Demencia: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi
Demencia nuk është sëmundje. Është një grumbull simptomash të cilat shkaktohen nga dëmtimi i trurit. Demencia zakonisht shkaktohet te njerëzit më të shtyrë në moshë. Kjo nuk do të thotë, mirëpo shkaktohet si pasojë e plakjes normale. Sëmundja e alzheimerit është forma më zakonshme e demenciës.
Demencia vështirson aftësitë për të mbajtur mend, për të mësuar dhe komunikuar te njerëzit. Mund të shkaktoj ndryshime në personalitetin dhe disponimin e përgjithshëm të tyre, zakonisht shkakton shfaqjen e depresionit. Në fazat e para të kësaj sëmundje, përzierja e kujtimeve dhe mendimet e turbullta shkaktojnë shqetësime te personat e prekur nga kjo sëmundje. Ndërsa në fazat më të vonshme, sjellja e tyre e pakëndshme dhe problemet e tjera bëhen barrë për familjen dhe kujdestarët e tjerë të cilët përkujdesen për pacientin. Me kalimin e kohës, këto ndryshime ia pamundesojnë personit të prekur nga demencia që të përkujdesen për veten.
Simptomat e demenciës
Simptomat e demenciës mund të shfaqen pak nga pak apo njëherazi. Humbja e kujtesës është ndër simptomat kryesore të kësaj sëmundje. Nëse keni humbje kujtese dhe një apo më shumë nga simpotmat e listuara më poshtë, ju mund të jeni të prekur nga kjo sëmundje:
- Humbja e kujtesës afatshkurtër. Është e zakonshme të harrojmë gjëra, dhe pas një kohe ato të na kujtohen sërish. Njerëzit që vuajn nga demencia, harrojnë këto gjëra dhe më nuk i kujtojnë dot kurrë. Ata mund të gatuajnë një shujtë të tërë, dhe pastaj të harrojnë ta servirin atë.
- Vështirësi në kryerjen e punëve të zakonshme. Njërezit që vuajn nga demencia mund të harrojnë se si bëhen gjërat e thjeshta siç është veshja e rrobave. Ata mund të zgjohen në mëngjes, të veshin rroba, dhe pastaj pas disa ore të harrojnë që e kanë kryer këtë punë dhe të veshin edhe një palë rroba të tjera. Ata mund të harrojnë se si lidhen këpucët, apo se qumështi duhet të ruhet në frigorifer.
- Probleme në komunikim. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje mund të harrojnë fjalë të thjeshta, apo t’i përdorin ato në mënyrë të gabuar. Kjo e bënë shumë të vështirë komunikimin me njerëzit e tjerë për ta.
- Humbja e sensit të kohës dhe hapësirës. Njerëzit me demencia mund të humbin rrugën në lagjen e tyre, ata mund të harrojnë se si kanë mbërritur në një vend të caktuar dhe të mos dijnë se si të kthehen në shtëpi.
- Shpërqëndrimi. Të gjithëve na humbet përqëndrimi kohë pas kohe, mirëpo njerëzit me demencia mund të harrojnë gjëra të thjeshta si të veshin pallton para se të dalin jashtë, apo të marrin çadrën kur jashtë bie shi.
- Probleme në të menduarit abstrakt. Çdokush mund të ketë probleme në balancimin e një blloku çeqesh, mirëpo njerëzit me demencia mund ta harrojnë fare konceptin e numrave dhe se çfarë duhet bërë me ta.
- Vendosja e gjërave në vende të gabuara. Njërezit që vuajn nga kjo sëmundje mund t’i vendosin gjësendet e tyre në vende të çuditshme. Ata mund ta vendosin hekurin e rrobave në frigorifer, apo ta fusin orën e dorës në një tabllo plot me sheqer. Kur ata nuk munden më t’i gjejnë këto gjëra, ata mund të nevrikosen dhe madje të iu akuzojnë për vjedhje.
- Ndryshime në personalitet. Njërëzit që preken nga demencia pësojnë ndryshime drastike në personalitetin e tyre. Ata irritohen më lehtë, fillojnë të bëhen shumë dyshes, të kenë frikë dhe të bijn në depresion.
- Ndryshime në disponim. Ndonjëherë secili prej nesh përjeton luhatje të disponimit, por njëjerizt e prekur nga kjo sëmundje pësojnë ndryshime shumë të shpeshta të këtilla. Ata mund të kalojnë nga gjendja e qetësisë në zemërim dhe lotë brenda vetëm disa minutave.
- Mungesa e iniciatives. Njerëzit me demencia bëhen tej mase pasiv. Atyre u humbet tërësisht dëshira për të vizituar vende dhe për të takuar njerëz.
Çfarë e shkakton demencian?
