Skizofrenia: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Skizofrenia ëshë sëmundje serioze mendore e cila ndikon në mënyrën se si ju mendoni, ndjeheni dhe silleni. E vështirëson marrjen e vendimeve dhe të mendoni qartë. E bënë shumë të vështirë lidhjen me njerëzit e tjerë dhe reagimin në situata shoqërore.
Njerëzit që vuajnë nga skizofrenia mund të kenë vështirësi ta bëjnë dallimin mes gjërave të vërteta dhe atyre imagjinare. Atyre mund të i’u krijohet përshtypja se dikush është duke i ndjekur apo fillojnë të dëgjojnë zëra të cilët nuk ekzistojnë në realitet.
Skizofrenia haset si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Simptomat zakonisht fillojnë të shfaqën nga mosha 16 deri 30 vjeçe. Kjo sëmundje zgjatë gjatë tërë jetës dhe shkakton paaftësi nëse nuk mjekohet.
Simptomat e skizofrenisë
Simptomat e skizofrenisë fillojnë të zhvillohen ngadalë dhe ndahen në disa kategori.
Simptomat “pozitive”
Këto janë simptoma shumë të dallueshme të cilat shpesh herë shkaktojnë episoda të psikozës:
- Haluçinacione – I’u duket se jeni duke përjetuar diçka që nuk ekziston. Ndëgjimi dhe shikimi i gjërave të pazakonta. Shumica e njerëzve që vuajnë nga skizofrenia ndëgjojnë zëra, ndërsa të tjerë nuhasin aroma të quditshme apo i’u duket se kanë diçka në lëkurë.
- Iluzionet – Ndodhin kur personi beson diçka e cila nuk është reale. Këto gjëra janë zakonisht ekstreme dhe të quditshme. Atyre mund t’iu krijohet përshtypja se dikush është duke dashur t’i lëndoj apo që është duke u treguar se çfarë të mendojnë.
Simptomat “negative”
Këto simptoma nënkuptojnë mungesën apo zvogëlimin e sjelljeve të ndryshme të cilat njerëzit e shëndetshëm i kan. Ndonjëherë këto simptoma ngatërrohen me depresionin:
- Numër i vogël i emocioneve që mund t’i ndjejnë
- Të folurit në mënyrë të njëtrajtshme dhe monotone
- Mungesë e energjisë
- Mungesë e motivit
- Humbja e kënaqësisë dhe interesimit për jetë
- Mungesa e higjienës
Simptomat e parregullësisë
- Mënyrë e çrregullt dhe e hutuar e të folurit dhe menduarit
- Probleme për t’i organizuar mendimet
- Shprehja e mendimeve të pakuptimta
- Lëvizje përsëritëse të trupit
- Katatonia, kur personi qëndron palëvizur për hapësira të gjata kohore
Simptomat kognitive
- Vështirësi për të kuptuar informacione dhe për ta përdorur këtë informacion për të marrë vendime.
- Probleme për tu përqëndruar dhe për të qenë të vëmendshëm.
- Paaftësi për ta futur në përdorim një informatë menjëherë pasi është mësuar.
Çfarë e shkakton skizofreninë?
Nëse ju apo ndonjë pjesëtarë i familjes tuaj vuan nga skizofrenia caktoni termin te mjeku familjar. Ai apo ajo do t’i marrë parasyshë simptomat tuaja dhe historikun tuaj mjekësorë. Mjeku mund t’u sygjerojë bërjen e analizave të gjakut dhe skanimin e trurit, kjo e ndihmon mjekun ta eliminoj mundësinë e ndonjë lëndimi fizik i cili shkakton simptoma të njëjta.
Mjeku mund t’iu drejtojë te ndonjë psikolog apo psikiatër. Ata do ta analizojnë sjelljen tuaj gjatë një periudhe kohore, do të bisdojnë me familjen tuaj si dhe do t’i shqyrtojnë simptomat tuaja. Për t’u diagnostifikuar me skizofreni personi duhet të përjetoj së paku 2 nga simptomat rregullisht për së paku 6 muaj.
