Lart

Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Sot, 10 tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për çeshtjet e shëndetit mendor dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të shëndetit mendor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mijëra njerëz me probleme mendore në gjithë botën janë të privuar nga të drejtat e tyre njerëzore. Të tillë ka edhe për Kosovë.

Po e perfundojmë këtë shkrim me fjalët e Neuropsikiatrit të famshëm Kosovar Jusuf Ulaj, të shkruara me rastin e kësaj dite:

“Sot është dita botërore e shëndetit mendor (SHM).
Folni haptas për te, sepse kështu i ndihmoni vetës e shumë personave tjerë që për shkak të stigmës dhe mospranimit nga rrethi, tërhiqën, vuajnë dhe nuk kërkojnë ndihmë
profesionale. Tregoni përvojat tuaja!

Mendja nuk ndahet nga trupi, prandaj mos hezitoni të konsultoheni për cfarëdo vështirësije që keni e që ndërlidhet me SHM.

Sa më heret aq më mirë. Ne punëtorët e SHM jemi me ju në çdo kohë dhe në çdo qendër regjionale të RK.”

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com