetike (pra trashëgohet në familje). Mirëpo ky çrregullim mund të jetë edhe mënyra se si trupi juaj ballafaqohet me stres të tepruar.

 

Si diagnostifikohet stresi?

Shumë njerëz të cilët vuajnë nga sulmet e ankthit nuk kërkojnë fare ndihmë mjekësore nga turpi. Ata gjithëashtu mund të kenë frikë nga mjekët apo ilçet. Nëse ju vuani nga sulmet e ankthit është shumë e rëndësishme që të kërkoni ndihmë mjekësore dhe ta diskutoni problemin tuaj me mjekun.

Pasi të iu ketë kontrolluar mjeku, ai do ju tregoj nëse sulmet tuaja ndodhin si pasojë e çrregullimeve të ankthit apo nga problme të tjera. Ekzistojnë tretmane të thjeshta për t’i kontrolluar sulmet dhe çrregullimet e ankthit.

 

A mund të parandalohen çrregullimet e ankthit?

Çrregullimet e ankthit nuk mund të parandalohen pasi që mjekët nuk janë të sigurt së çfarë i shkakton ato. Megjithatë ju mund të jeni në gjendje të kontrolloni sulmet varësisht nga shkaktarët e tyre. Mjeku juaj mund të iu ndihmoj të identifikoni shkaktarët e sulmeve tuaja. Ai gjithatu mund tu ndihmoj që sulmet të mos shpeshëtohen dhe përkeqësohen edhe më tutje. Aktiviteti fizik është gjithashtu shumë i rekomandueshëm. Ushtrimet fizike e bëjnë relaksimin e trupit dhe mendjes tuaj duke e ulur kështu numrin e sulmeve të ankthit.

 

Mjekimi i çrregullimeve të ankthit

Se sa kohë zgatë mjekimi varet nga ju. Ndalimi i tërësishëm i sulmeve të ankthit është një qëllim i arritshëm. Mjeku do të përpiloj një plan mjekimi specifikisht për ju. Zakonisht periudhat e trajtimit zgjasin nga 6 deri në 9 muaj. Disa njerëz të cilët përdorin ilaçe për çrregullimet e ankthit mund ta ndalojnë mjekimin pas një kohe mjaft të shkurtë. Ndërsa njerëzve të tjerë mund tu duhet ta vazhdojnë trajtimin për hapësira më të gjat kohore, apo edhe gjatë gjithë jetës.

 

Jeta me çrregullime të ankthit

Sulmet a ankthit zakonisht janë të paparashikueshme, edhe pasi të diagnostifikoheni. Këto sulme mund tu bëjnë të ndiheni të paaftë. Përveq planit tuaj të mjekimit, mundohuni t’i bëni edhe disa ndryshime në mënyrën tuaj të jetesës për të zvogëluar numrin e sulmeve të ankthit:

  • Ushtrime fizike. Aktiviteti fizik mund tu ndihmoj të zvogëloni stresin, si dhe ua mundëson qetësimin e mendjes.
  • Fjetja e mjaftueshme. Nëse nuk pushoni mjaftueshëm, acaroheni më lehtë. Ky acarim mund tu shpije deri te emocionaliteti i tepruar, i cili rrjedhimisht mud t’i shkaktojë sulmet e ankthit.
  • Shmagjuni alkoolit, kafeinës, cigareve dhe drogave. Të gjitha këto produkte mund të shkaktojnë sulme të ankthit, apo edhe t’i përkeqësojnë ato.
  • Bashkangjitjuni një grupi mbështetës. Është gjithmonë ide e mirë të ndiheni sikur nuk jeni vetëm. Shpeshëherë thjeshtë të bisedoni për çrregullimet e ankthit ua krijon ndjenjën se ju jeni më të fuqishëm se sëmundja.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Çfarë e ka shkaktuar çrregullimin e ankthit?
  • Cila formë e mjekimit më përshtatet më së shumti?
  • A duhet të përdorë ilaçe?
  • A do të më duhet të përdorë ilaçe gjatë gjithë jetës?
  • A më propozoni ndonjë formë të terapisë?
  • Për sa kohë do të duhet ta vazhdojë terapinë?
  • Kam frikë të dal nga shtëpia. Si t’ia bëjë?
  • A ekziston mundësia që të më kthehen sulmet edhe pasi të ketë përfunduar mjekimi?

 

Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com