fbpx
Lart

Çrregullimi i Stresit Post – Traumatik

faqja probleme.me

Çrregullimi i stresit post – traumatik (PTSD) është gjendje e shëndetit mendor, që prek disponimin tuaj dhe sjelljen fizike. Personat me PTSD e kanë të vështirë që ta përballojnë dhe të rimarrin veten pas ngjarjeve traumatike.

Mund të keni PTSD akute ose afat-shkurtë që zgjasë për disa muaj. Ose mund të keni PTSD kronike apo afatgjatë, që mund të zgjasë për disa vite.

 

çrregullimi i stresit post-traumatik

Simptomat e çrregullimit të stresit post – traumatik

PTSD mund të fillojë menjëherë pas traumës apo edhe më vonë. Simptomat mund të përfshijnë:

tactica seo kosovo
  • Zemërim dhe sjellje të dhunshme
  • Ndjenjë të ankthit ose të padurimit
  • Makthe, kujtime të këqija, halucinacione dhe rikujtime
  • Mos interesim në jetën e përditshme
  • Ndjenjë të frikës dhe të pafuqisë
  • Ndjenjë e të qenit i mpirë dhe i shkëputur nga të tjerët.
  • Probleme të gjumit
  • Paaftësia për të kujtuar pjesë nga eventi traumatik
  • Evitimi i njerëzve apo gjërave që i’u kujtojnë atë event.

Personat me PTSD mund të mos i vërejnë simptomat apo nuk i njohin ato. Personat me PTSD shpesh janë në depresion. Nganjëherë ata mundohen të ndihen më mirë duke përdorur substanca alkoolike dhe narkotike dhe sjellje të dhunshme. Kjo mund të shpie deri tek varësia.

Fëmijët që vuajnë nga PTSD mund të kenë simptoma të ndryshme, që mund të përfshijnë:

  • Përshkrimin e ngjarjeve të frikshme, sidomos gjatë kohës së lojës.
  • Sjellje shumë të dhunshme, dhe zemërim
  • Harrimi se si duhet të flasin ose paaftësia për të folur
  • Varësia nga të rriturit, mosdëshira e të qenit vetëm.

Çfarë e shkakton çrregullimin e stresit post – traumatik?

PTSD shkaktohet nga një ngjarje traumatike apo disa ngjarje traumatike të njëpasnjëshme. Këto ngjarje kanë gjasa që kanë qenë rrezik për sigurinë apo jetën tuaj. Mund të jeni në rrezik nga PTSD në rast se jeni:

  • Ushtar, veteran, i burgosur i luftës, apo viktimë e luftës.
  • I/e mbjetuar i/e përdhunimit ose dhunës në familje.
  • I/e mbjetuar i/e sulmeve verbale, fizike, seksuale.
  • I/e mbijetuar i/e një ngjarjeje të papritur, si një sulm terrorist apo aksident me makinë.
  • I/e mbijetuar i/e katastrofave natyrore, si zjarri, tërmeti, apo uragani.
  • Person që iu përgjigjet ngjarjeve trumatike, si zjarrfikës, polic, apo puntor social.
  • Viktimë e bulizimit
  • Person që ka sëmundje të rrezikshme për jetën.
  • Person që ka ankth, depresion, apo çrregullim mendor.
  • Person që ka përjetuar pikëllim të rëndë, si humbja e më të dashurit.

Si diagnostikohet çrregullimi i stresit post – traumatik?

Mjeku juaj mund ta diagnostikojë PTSD-n. Flisni me të nëse keni simptoma ose keni përjetuar një ngjarje traumatike. Ju duhet të keni disa simptoma për më shumë se një muaj për tu diagnostikuar me PTDS. Nëse simptomat tuaja ndodhin për më pak se një muaj ju mund të keni çrregullim akut të stresit.

 

Ju rekomandojmë këtë artikuj:

Çrregullimet e Ankthit

A mund të parandalohet ose shmanget çrregullimi i stresit post – traumatik?

Disa njerzëz janë në rrezik të kenë PTSD. Nëse një person përjeton  një ngjarje traumatike, kjo nuk do të thotë se do të ketë PTSD. Disa faktorë mund të ndihmojnë që të evitojnë apo të zvogëlohet rreziku i PTSD. Si për shembull:

  • Komunikimi me njerëz apo kërkimi i ndihmës pas ngjarjes.
  • Trajtimi apo menaxhimi i problemeve shëndetësore të mëparshme, si ankthi apo depresioni.
  • Të mësosh se si ta përballosh traumën, e sidomos kur paraqitet shpesh në punën tënde, si për shembull nëse je zjarrfikës.

Trajtimi i çrregullimit të stresit post – traumatik

Ekzistojnë disa opsione për ta trajtuar dhe menaxhuar PTSD. Këto varen nga tipi dhe ashpërsia e PTSD. Mjeku juaj mund të të përshkruaj medikamente që t’i zvogëlojnë apo lehtësojnë simptomat. Këto përfshijnë stabilizatorë të disponimit, antidepresantë, dhe antipsikotikë.

Terapia gjithashtu është trajtim i rëndomtë. Tipet e terapisë përfshijnë:

  • Psikoterapi, apo terapi me komunikim
  • Terapi kognitive biheviorale
  • Terapi me anë të lojës
  • Terapi e ekspozimit
  • Terapi e grupit

Një mjek apo terapist mund t’iu mësojë metodat dhe teknikat për të kontrolluar PTSD-n. Marrja e një kafshe shërbyese, si qen, mund të ndihmojë që të lehtësoni simptomat.

 

Të jetosh me çrregullim të stresit post – traumatik

Nuk ka shërim për PTSD, por simptomat mund të largohen. Kjo varet nga tipi i PTSD-së që ke. PTSD mund të menaxhohet me trajtim të vazhdueshëm. Pa trajtim, mund të zgjatë më shumë ose të përkeqësohet. Gjithashtu mund të shpie në dhunë apo vdekje. Mësimi për PTSD mund t’iu ndihmojë që ta merrni vetën. Kërkoni grupe ndihmuese dhe mbështetëse në komunitetin tuaj.

 

Personat me PTSD mund të kenë gjendje shëndetësore si:

  • Ankth
  • Depresion
  • Çrregullim të personalitetit
  • Çrregullimi obsesiv kompulsiv
  • Abuzimi me substanca dhe varësia

Edhe këto gjendje duhet të trajtohen. Personat me PTSD duhet të jenë në mbikqyrje për shenja të vetëvrasjes ose dhunës tek të tjerët.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut

  • A do të largohet PTSD?
  • Cilat medikamente e trajtojnë PTSD dhe a duhet të merren për një kohë të gjatë?
  • Cili lloj i terapisë është më i mirë për mua?
  • A duhet të konsultohem me psikiatër apo psikolog?
  • A mund të më rekomandoni një grup që mbështet personat me PTSD?
faqja probleme.me
Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]