Varësia ndaj Kumarit
Personat që janë kumarxhi patalogjik nuk mund ta kontrollojnë dëshirën e tyre për të luajtur kumar. Kështu ata përfundojnë duke humbur shumë para dhe duke rënë në probleme financiare. Kumari zakonisht i’u shkakton probleme në punë, shkollë apo në lidhjet e tyre.
Mirëpo, pavarësisht këtyre problemeve, një kumarxhi patologjik do të vazhdojë të luaj kumar. Meshkujt apo femrat të çfarëdo moshe mund të jenë kumarxhi patologjik. Depresioni, konsumimi i pijeve alkoolike, dhe marrja e substancave narkotike shkojnë ngjitur me kumarin patologjik. Gjithashtu këta persona shpesh kanë mendime për vetëvrasje.
Çfarë e shkakton kumarin patologjik?
Ekspertët mendojnë se kumari patologjik është një varësi për shkak të ndjenjës që të përshkon kur fiton apo humb para. Mirëpo rol të madh luajnë edhe eksperiencat dhe personaliteti i një personi.
A mundet të trajtohet kumari patologjik?
Po. Por është i vështirë për tu trajtuar sepse personat mund të mos u tregojnë të tjerëve për problemin që e kanë.
Së pari, duhet ta pranosh se ke varësi ndaj kumarit dhe të flasësh për këtë me familjarët dhe shoqërinë.
Së dyti, mund të antarësohesh në grupin “Gamblers Anonymous” (Kumarxhinjtë Anonim), një grup vetëndihmues për personat e varur nga kumari. Familja dhe shoqëria mund të antarësohen në këtë grup gjithashtu. Ky është një grup që ndihmon familjen dhe shoqërinë e personit që ka varësi nga kumari të merren me ta.
Mjeku mund të bashkëpunojë me familjen tënde për të ndihmuar në trajtimin tënd. Është e rëndësishme që ta përfundosh programin për trajtim. Mjeku juaj sipas të gjitha gjasave do t’iu rekomandojë tek një ekspert i shëndetit mendor për më shumë ndihmë. Kjo do i’u ndihmojë që të flasni më shumë për problemin tuaj.
Gjithashtu mund të përfshijë këshilla që do të ndihmojnë për t’i kuptuar dhe përballuar më mirë dëshirat e tua për kumar. Trajtimi për kumar patologjik mund të përfshijë trajtimin për depresion dhe abuzimin me substanca, nëse keni nevojë.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Si mund ta di se a kam problem me kumarin?
- Çfarë mund të bëj për problemin me kumarin?
- A krijon kumari varësi?
- A mund të trajtohet kumari patologjik?
- Si mund ta di nëse fëmija im i moshës adoleshente ka problem me kumarin?
- A mund të më rekomandoni disa grupe përkrahëse që ndihmojnë personat që kanë probleme me kumarin?