Demencia shkaktohet nga dëmtimi i qelizave të trurit. Sëmundjet e trurit (si sëmundja e Alzheimerit) mund të shkaktojnë demencian. Shkaktarë të tjerë mund të jenë tumori në tru, dëmtimi i kokës, apo ndonjë sulm në tru.
Demencia nuk është proces i njëjtë me plakjen e natyrshme. Kur jeni në të 20-at tuaja, ju filloni nga pak të humbni disa qeliza në tru. Trupi juaj gjithashtu prodhon më pak kimikate të cilat nevojiten për punën e rregullt të qelizave. Sa më shumë që plakeni aq më shumë këto ndryshime kanë efekt mbi kujtesën tuaj. Truri juaj fillon të bëjë ruajtjen e informatave në një mënyre tjetër, si dhe i vështirsohet rikujtimi i këtyre informative. Kujtesa juaj afatshkurtër, afatgjatë dhe kujtimet më të vjetra nuk preken shumë nga procesi i plakjes. Ndërkaq kujtimet më të reja harrohen më lehtë. Për shembull, ju mund të harroni se çfarë keni ngrënë për mëngjes, apo se ku i keni lënë çelesat. Këto ndryshime janë normale.
Problemet e kujtesës të cilat nuk janë pjesë normale e procesit të plakjes janë:
- Harrimi më i shpështë i gjërave se në të kaluarën
- Harrimi se si bëhen gjëra të zakonshme të cilat i keni bërë me qindra herë gjatë jetës suaj
- Vështirësi në mësimin e gjërave të reja
- Përsëritja e gjërave dhe frazave të njëjta gjatë bisedave
- Probleme për të bërë zgjedhje, sidomos për shpenzim të të hollave
- Paaftësia për të mbajtur mend ndodhitë e ditës
Problemet me kujtesë janë të rëndësishme posaqërisht kur ato fillojnë të ndikojnë në cilësinë e jetës suaj të përditshme. Nëse juve thjeshtë ndonjëhere nuk ju kujtohen emrat, kjo nuk është ndonjë gjë për tu shqetesuar. Dallim tjetër mes demencias dhe plakjes normale është se humbja e kujtesës nuk përkeqësohet shumë me kalimin e kohës në pleqërinë e zakontë. Ndërsa te njerëzit e prekur me demencia përkeqësohet shumë gjatë viteve.
Mund të jetë e vështirë të diagnostifikoni veten, ndaj preferohet që mjeku të iu bëjë një ekzaminim fizik të detajizuar, në mënyrë që t’i zbulojnë edhe shkaqet e demencias.
Sa më shpejtë që zbulohen shkaktarët e kësaj sëmundje, aq më shpejtë mund të filloni diksutimin për metodën më efikase të mjekimit.
Nëse ndonjë anëtar i familjes tuaj ka filluar të shfaqë simptomat e kësaj sëmundje, mundohuni t’i bindni që të vizitojnë mjekun sa më shpejtë që të jetë e mundur. Madje, do të ishte vendim i zgjuar nëse ju do t’i shoqëronit gjatë kësaj vizite, pasiqë do të iu jepet mundësia të bisedoni edhe privatisht me mjekun dhe t’i jepni atij informacione të detajizuara për sjelljet dhe simptomat e personit tuaj familjar. Kjo do t’ua lehtësoj mjekëve përzgjedhjen e mjekimit për pacientin.
A mund të parandalohet demencia?
Kjo sëmundje lë shumë pak në dorën tuaj. Nëse keni vuajtur nga ndonjë tumor në tru apo dëmtim tjetër, pyetni mjekun nëse ka ndonjë ndryshim që mund të bëni në stilin e jetesës për të përmirësuar gjendjen tuaj. Ju mund të ndërmerrni masa për ta ruajtur veten nga dëmtime apo tronditje të tjera të mundshme në të ardhmen. Nëse jeni të rrezikuar nga sulmet në tru, bisedoni me mjekun tuaj për masa parandaluese.
Momentalisht Akademia Amerikane për Shëndetsi Familjare nuk ka mjaftueshëm të dhëna për të përcaktuar përparësitë dhe mangësitë e skanimeve të ndryshme për këtë sëmundje.
Trajtimi i demencias
Disa forma të kësaj sëmundje janë të mjekueshme. Megjithatë, nëse qelizat e trurit janë dëmtuar ato nuk mund të zëvendësohen. Mjekimi mund ta ngadalësoj këtë proces ose të ndaloj dëmtimin e mëtutjeshëm të qelizave. Kur demencia nuk mund të shërohet, mjekimi përqëndrohet në zvogëlimin e simptomave te pacienti, si dhe ofrimi i ndihmës për kryerjen e punëve të përditshme të tyre. Disa medikamente mund të ndihmojnë edhe në zvogelimin e shpejtësisë me të cilën përparon sëmundja. Mjeku juaj familjar do të iu informoj për opsionet tuaja të trajtimit.