Skizofrenia është sëmundje e vështirë për tu diagnostifikuar. Nuk ekzistojnë teste dhe analiza të cilat e determinojnë këtë sëmundje. Abuzimi i substancave narkotike, ilaçeve dhe sëmundjet e tjera mjekësore mund të ndikojnë në shfaqjen e këtyre simptomave.
Shumë nga njerëzit e diagnostifikuar me skizofreni nuk besojnë se ata vuajnë nga kjo sëmundje. Në këto raste përgjegjësia për trajtimin e tyre u kalon familjes dhe rrethit të tyre shoqërorë.
A mund të parandalohet skizofrenia?
Skizofrenia nuk mund të parandalohet. Simptomat mund të zbuten dhe mënjanohen nëse ju i merni ilaçet e përshkruara nga mjeku.
Mjekimi i skizofrenisë
Nuk ekziston ndonjë kurë për skizofreninë. Kjo sëmundje kërkon trajtim gjatë gjithë jetës, madje edhe në rastet kur nuk shfaqen më simptoma. Mjekimi fokusohet në menaxhimin e sëmundjes dhe zvogëlimin e episodave skizofrenike në mënyrë që të përmirësohet kualiteti i jetës së pacientit. Ilaçet dhe terapia janë forma më e zakonshme e mjekimit të kësaj sëmundje.
Njerëzit me skizofreni zakonisht përdorin ilaçe antipsikotike. Këto ilaçe e bëjnë balancimin e kimikateve në tru në mënyrë që të bëhet menaxhimi i simptomave. Disa nga këto ilaçe shkakojnë efekte anësore. Mund të i’u duhet të provoni disa llojë të ilaçeve për të kuptuar se cilat prej tyre i’u përshtaten më së shumti.
Terapia u ndihmon pacientëve t’i menaxhojnë më mirë simptomat e sëmundjes së tyre. Ky lloj i terapisë zakonisht përfshinë këshillimin individual me psikologë, trajnime për aftësi të përgjithshme shoqërore, terapi familjare, si dhe mbështetje në vendin e punës.
Kur simptomat janë shumë të ashpra, personave mund t’iu duhet të shtrihen në spital për tu siguruar se ata janë të sigurtë dhe kanë përkujdesjen e duhur.
Jeta me skizofreni
Sëmundja e skizofrenisë nuk shërohet kurrë, por ajo mund të menaxhohet. Shumica e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje mund t’i kontrollojnë simptomat e tyre me anë të ilaçeve.
Terapitë dhe mbështetja nga shoqëria i ndihmon njerëzit në përmirësimin e gjendjes së tyre. Në fazat e para të kësaj sëmundje, përsëritja e episodave të psikozës është shumë e zakonshme. Simptomat dhe episodat e tilla fillojnë të bëhen më të rralla. Disa njerëz që vuajnë nga skizofrenia mund të jetojnë edhe vetëm, ndërsa të tjerëve mund t’iu duhet të jetojnë me familjarë ose ndonjë qendër shtëpiake për mbështetje shtesë.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A mund të jenë simptomat që jam duke përjetuar të shkaktuara nga ndonjë sëmundje tjetër?
- A do të përkeqësohen simptomat e mia?
- Pasi të filloj përdorimin e ilaçeve sa kohë do të duhet deri sa të filloj ta ndjej efektin e tyre?
- Cilat janë efektet anësore të këtyre ilaçeve?
- Çfarë ndodh nëse ndaloj së përdoruri këto ilaçe?
- A ka ndonjë grup që ofron mbështetje për pacientë si unë në komunitetin tim?
- Çfarë të bëjë në rastet kur simptomat e mija janë shumë të ashpra apo kam një episode të psikozës?
- A ka shenja parandaluese para epizodave të psikozës?
- A mund të vazhdoj të punoj dhe vozis edhe pas diagnostifikimit?