Lart

Sëmundja e Alzheimerit: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi

Sëmundja e Alzheimerit është një lloj i demencës. Demenca është një gjendje që përshkruan një gamë të gjerë simptomash. Simptomat lidhen me ndryshimet fizike dhe funksionale në tru. Demenca zakonisht ndikon kujtesën e një personi, aftësitë e të menduarit dhe personalitetin. Në fazat e mëvonshme, një person që ka demencë ka vështirësi të kujdeset për veten.


Sëmundja e Alzheimerit është shkaktari më i zakonshëm i demencës tek personat e moshuar. Sidoqoftë, demenca mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga gjëra tjera. Sëmundja e Alzheimerit zakonisht prekë personat më të vjetër se 65 vjeç. Edhe personat më të rinjë se 65 vjeç mund ta kenë sëmundjen e Alzheimerit. Kjo njihet si Alzheimer i hershëm. Alzheimeri i hershëm nuk është shumë i zakonshëm.

 

Sëmundja e Alzheimerit

Simptomat e sëmundjes së Alzheimerit

Nëse jeni të brengosur se ju apo një i afërt i juaji mund të ketë sëmundjen e Alzheimerit, janë 10 simptoma primare, që duhet konsideruar. Çdo person është i ndryshëm dhe mund të ketë më shumë ose më pak simptoma se sa këto 10 simptoma. Flisni me doktorin tuaj nëse vëreni 1 ose më shumë tek vetja apo tek personat e afërt:

  • Humbja e kujtesës që afekton jetën e përditshme: Shembujt përfshijnë harrimin e datave të rëndësishme ose gjërave që sapo keni mësuar; bërja e të njejtës pyetje vazhdimisht; ose varshmëria nga shënimet rikujtuese, teknologjia ose nga mbamendja e gjërave nga antarët tjerë të familjes.
  • Ndryshimet në aftësinë për të ndjekur një plan apo për të zgjidhur një problem: Kjo mund të përfshijë vështirësinë për t’u koncentruar në një problem, të tillë si problemet matematikore; ndjekja e një plani, të tillë si recetat; ose vëmendja në obligimet me orar të caktuar, të tilla si pagesa e faturave mujore.
  • Ndryshime në aftësinë për të përfunduar obligimet familjare:
    Sëmundja e Alzheimerit mund të vështirësoj bërjen e gjërave, që më parë i keni bërë gjatë tërë kohës. Për shembull, mund të jetë e vështirë t’i bëni punët e përditshme shtëpiake, të kryeni porosi, apo të përfundoni një detyrë rutinore në punë.
  • Konfuzion për kohën dhe vendin:
    Shembujt përfshijnë humbjen e gjurmëve se sa kohë ka kaluar, datën apo ditën e javës, të harroni se ku jeni dhe se si keni arritur atje.
  • Probleme me pamjen apo kuptimin e informatave vizuale:
    Shembujt përfshijnë vështirësi në të kuptuarit e leximit, identifikimit të ngjyrave, gjykimin e distancave, apo të bëheni konfuz lidhur me atë që po shihni.
  • Probleme me fjalët:
    Shembujt përfshijnë harresën e fjalëve në mes të bisedave, përsëritjen e pjesëve të bisedës, apo probleme me fjalor, të tilla si referimi i gjërave me emra të gabuar.
  • Vënja e gjërave në vend të gabuar:
    Shembujt përfshijnë vendosjen e gjërave në vende të pazakonshme, humbja e shpeshtë e gjërave, paaftësia në rishikimin e hapave të bërë në mënyrë që të gjeni një objekt të humbur, madje edhe akuzimi i të tjerëve për vjedhje.
  • Gjykim i dobtë:
    Shembujt përfshijnë mos përkujdesje në paraqitje apo pastërti dhe gjykimi i dobtë me para, si për shembull dhënja e sasive të mëdha të të hollave tek shitësit.
  • Tërheqja nga aktivitetet:
    Shembujt përfshijnë tërheqjen nga aktivitetet sociale, projektet e punës apo tubimeve familjare, apo braktisja e një hobi, sporti apo aktiviteti të preferuar.
  • Ndryshime në disponim dhe personalitet:
    Shembujt përfshijnë të bërit konfuz, dyshues, i mërzitur, i dëshpëruar, i frikësuar apo i shqetësuar, sidomos kur jeni në vende të reja e të panjohura.


Sëmundja e Alzheimerit quhet sëmundje “progresive”. Kjo do të thotë se simptomat e saj shfaqen ngadalë dhe janë të buta. Aftësitë kognitive (truri) dhe funksionale (vetëkujdesja) përkeqësohen me kalimin e kohës. Në etapat më të vona të sëmundjes, një person që ka Alzheimer nuk është më i aftë për të komunikuar dhe varet tërësisht nga përkujdesja e njerëzve tjerë.