Të jetosh më demencia
Nuk ka ndonjë kurë për demencia. Njërezit të cilët vuajnë nga kjo sëmundje duhet të mësojnë se si t’i menaxhojnë simptomat e tyre. Demencia është sëmundje tejet e vështirë si për njerëzit që vuajn nga ajo, ashtu edhe për familjarët e tyre. Është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme për familjarët të mësojnë sa më shumë që është e mundur për këtë sëmundje në mënyre që t’i ndihmojnë pacientit. Kjo do të thotë vizita më të shpesha, ndihmesa rreth punëve të shtëpisë, angazhimi i ndonjë punonjësi mjekësorë për tu kujdesur për pacientin apo edhe ndërrimi i vendbanimit.
Njërëzit që vuajnë nga demencia mund të shqetësohen shpejtë dhe për arsye të ndryshme. Shembull janë situatat stresuese, ose ndërrimet e menjëherëshme të ambientit të tyre. Humbja e kujtesës për gjëra të thjeshta dhe përditshme mund tu shkaktoj atyre frustrim. Është e mundshme se kur këta persona ndjehen të irrituar mund të tentojnë ta lëndojnë veten dhe njerëzit e tjerë rreth tyre. Mundohuni t’i shmangeni vendeve dhe situatave të cilat i shkaktojnë një gjendje të tillë pacientit. Pëpiquni që të afërmit tuaj t’ia lehtësoni edhe kryerjen e punëve të thjeshta dhe të përditshme.
Gjithashtu, mund të provoni që ta zvogëloni numrin e situatave të pakëndshme me të cilat ballafaqohet i afërmi juaj, për shembull nëse dushet i krijojnë atyre stres, mos i obligoni që të lahen çdo ditë. Mundohuni edhe ta caktoni kryerjen e këtyre punëve gjatë periudhave kohore kur personi është në disponim më të mirë. Është tejet e rëndësishme që ta inkurajoni pacientin në fjalë, dhe të mos e shqetësoni më shumë se që është e nevojshme.
Disa njerëz që vuajn nga demencia mund të përjetojnë edhe halucinacione, të cilat mund të jenë shumë të frikshme dhe dëshpëruese. Në këto raste shpërqëndorjeni të afërmin tuaj me ndonjë aktivitet të cilin ata zakonisht e kan shumë në qejf. Kursesi mos tentoni të debatoni me ta, përderisa ata janë duke përjetuar halucinacione, kjo gjë vetem sa do ta përkeqsonte gjendjen e tyre.
Nëse i afërmi juaj është duke pasur problem me fjetjen, provoni të:
- i tregoni personit se është koha për gjumë duke i treguar se sa vonë është në orën e murit. Vendosni orën e murit në vende ku është e lehtë për ta për ta parë.
- Mbani perdet e hapura në mënyrë që ata të shohin vet se jashtë është ditë apo natë
- Zvogëloni sasinë e kafeinës që ata konsumojnë
- Ndihmojuni atyre që të qëndrojnë aktiv fizikisht
- Mos i lejoni që të flenë shpesh gjatë ditës
- Sigurohuni që dhoma e tyre e gjumit të ketë qetësi
- Lini ndezur një llampë nate, pasiqë errësira e plotë shkakton habi dhe shqetësim te personat që vuajn nga kjo sëmundje
- Pyesni mjekun për ilaçe të cilat zbusin dhimbjet e sëmundjeve si artriti, pasiqë sëmundje të tilla shpesh ndikojnë në ndërprerjen e gjumit
Nëse i afërmi juaj e ka zakon që të endet, provoni:
- Tu krijoni një hapsirë të sigurt ku ata mund të shetiten, p.sh. një oborr i rrethuar me gardh.
- Thuajuni atyre që të mos dalin nga shtëpia të pashoqëruar. Mund të vendosni një shenjë STOP-i në derën e tyre për t’ua përkujtuar
- Vendsoni një sistem alarmi i cili ju lajmëron saherë që të hapet dera
- Vendosni kyça të veçantë në dyer (mos e përdorni këtë metodë nëse i afërmi juaj jeton i vetëm në shtëpi)
- Blijuni atyre një byzylyk mjekësorë ku mund ta shkruani emrin e tyre, adresën, sëmundjen, si dhe numrin tuaj të telefonit
- Bisdeoni shpesh me ta në telefon
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A është demencia sëmundje e trashëguar? A jam edhe unë në rrezik?
- Cilat ilaçe bëjnë mjekimin e demencias? A shkaktojnë ato efekte anësore?
- A mund t’i përmirësojnë simptomat e demencias ndryshimet në stilin e jetesës?
- A mund të rekomandoni ndonjë shoqatë apo grup njerëzish të cilët kanë kaluar nëpër të njëjtat probleme?