Epilepsia: Simptomat, Diagnostikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Epilepsia është një çrregullim i trurit. Njerëzit që kanë epilepsi kanë aktivitet elektrik në tru që nuk është normal dhe i cili shkakton kriza. Ka lloje të ndryshme të krizave. Në disa raste, një krizë mund të shkaktojë lëkundje, lëvizje të pakontrolluara dhe humbje të vetëdijes. Në raste të tjera, krizat shkaktojnë vetëm një periudhë konfuzioni ose spazma të muskujve.
Epilepsia nuk është sëmundje mendore dhe nuk është shenjë e inteligjencës së ulët. Epilepsia nuk është ngjitëse. Krizat zakonisht nuk shkaktojnë dëme të trurit. Mos harroni një person me epilepsi nuk ndryshon nga njerëzit tjerë.
Simptomat e epilepsisë
Simptoma kryesore e epilepsisë është kriza. Një krizë e vetme nuk konsiderohet epilepsi. Njerëzit që kanë epilepsi kanë episode të përsëritura të krizave.
Ka shumë lloje të krizave dhe secila nga to shkakton simptoma të ndryshme. Disa lloje të zakonshme të krizave janë:
Krizat e përgjithshme tonik-klonik (grand mal): Ky lloj i krizës ndikon në tërë trurin. Gjatë krizës, muskujt në trup bëhen të ngurtë, pastaj dridhen dhe kontraktohen. Personi që ka krizë zakonisht humbet ndjenjat. Ai ose ajo mund të thyejë nofullën, kafshoj gjuhën ose faqen dhe mund ta humbë kontrollin e fshikëzës.
Kriza e mungesës (petit mal): Ky lloj i krizës ndikon në tërë trurin dhe zakonisht zgjat vetëm disa sekonda. Gjatë krizës, një person mund të ketë përhumbje, të mos jetë në dijeni të mjedisit të tij ose të saj, të ndalojë papritur ose të lëvizë, të ketë ndryshime të vogla në lëvizjet e muskujve.
Kriza të pjesshme (fokale): Ky lloj i krizës ndikon vetëm në një pjesë të trurit. Simptomat mund të ndryshojnë, varësisht se në cilën pjesë të trurit ndodhë sulmi. Për shembull, një krizë e pjesshme mund të shkaktojë ndryshime në emocione ose në shqisa. Këto mund të përfshijnë halucinacione, mpirje, ndjesi shpimi, ose ndryshime të tjera në shikim, shije, erë, prekje apo dëgjim.
Ky lloj i krizës mund të shkaktojë edhe kontraktime të muskujve (për shembull, mund të detyrojë personin të lëvizë kokën në mënyrë të pazakontë, ose të shkundë një krah ose këmbë). Ose, kriza mund të shkaktojë përhumbje, ndonjëherë me lëvizje të përsëritura të pazakonta. Këto mund të përfshijnë lëvizjen e gojës ose buzëve, përtypjen, gëlltitjen ose lëvizjet e dorës.
Para se të fillojë një krizë, disa njerëz përjetojnë marramendje ose ndryshime emocionale. Disa të tjerë mund të përjetojnë ndryshime në vizion (të tilla si halucinacione), erë (që nuhasin erë që nuk është aty) dhe prekje (si mpirje ose ndjesi shpimi). Ndjenja e këtyre gjërave përpara një krize quhet aurë. Njohja e aurës është e dobishme si një paralajmërim se do të keni një krizë.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
10 Këshilla Shëndetësore për Meshkujt
Kur duhet të telefononi mjekun?
Telefononi mjekun tuaj nëse:
- Keni një krizë që zgjat më shumë se 5 minuta;
- Ke dëmtuar veten gjatë krizës;
- Ndryshon mënyra se si zakonisht ndiheni gjatë dhe pas krizës;
- Ju merr më shumë kohë se normalisht të shëroheni pas krizës;
- Krizat bëhen më të rënda ose ndodhin më shpesh;
- Një sulm epileptik i dytë ndodh menjëherë pas të parit;
- Ju jeni shtatzënë;
- Ju keni diabet.
Nëse keni një dhimbje koke të papritur, mpirje, dobësi në njërën anë të trupit tuaj, probleme me vizionin ose fjalimin tuaj atëherë kjo do të thotë se mund të jenë shenja të një sulmi epileptik.
Çfarë shkakton epilepsinë?
Mjekët jo gjithmonë e dinë se çfarë e shkakton epilepsinë. Disa gjëra që mund të rrisin rrezikun për epilepsi janë:
- Gjenetika: Njerëzit me një prind ose vëlla që kanë epilepsi janë në një rrezik më të madh për t’u prekur nga epilepsia.
- Trauma e kokës: Plagosje serioze në kokë mund të shkaktojë epilepsi.
