Sëmundja e Parkinsonit
Përmbajtja
Sëmundja e Parkinsonit është çrregullim i lëvizjeve e cila e prekë sistemin nervorë dhe shkakton probleme në lëvizjen e muskujve. Është sëmundje kronike dhe progresive. Kjo do të thotë se kjo sëmundje nuk largohet dhe se simptomat përkeqësohen me kohë.
Disa qeliza në tru e krijojnë një kimikat të quajtur dopaminë. Dopamina dërgon sinjale për të koordinuar lëvizjet dhe koordinimin. Te njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit këto qeliza vdesi ose nuk funksionojnë si duhet. Rrjedhimisht sasia e dopaminës që prodhohet zakonisht zvogëlohet. Ky fakt ndikon në aftësitë e personit për t’i kontrolluar lëvizjet e tyre.
Nuk ekziston ndonjë kurë për sëmundjen e Parkinsonit, megjithatë mjekimi mund të ndihmoj në zbutjen e simptomave.
Simptomat e sëmundjes së Parkinsonit
Katër simptomat kryesore motorike të sëmundjes së Parkinsonit janë:
- Dridhjet e duarve, krahëve, këmbëve, nofullave dhe fytyrës. Dridhjet e shkaktuara nga sëmundja e Parkinsonit në fillim nuk vërehen fare. Ato përkeqësohen me kalimin e kohës. Këto dridhje përeqësohen kur personi është në gjendje qetësie, ndërsa përmirësohen kur personi është në lëvizje. Këto dridhje mund ta kaplojnë njërën anë të trupit më shumë se sa tjetrën.
- Lëvizjet e ngadalsuara. Me kalimin e kohës një person që vuan nga sëmundja e Parkinsonit fillojnë të lëvizin shumë ngadal dhe iu duhet më shumë kohë për të kryer punë të thjeshta, kjo përfshinë ngritjen nga karrigja, mbërthimi i pullave të këmishës apo prerja e ushqimeve.
- Tendosja e muskujve. Me kalimin e kohës muskujt në trupin tonë fillojnë të tendosen, gjë që e vështirëson kryerjen e punëve të thjeshta si ushqimin, ngritjen dhe ecjen.
- Probleme të baraspeshimit dhe mënyrës së qëndrimit. Sëmundja e Parkinsonit ua vështirëson njerëzve të qëndrojnë drejtë. Kjo sëmundje ndikon edhe në baraspeshimin gjatë uljes, qëndrimit në këmbë dhe ecjes. Kjo e shton rrezikun e personave për tu rrëzuar.
Simptoma të tjera motorike:
- I’u krijohet ndjenja se këmbët tuaja janë ngjitur për tokën dhe nuk mund t’i lëvizni ato.
- Zvogëlimi i shkrimit të dorës. Lëvizjet a ngadalsuara paraqesin probleme te veprimet përsëritëse. Kjo e shkakton zvogëlimin e shkrimit tuaj sa më shumë që shkruani.
- Shprehje të qudtshme të fytyrës. Fytyra e personit të prekur nga kjo sëmundje ka më pak shprehje se zakonisht.
- Lëvizjet e shpejta. Disa njerëz me Parkinson përjetojnë lëvizje të cilat janë shumë të shpejta në vend se të jenë të ngadalsuara.
Ekzistojnë edhe një numër i simptomave jo-motorike të cila personat e sëmurë me Parkinson i shfaqin:
- Humbja e shqisës së nuhatjes
- Kapsllëku
- Çrregullime në disponim
- Gjumë i parehatshëm
- Prodhim i tepërt i pështymës
- Humbja apo shtimi i peshës
- Probleme dentare apo me të pamurit
- Plogështi apo humbje të energjisë
Disa njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje zhvillojnë edhe probleme kognitive. Këtu përfshihen problemet me kujtesën, hutinë dhe të menduarit e ngadalsuar. Në disa raste si pasojë e prekjes nga Parkinsoni personat zhvillojnë edhe demencia. Kjo formë e demencias është unike dhe dallon nga demencia e zakonshme.
Çfarë e shkakton sëmundjen e Parkinsonit?
Mjekët nuk e dijnë ende se çfarë e shkakton sëmundjen e Parkinsonit. Në një numër të vogël njerëzish duket sikur gjenet luajnë një rol të posaçëm. Kjo do të thotë që këta njerëz kanë trashëguar gjenet për sëmundjen e Parkinsonit nga familja e tyre, ose kan pësuar ndonjë mutacion gjenetik.
