Lart

Lëndimi Traumatik i Trurit

Lëndimi traumatik i trurit (LTT) është çdo lëndim i papritur i trurit. Ndodh kur një përplasje, shkundje ose lëndim tjetër dëmton trurin. Mund të ndodh nga një goditje e fortë ose e dhunshme në kokë. Gjithashtu edhe kur një objekT, si një plumb ose një copë e kafkës, shpon indin e trurit.

LTT-të mund të jenë të lehta, të moderuara ose të rënda, varësisht nga dëmi i shkaktuar. Tronditjet e trurit janë një formë e lehtë e LTT-së, të cilat shkaktojnë simptoma të përkohëshme që zakonisht largohen disa ditë ose javë pas lëndimit. TBI-ja më e rëndë mund të shkaktojë dëmtim të përherëshëm të trurit, komë ose vdekje.

Lendimi traumatik i trurit

 

Simptomat e lëndimeve traumatike të trurit

Disa simptoma të lëndimeve traumatike të trurit shfaqen menjëherë pas ngjarjes traumatike, e të tjerat mund të mos shfaqen për disa ditë ose javë. Për një lëndim të lehtë, është normale të ndiheni të trullosur, të keni përzierje ose dhimbje koke. Simptoma tjera të lehta janë:

  • Tingëllim në vesh
  • Dhimbje e qafës
  • Shikim i turbullt
  • Konfuzion
  • Reflekse të ngadalta
  • Humbje e shkurtër e vetëdijes

 

Përveç këtyre simptomave, TBI-të e moderuara ose të rënda mund të përfshijnë:

  • Të përziera që zgjasin ose vjellje.
  • Dhimbje koke që zgjat.
  • Bebëza të zgjeruara (më të mëdha se zakonisht).
  • Vështirësi që të zgjoheni, të ecni, të flisni.
  • Të folurit e ngathët
  • Dhimbje ose mpirje e duarve ose këmbëve.
  • Rrjedhje e gjakut ose lëngjeve të pastra nga veshët ose hunda.
  • Sulm në tru

Simptomat e lehta mund të largohen pas disa ditësh ose javësh. Lëndimet më të rënda mund të kenë efekte të qëndrueshme. Disponimi mund të ndryshojë, mund të ndjeheni më nervoz, në ankth ose të ndjeshëm. Memoria afat-shkurtër mund të ndikohet, aftësia e të menduarit dhe fokusit si dhe mund të keni vështirësi që t’i kontrolloni impulset e juaja.

Lëndimet traumatike të trurit janë serioze. Ato shkaktojnë dëmtim që mund të jetë i përhershëm. Në disa raste, një lëndim traumatik i trurit mund të rezultojë në komë ose vdekje. Nëse simptomat e juaja janë të rënda, thirrni policinë ose ndihmën e shpejtë. Kontaktoni mjekun nëse dikush që ju e njihni ka pas lëndim të kokës dhe tani ka sjellje të çuditshme.

 

Çfarë shkakton lëndime traumatike të trurit?

Ka shumë gjëra që mund të shkaktojnë lëndime traumatike të trurit, të cilat në të shumtën e rasteve ndodhin në aksidente automobilistike. Të tjerat mund të ndodhin si rezultat i:

  • Rrëzimeve.
  • Sulmeve.
  • Lëndimeve sportive.
  • Lëndimi me armë zjarri.
  • Abuzimi i fiëmijëve, duke përfshirën sindromën e foshnjës së shkundur.
  • Aksionet ushtarake (lëndimet nga shpërthimet).

 

Ka lloje të ndryshme të lëndimeve të trurit:

  • Tronditja e trurit ndodh nga një rrëzim ose goditje e fortë në kokë që e tund trurin dhe shkakton tronditje ose traumë. Shumicën e rasteve ju nuk humbni vetëdijen, mirëpo mund të ndjeheni të hutuar dhe jo të balancuar si dhe mund të keni shikim dhe kujtesë të dobët.
  • Shembja e trurit është një lëndim i trurit që shkakton gjakderdhje dhe ënjtje të trurit. Lëndimi nuk vërehet gjithmonë në lëkurën tuaj.
  • Fraktura (Thyerja e kafkës) ndodh kur kafka plasaritet. Disa herë eshtrat e thyera e presin trurin dhe shkaktojnë gjakderdhje ose dëme tjera.
  • Hematoma brendatrurore është gjakderdhje brenda trurit e cila mblidhet dhe krijon koagulime. Një masë e koaguluar e gjakut krijohet ndërmjet trurit dhe kafkës, e cila mund të mos shihet për disa ditë, madje edhe javë pas një lëndimi.

 

Si diagnostikohet një lëndim traumatik i trurit?

Mjeku juaj do të kryejë një ekzaminim neurologjik. Ai ose ajo do t’iu bëjë pyetje në lidhje me lëndimin dhe simptomat. Ata gjithashtu do të testojnë reflekset fizike dhe mendore. Ekzaminimi e ndihmon mjekun tuaj të përcaktojë sa i rëndë është dëmtimi i trurit. Ju mund të keni nevojë edhe për teste të tjera si rëntgen, skanim tomografik i kompjuterizuar (CT), ose imazhet e rezonancës magnetike (MRI). Këto teste janë fotografime të kokës dhe trurit të cilat tregojnë nëse keni ndonjë frakturë, gjakderdhje, nxirje, ose kogaulime të gjakut në tru.