- Infeksioni: Infeksione të tilla si meningjiti, encefaliti dhe SIDA mund të rrisin rrezikun e epilepsisë.
- Kushtet mjekësore: Kushtet e tjera mjekësore mund të rrisin rrezikun e epilepsisë. Këto mund të jenë: sëmundja e Alzheimerit, goditjet, tumoret e trurit, ose problemet me enët e gjakut në tru.
- Problemet gjatë shtatzënësisë, lindjes ose zhvillimit të hershëm: Në disa raste, infeksionet gjatë shtatzënësisë, problemet gjatë lindjes, defektet e lindura të trurit (problemet me trurin që janë të pranishme në lindje), ose dëmtimi i trurit të një foshnje mund të shkaktojnë epilepsi.
Si diagnostikohet epilepsia?
Për të diagnostikuar epilepsinë, mjeku juaj do të shqyrtojë historinë tuaj mjekësore dhe do të kryejë një test neurologjik. Mjeku juaj gjithashtu mund të rekomandojë testet e gjakut. Ai ose ajo mund të urdhërojë gjithashtu një elektroencefalogram (EEG), tomografi kompjuterike (CT) ose imazhe rezonancë magnetike (MRI). Këto teste ndihmojnë mjekun tuaj të monitorojë aktivitetin tuaj të trurit dhe të kontrollojë trurin tuaj për probleme të tilla si gjakderdhje apo tumore.
A mund të parandalohet apo evitohet epilepsia?
Mjekët jo gjithmonë e dinë se çfarë shkakton epilepsi. Epilepsia mund të jetë e trashëgueshme.
Trajtimi i epilepsisë
Epilepsia zakonisht trajtohet me ilaçe. Nëse ilaçet nuk i ndihmojnë krizat tuaja, mjeku juaj mund të rekomandojë kirurgji ose terapi të tjera. Nëse mjeku juaj e di se çfarë po e shkakton epilepsinë, trajtimi i shkakut mund të ndalojë krizat.
Çfarë duhet të di për marrjen e ilaçeve për epilepsi?
Medikamentet që ndihmojnë në parandalimin e krizave quhen antikonvulzantë ose antiepileptikë. Mjeku juaj do të rekomandojë një ilaç duke u bazuar në llojin e krizës, në numrin e krizave, moshës dhe shëndetit në përgjithësi. Pasi ta filloni marrjen e ilaçit, mjeku juaj do t’iu vëzhgojë nga afër për të përcaktuar nëse ilaqet po funksionojnë. Ai ose ajo do të shikojë për efektet anësore në mënyrë që të sigurohet për dozën e saktë që nevojitet.
Efektet anësore mund të përfshijnë:
- Lodhje, marramendje, skuqje të lëkurës ose probleme me kujtesën tuaj, koordinimin ose fjalimin.
Telefononi menjëherë mjekun tuaj nëse keni përvojë depresioni, mendime vetëvrasëse ose skuqje të rënda gjatë marrjes së ilaçit tuaj. - Për të pasur më shumë efekt ilaçet, ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj për marrjen e tyre. Mos e ndaloni marrjen e ilaçeve pa folur me mjekun tuaj. Pyetni mjekun tuaj se çfarë duhet të bëni nëse humbni një dozë. Asnjëherë mos merrni ilaçe shtesë, edhe nëse mendoni se jeni gati të keni krizë. Bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni të merrni ndonjë ilaç të ri, përfshirë vitaminat ose shtesat.
- Ju duhet të shmangni pirjen e alkoolit nëse keni epilepsi. Alkooli mund të ndikojë që të keni sulm epileptik dhe gjithashtu mund të ndikojë në mënyrën se si funksionon ilaçi i epilepsisë në trupin tuaj. Ilaçet poashtu mund të jenë shkak i ndonjë krize, prandaj konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të filloni të merrni ndonjë ilaç të ri.
- Ekzsiton mundësia e mos vazhdimit të përdorimit të ilaçeve. Megjithatë, ky vendim duhet të bëhet nga mjeku juaj. Para se ju dhe mjeku juaj të vendosni për të ndaluar ilaçin, duhet të keni parasysh sa shpesh jeni kontrullar për krizat tuaja, sa kohë ka kaluar nga kriza e fundit dhe se a keni ndonjë sëmundje tjetër që mund të ndikojë në problemin tuaj.
Po në lidhje me kirurgjinë dhe terapitë e tjera?
Kirurgjia bëhet më së shpeshti nëse dihet se krizat tuaja fillojnë në një zonë të përcaktuar të trurit tuaj, që nuk ndërhyn në funksione të rëndësishme siç janë, gjuha ose dëgjimi. Në raste të tjera të krizave mjekësore-rezistente, mjeku juaj mund të rekomandojë një lloj terapie të quajtur stimulim nervor vagus. Kjo kërkon që një pajisje e vogël të futet nën lëkurë në gjoks. Pajisja shpërndan pulsin elektrik në nervin vagus në qafë.