Faktorët ambiental mund të luajnë gjithashtu rol në shfaqjen e kësaj sëmundje. Për shembul ekspozimi i vazhdueshëm ndaj helmeve të ndryshme, si pesticidet, i rritë gjasat tuaja që të prekeni nga kjo sëmundje. Personat e moshës mbi 60 vjeçare janë më të rrezikuar për tu prekur nga kjo sëmundje. Meshkujt zakonisht preken nga kjo sëmundje më shpeshë se femrat.
Si diagnostifikohet semundja e Parkinsonit?
Nuk ka ndonjë test apo analizë e cila e konfirmon se ju vuani nga kjo sëmundje. Ju duhet të përjetoni 2 nga 4 simptomat kryesore motorike përpara se mjeku juaj ta konsideroj diagnostifikimin tuaj me Parkinson. Mjeku do iu pyes për historikun tuaj mjekësorë dhe pasta do bëjë një ekzaminim fizik. Nëse ata dyshojnë se ju vuani nga kjo sëmundje, ata do iu referojnë te ndonjë neurologjist.
Neurologjisti do iu kërkoj të performoni disa punë të vogla për të testuar sistemin tuaj nervorë. Këto teste analizojnë baraspeshimin tuaj, tonifikimin e muskujve, ecjen dhe zhdërvjelltësinë. Mjeku mund të vendos të iu bëjë skanime, si ai i CT-se, në mënyrë për t’i eliminuar sëmundjet e tjera potenciale.
A mund të parandalohet sëmundja e Parkinsonit?
Nuk ka ndonjë mënyrë të njohur për ta parandaluar sëmundjen e Parkinsonit.
Mjekimi i sëmundjes së Parkinsonit
Nuk ka ndonjë kurë për sëmundjen e Parkinsonit, mirëpo ilaçet ndihmojnë në menaxhimin e simptomave. Këto ilaçe zakonisht kan rezultate të mira, posaërisht kur sëmundja zbulohet herët. Ilaçi më i zakonshëm për mjekimin e sëmundjes së Parkinsonit është carbidopa-levodopa. Ky ilaç e rrite nivelin e dopaminës në trurin tuaj. Lloje të tjera të ilaçeve janë agonistët e dopaminës ose antikolinergjikët. Mjeku juaj do iu udhëzojë se cili ilaç iu përshtatet më së shumti juve.
Përveç ilaçeve, mjeku juaj do iu udhëzoj të bëni ushtrime fizike apo fizioterapi. Këto do iu ndihmojnë t’i kontrolloni më mirë lëvizjet tuaja. Në disa raste operacionet kirurgjike mund të iu ndihmojnë pacientëve për t’i zbutur simptomat. Stimulimi i thellë i trurit përdoret për trajtimin e disa shkallëve të sëmundjes së Parkinsonit. Elektroda vendosen në trurin tuaj dhe impulse elektrike përqohen për ta stimuluar trurin.
Jeta me sëmundjen e Parkinsonit
Jeta me sëmundje kronike mund të jetë frustruese dhe dekurajuese. Sëmundja e Parkinsonit përkeqësohet me kohën dhe eventualisht ju do të keni vështirësi edhe në kryerjen e punëve më të thjeshta si: të ecurit, të folurit, të ushqyerit dhe shumë procese të tjera. Është e zakonshme që njerëzit që vuajnë nga Parkinsoni bëhen depresiv.
Ilaçet antidepresive janë në dispozicionin tuaj për te iu ndihmuar t’i menaxhoni simptomat. Nëse jeni duke u ndjerë poasaqërisht të mërzitur dhe pa shpresë, telefonojini mjekut tuaj sepse ai mund të iu ndihmoj.
Provoni t’i bashkoheni një grupi që ofron mbështetje për pacientët që vuajnë nga Parkinsoni, pasiqë mund të iu ndihmoj fakti se jeni të rrethuar nga njerëz të cilët i kuptojnë problemet tuaja. Është shumë e rekomandueshme që të ushqeheni shëndetshëm dhe të bëni ushtrime fizike sa më shumë që të mundeni.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A mund të jetë sëmundja e Parkinsonit paralajmërim për ndonjë sëmundje tjetër?
- A ëshë sëmundja e Parkinsonit e trashëgueshme? A jam i/e rrezikuar unë?
- Çfarë analiza do të më duhet të bëjë?
- A mund të shërohet sëmundja e Parkinsonit?
- Cilat ilaçe e mjekojnë sëmundjen e Parkinsonit dhe çfarë efekte anësore kan ato?
- Sa janë gjasat e mija që të zhvilloj edhe demencian si pasojë e Parkinsonit?
- A do të më duhet përkujdesje afat-gjatë për këtë sëmundje?
- A mund të vdes nga sëmundja e Parkinsonit?