 

A mund të parandalohet ose shmanget një lëndim traumatik i trurit?

Janë disa gjëra që mund të bëni për të ulur rrezikun e LTT-ve. Ju duhet të:

  • Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit
  • Mos vozitni nën ndikimin e alkoolit ose drogës.
  • Vendosni helmet më sporte dhe aktiviteti si çiklizmi, patinazhi, kalërimi apo skijimi.
  • Shmangni sportet dhe aktivitetet e rrezikshme.
  • Përdorrni ulëset e fëmijëve me kujdes. Gjithmonë lidhni foshnjën tuaj në ulësen e veturës gjatë vozitjes.  
  • Bëni zonat e jetesës të sigurta për të moshuarit. Largoni gjërat e rrezikshme, përdorni qilime jo të rrëshqitëshme në dushe dhe vaska, dhe instaloni paramkë dhe mbajtëse në shkallë ose në banjo.
  • Sigurohuni se sipërfaqja e këndeve argëtuese është e krijuar nga një material që absorbon tronditjen, si rëra.

 

Trajtimi i lëndimit traumatik të trurit

Lëndimi traumatik i trurit është një situatë emergjente. Trajtimi varet nga lloji, lokacioni dhe ashpërsia e lëndimit.

Nëse ju keni një lëndimi të lehtë, trajtimi do të përbëhet më së shumti nga pushimi, por mund edhe të merrni ilaçe që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës ose qafës. Ju gjithashtu duhet të kontrolloni nga afër për ndonjë simptomë të re apo të përkeqësuar. Ju mund ta vizitoni prapë mjekun për tu kontrolluar sërish.

Nëse keni lëndim të moderuar ose të rëndë, mjeku juaj do të fillojë trajtimin duke stabilizuar lëndimin tuaj. Kjo përfshin dërgimin e oksigjeni në tru dhe organizëm, mbajtjen e qarkullimit të gjakut në nivel dhe menaxhimin e tensionit të gjakut. Këto masa e pengojnë dëmtimin e mëtutjeshëm.

Ju mund të merrni ilaçe për të zvogëluar dëmtimin e mëtutjeshëm, por gjithashtu mund të keni nevojë për kirugji. Kirurgu mund të riparojë frakturën, të ndalojë gjakderdhjen në tru, të largojë mpiksja e gjakut ose të lehtësojë presionin brenda kafkës. Kirurgjia mund të nevojitet menjëherë. Disa herë mpiksja marrin kohë të formohen, prandaj operacioni nevojitet ditë ose javë pas lëndimit.

Shumë njerëz me LTT të moderuar ose të rëndë kanë nevojë për rehabilitim, që varet nga shumë faktorë, duke përfshirë se sa i rëndë ka qenë lëndimi dhe çfarë pjese të trurit e ka ndikuar. Për shembull, nëse lëndimi ka ndikuar pjesën e trurit të lidhur me të folur, ju mund të keni nevojë për terapi  të të folurit. Ose, nëse zona e ndikuar është ajo që kontrollon lëvizjen, ju mund të keni nevojë për terapi fizike për të rimësuar të ecurit. Rehabilitimi mund të bëhet në spital, në objekte infermierore, në ambulanca ose në shtëpi. Zakonisht përfshinë një numër specializantësh. Qëllimi i terapisë ose rehabilitimit është përmirësimi i aftësisë për të kryer veprimet e përditëshme.

 

Të jetosh me lëndim traumatik të trurit

Disa lëndime traumatike të trurit kanë efekte të qëndrueshme, e disa jo. Ju mund të mbeteni me aftësi të kufizuara. Këto mund të jenë fizike, të sjelljes, komunikative, dhe/ose mendore. Trajtimi i përshtatur i’u ndihmon që të keni një jetë sa më të plotë dhe normale që është e mundëshme.

Nëse keni efekte të qëndrueshme nga lëndimi, ju mund të gjeni të dobishme gjetjen e një grupi mbështetës. Aty, të tjerë do të kenë përjetuar lëndime të ngjashme dhe mund t’iu ndihmojnë të mësoni për problemet e lidhura me lëndimin tuaj, strategji të përballimit dhe të ofrojnë mbështetje emocionale. Pyesni mjekun tuaj ose terapistin rehabilitues nëse ka ndonjë grup mbështetës afër jush.


Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A mund të kem një lëndim traumatik të trurit dhe të mos e di?
  • Për një LTT të lehtë, sa kohë më duhet për t’iu kthyer rutinës së përditëshme?
  • A shkakton lëndimi traumatik i trurit, dëmtim të përhershëm të trurit?
  • A mund të rekomandoni një grup mbështetës për njerëzit që kanë lëndime traumatike të trurit?

 

Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com