Një lloj trajtimi për fëmijët me lloje të caktuara të epilepsisë që janë të vështira për t’u kontrolluar është një dietë e rreptë që është e lartë në yndyrë dhe e ulët në karbohidrate. Kjo dietë është e njohur si një dietë ketogjenike. Kjo dietë duhet të përshkruhet dhe monitorohet nga një mjek. Për të përcaktuar trajtimin më të mirë duhet të konsultoheni me një mjek.
Çfarë duhet të bëj kur dikush ka një krizë?
Nëse keni epilepsi, mund të dëshironi të ndani informacionin e mëposhtëm me familjen, miqtë dhe kolegët tuaj. Nëse dikush pranë jush ka një krizë, përdorni udhëzimet e përgjithshme të mëposhtme:
- Rri i qetë.
- Mos e lëvizni personin në një vend tjetër.
- Mos u mundoni ta ndaloni personin të lëvizë ose të lëkundet.
- Mos u përpiqni ta zgjoni personin duke bërtitur ose duke tundur atë.
- Hiqni sendet që mund të shkaktojnë dëmtime nëse personi bie ose zë në to.
- Butësisht të kthehet personi në anën e tij ose të saj kështu që çdo lëng në gojë mund të dalë.
- Asnjëherë mos u përpiqni ta hapni gojën e personit ose të vendosni ndonjë gjë në të.
- Vendosni diçka të butë (të tillë si jastëk) nën kokën e tij/saj.
- Shumica e krizave nuk janë kërcënuese për jetën. Ju nuk keni nevojë të thërrisni një mjek ose një ambulancë përveçse nëse nuk dini nëse personi ka epilepsi ose nëse kriza zgjat më shumë se 5 minuta.
- Kur kriza mbaron, shikoni personin për shenja konfuzioni.
- Lejo që personi të pushojë ose të fle nëse dëshiron.
Të jetosh me epilepsi
Të mos diturit se kur ose ku mund të ndodhë një krizë mund të i’u shqetësojë. Ky ankth mund të çojë në depresion. Mund të shkaktojë edhe më shumë kriza. Për të ndihmuar në luftimin e kësaj, bisedoni me mjekun tuaj. Mjeku mund t’iu përshkruajë ilaçe për të ndihmuar në reduktimin e ankthit, të iu rekomandojë terapi ose një grup mbështetjeje. Ju mund të keni nevojë për ndihmë për të gjetur një mënyrë për të përballuar frikën tuaj ndaj të pasurit kriza.
Epilepsia gjithashtu mund të rrisë rrezikun e lëndimit ose probleme të tjera. Bisedoni me mjekun tuaj se si t’i përballoni shqetësimet relevante, duke përfshirë:
- Komplikimet e shtatzënësisë: Krizat e pakontrolluara mund të ndikojnë në foshnjën e palindur. Medikamentet e epilepsisë mund të ndikojnë gjithashtu. Vendimet për marrjen e medikamenteve gjatë shtatzënësisë duhet të bëhen nga ju dhe mjeku juaj.
- Lëndimet: Ju mund të dëmtoni veten gjatë një krize. Kur pësoni sulm epileptik ju mund të bieni në tokë dhe të lëndoheni, të mbyteni gjatë notit ose të keni aksident me makinë.
- Çështjet emocionale: Njerëzit që kanë epilepsi kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion, çrregullime të humorit dhe mendime vetëvrasëse. Bisedoni me mjekun tuaj nëse mendoni se mund të jeni në depresion ose nëse keni mendime për dëmtimin e vetes.
- Vdekja e papritur në epilepsi: Njerëzit që kanë epilepsi kanë një rrezik të vogël të vdekjes së papritur. Mjekët nuk e dinë saktësisht se pse ndodhë kjo. Mendohet të jetë rezultat i problemeve me frymëmarrje ose me zemër.Ju rekomandojmë këtë artikull:
- 10 Testet Shëndetësore që Gratë Duhet t’i Bëjnë
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Çfarë e shkakton epilepsinë?
- Cilat janë simptoma të tjera përveç krizave?
- Çfarë duhet të bëj në rast se fëmija im ka një krizë?
- Çfarë lloji i medikamenteve përdoret për të trajtuar epilepsinë?
- A ka efekte anësore?
- Kam epilepsi. A rrezikohen edhe fëmijët e mi për ta pasur atë?
- A mund të rekomandoni një grup mbështetës që ndihmon njerëzit me epilepsi?
- A mund të parandalohet epilepsia?