Gjithashtu, ndërkohë që sëmundja përparon, personi mund të përjetoj edhe komplikime shëndetësore, duke përfshirë:

  • Depresioni
  • Dhimbje të pa raportuara, sëmundje, oseefekte anësore të medikamenteve (si rrjedhojë e paaftësisë për të komunikuar)
  • Rrëzime
  • Pneumoni ose infeksione tjera
  • Kequshqyerje apo dehidratim


Nëse mendoni se një i afërt mund të jetë duke përjetuar ndonjë nga komplikimet e listuara më lartë, flisni me doktorin e tyre. Ai ose ajo mund të siguroj ilaçe apo trajtime tjera, që ndihmojnë në mbajtjen e të afërmit tuaj në gjendje të rehatshme.


Çka e shkakton sëmundjen e Alzheimerit?

Doktorët ende nuk e dijnë se çka e shkakton sëmundjen e Alzheimerit. Një teori është se sëmundja zhvillohet kur grumbuj të proteinave abnormale rriten në tru. Kjo rritje fillon me shumë ndryshime të vogla në tru. Kjo fillon shumë më herët, para se simptomat të jenë të dukshme. Përgjatë kohës, këto ndryshime shtohen. Përfundimisht, qelizat trurore dëmtohen dhe vdesin.


Gjithashtu, doktorët besojnë se disa gjëra të caktuara mund të rrisin rrezikun që një person të preket nga sëmundja e Alzheimerit. Këta faktor të rrezikut përfshijnë:

  • Mosha: Sa më i moshuar që je, aq më i madh rreziku i prekjes nga Alzheimeri. Pas moshës 65 vjeçare, mundësia për t’u prekur nga Alzheimerit dyfishohet çdo 5 vjet.
  • Gjenetika dhe historia familjare: Ti ke më shumë mundësi të prekesh nga Alzheimeri nëse keni një histori familjare të kësaj sëmundjeje. Shkenctarët gjithashtu mendojnë se disa gjene të caktuara në ADN-në tuaj mund të rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit.
  • Sindromi Down: Njerëzit që kanë sindromin Down, kanë rrezik shumë më të madh të prekjes nga sëmundja e Alzheimerit në krahasim me popullsinë e përgjithshme.
  • Faktorët mjedisor dhe mënyra e jetesës: Është e mundshme që mjedisi dhe mënyra e jetesës mund të ndikojnë në rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit. Një histori e traumave të kokës, problemet kardiovaskulare apo me zemër, diabeti, dhe obeziteti duket që rrisin rrezikun e prekjes nga Alzheimeri. Për të ndihmuar në parandalimin e këtyre problemeve shëndetësore, vendosni helmetën kur e ngisni biçikletën, gjithmonë vendosni rripin e sigurisë në veturë, bëni një rutinë të rregullt të ushtrimeve, hani mirë dhe shmangni produktet e duhanit.


Sëmundja e Alzheimerit gjithashtu paraqitet më shpesh te femrat se sa te meshkujt. Afërsisht dy të tretat e njerëzve që kanë sëmundjen e Alzheimerit janë femra.


Si diagnostikohet sëmundja e Alzheimerit?

Diagnoza e Alzheimerit mund të marrë shumë kohë. Nuk ka asnjë test që mund t’i tregoj doktorit tuaj se a e keni apo jo këtë sëmundje. Jepini doktorit tuaj informata të mjaftueshme për ta ndihmuar, që ta përcaktoj shkakun e simptomave tua. Doktori juaj mund të vlerësoj tek ju apo të afërmit tuaj këto:

  • Shëndeti actual dhe historia mjekësore
  • Rutina ditore dhe ndonjë ndryshim në sjellje
  • Aftësitë në kujtesë, zgjidhje të problemeve, vëmendjen dhe aftësitë gjuhësore
  • Teste laboratorike, të tilla si analizat e gjakut apo të urines
  • Skanimi i trurit për të kontrolluar për probleme, të tilla si sulmet në tru, që mund t’i shkaktojnë simptomat.


Duke u bazuar në këto informata, doktori juaj pothuajse mund të tregoj nëse ju keni demencë. Doktori juaj ka të ngjarë të jetë në gjendje të tregoj nëse sëmundja e Alzheimerit është shkaktari i demencës suaj. Sidoqoftë, sëmundja e Alzheimerit mund të diagnostikohet me siguri vetëm pas vdekjes. Kjo ndodh kur truri ekzaminohet me mikroskop. Truri i një personi që ka pasur sëmundjen e Alzheimerit do të shfaqë ndryshime të dallueshme, të cilat ndodhin vetëm kur Alzheimeri është shkaktari i demencës.


Nëse jeni të brengosur që ju apo një i afërm i juaji mund të ketë disa shenja paralajmëruese të sëmundjes së Alzheimerit, flisni me mjekun tuaj. Një diagnozë e herëshme do t’ju ndihmojnë që të trajtoheni më herët. Gjithashtu, do të keni më shumë kohë për të shtruar pyetje rreth përkujdesjes, financave dhe çështjeve legale me familjarët tuaj.

 

A mund të parandalohet apo shmanget sëmundja e Alzheimerit?

Askush nuk e di se si të parandalohet apo shmanget sëmundja e Alzheimerit. Sidoqoftë, mjekët besojnë që një jetesë e shëndetshme dhe mbajtja e trurit në gjendje aktive, ndihmojnë në uljen e rrezikut. Apo mund ta shtyejn fillimin e sëmundjes. Kjo do të thotë një dietë e shëndetshme, zvogëlimi i konsumimit të alkoolit, mospirja e duhanit, të jeshë fizikisht dhe socialisht aktiv dhe sfidimi i aftësive mentale me anë të lojërave që e aktivizojnë trurin.


Ekzaminimi mund të jetë i vlefshëm në zbulimin e hershëm për shumë sëmundje. Megjithatë, Akademia Amerikane e Mjekëve Familjarë (AAFP) deklaron se nuk ka dëshmi të mjaftueshme aktuale për të treguar se ekzaminimet rutinë janë të dobishme për dëmtimet kognitive.

 

Trajtimi i sëmundjes së Alzheimerit


Nuk ka shërim për sëmundjen e Alzheimerit. Në vend të kësaj, trajtimi mund të fokusohet në:

  • Ngadalsimi i përparimit të simptomave, të tilla si humbja e kujtesës
  • Adresimi i ndryshimeve në sjellje, të tilla si depresioni dhe agresioni
  • Ndihmesa në lehtësimin e simptomave tjera, të tilla si problemet me gjumë


Disa ilaçe janë aktualisht duke u përdorur për të trajtuar simptomat e kujtesës dhe sjelljes të shkaktuara nga sëmundja e Alzheimerit. Këto ilaçe nuk e ndalojnë sëmundjen. Ato mund të mos funksionojnë për të gjithë personat apo mund të ndihmojnë vetëm për një kohë të shkurtë.

 

Ilaçet për kujtesë

  • Frenuesit e Kolinesterazës përdoren për të trajtuara fazat të herëshme e mesatare të sëmundjes së Alzheimerit. Efektet anësore të këtij ilaçi përfshijnë diarrenë, përzierje dhe vjellje.
  • Memantina është një ilaç i aprovuar për të trajtuar fazat mesatare deri të ashpëra të sëmundjes së Alzheimerit. Mund të përdoret i vetëm apo bashkë me frenuesit e kolinesterazës. Mund të shkaktoj efekte anësore si marramendje dhe kokëdhimbje.


Doktori mund të rekomandoj apo përshkruaj ilaçe për ndryshimet në sjellje. Lloji i ilaçit varet nga sjellja dhe nga ashpërsia e problemit. Përshkrimi i ilaçeve mund të përfshijnë edhe antidepressant, ilaçe kundër ankthit dhe ilaçe të gjumit.
Ilaçet jo gjithmonë ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjes së Alzheimerit. Trajtimet pa ilaçe për një person që ka sëmundjen e Alzheimerit shpesh përfshijnë menagjimin e mjedisit të të afërmit tuaj dhe vendosjen e një rutine për ta ndihmuar në reduktimin e stresit dhe shqetësimit.


Të jetosh me sëmundjen e Alzheimerit

Jetëgjatësia e një personi të diagnostifikuar me sëmundjen e Alzheimerit dallon prej personit në person. Shumica e njerëzve jetojnë 4 deri 8 vite pas diagnoztifikimit me sëmundjen e Alzheimerit. Disa jetojnë me këtë sëmundje deri në 20 vite.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Si mund t’i njoh shenjat e demencës?
  • Të jesh harraq, a është shenjë e sëmundjes së Alzheimerit?
  • Si ndikon sëmundja e Alzheimerit në aftësinë time për t’u përkujdesur për veten apo për një të afërm?
  • Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e pjesëmarrjes në teste klinike?
  • A munden lojërat që aktivizojnë trurin të të ndihmojnë me kujtesën pasi je diagnoztifikuar me sëmundjen e Alzheimerit?
  • Nëse jam duke u kujdesur për një të afërm me sëmundje të Alzheimerit, si mund ta reduktoj nivelin e stresimit?

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com